By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden: Raketat në Poloni mund të mos jenë hedhur nga Rusia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden: Raketat në Poloni mund të mos jenë hedhur nga Rusia
Ballina 2Rajon / Botë

Biden: Raketat në Poloni mund të mos jenë hedhur nga Rusia

Kosova Times
Last updated: 2022/11/16 at 5:27 PM
Kosova Times Published November 16, 2022
Share
SHARE

Raketat që vranë dy persona në Poloni, mund të mos jenë hedhur nga Rusia, tha të mërkurën presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Shpërthimi i së martës në një fshat polak, pranë kufirit me Ukrainën, ndodhi pasi Rusia nisi një valë sulmesh raketore kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Ministria e Jashtme e Polonisë tha se raketat ranë në Përzevodov – rreth 6 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Rusia mohoi se është përgjegjëse për shpërthimin, ndonëse zyrtarët polakë thanë se raketat ishin prodhim rus.

Polonia është vend anëtar i NATO-s dhe sulmi rus në territorin e saj do të rrezikonte zgjerimin e konfliktit përtej Ukrainës, pasi NATO-ja është e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive.

Neni 5 i Traktatit të NATO-s thotë se sulmi ndaj një vendi anëtar të aleancës ushtarake, është sulm ndaj të gjithëve.

Biden thirri një takim të liderëve të mbledhur në Bali të Indonezisë për samitin e grupit të vendeve më të industrializuara, G20.

I pyetur nëse është herët të thuhet se raketat që ranë në Poloni, u hodhën nga Rusia, Biden tha:

“Ka informacion paraprak që e kundërshton këtë. Nuk dua ta them këtë derisa ta hetojmë plotësisht, por nuk ka gjasa në linjën e trajektores që të jenë hedhur nga Rusia. Por, do të shohim”.

Biden tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s do të bëjnë hetime të plota përpara se të veprojnë.

Shpërthimi në Poloni ndodhi pasi Rusia sulmoi me raketa disa qytete të Ukrainës.

Kievi tha se sulmet e së martës ishin vala më e rëndë e tyre në gati nëntë muaj luftë.

Disa raketa goditën edhe Lvivin, i cili ndodhet më pak se 80 kilometra larg kufirit me Poloninë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se raketat ruse goditën Poloninë, duke përshkallëzuar në mënyrë të konsiderueshme konfliktin. Megjithatë, ai nuk paraqiti ndonjë provë për përfshirjen e Rusisë.

“E gjithë Evropa dhe bota duhet të mbrohen plotësisht nga Rusia terroriste”, shkroi Zelensky në Twitter, pas një telefonate me presidentin polak, Andrzej Duda.

Dy diplomatë evropianë thanë se Polonia kërkoi një takim të NATO-s, që pritet të mbahet gjatë ditës së sotme, në bazë të Nenit 4 të Traktatit të NATO-s për konsultime midis aleatëve.

Polonia rriti gjithashtu gatishmërinë e disa njësive ushtarake, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Morawiecki u bëri thirrje polakëve të qëndrojnë të qetë, ndërsa presidenti Duda tha se nuk ka prova konkrete që tregojnë se kush i hodhi raketat.

Tymi i raketave që ranë në Poloni.
Tymi i raketave që ranë në Poloni.

Gjatë një bisede telefonike, Biden i tha Dudës se Uashingtoni ka një “përkushtim të fortë ndaj NATO-s” dhe se do t’i mbështesë hetimet e Polonisë, tha Shtëpia e Bardhë.

Agjencia e lajmeve Associated Press, më herët, citoi një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane të ketë thënë se shpërthimi në Poloni ndodhi si pasojë e raketave ruse që kaluan në këtë vend.

Por në Uashington, Pentagoni, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i Shtetit thanë se nuk mund t’i vërtetojnë këto raporte dhe se janë duke punuar me Qeverinë polake për të mbledhur më shumë informacione.

Gjermania dhe Kanadaja thanë se po e monitorojnë situatën dhe Bashkimi Evropian, Holanda dhe Norvegjia thanë se po kërkojnë më shumë detaje.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë mohoi se raketat ruse goditën territorin polak, duke thënë se raportet e tilla janë “një provokim i qëllimshëm, që synon përshkallëzimin e situatës”.

You Might Also Like

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

Kosova Times November 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Ky është plazhi më i mirë në botë! Një parajsë me rërë e rrethuar nga bluja mahnitëse

Kosova Times Kosova Times March 2, 2023
Ministri Sveçla reagon pas publikimit të videos së një të ndaluari në Mitrovicë
Çfarë dihet për financimin e MEK-ut?
Perëndimi larg normalizimit të marrëdhënieve me talibanët
Spanja, Franca dhe Portugalia arrijnë marrëveshje për ndërtimin e tubacionit të gazit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?