By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri: 11 urdhërarreste të tjera për aferën e impiantit të mbetjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri: 11 urdhërarreste të tjera për aferën e impiantit të mbetjeve
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri: 11 urdhërarreste të tjera për aferën e impiantit të mbetjeve

Kosova Times
Last updated: 2022/11/16 at 7:33 PM
Kosova Times Published November 16, 2022
Share
SHARE

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri lëshoi 11 urdhërarreste, pesë prej të cilave u ekzekutuan, në kuadër të hetimit për impiantin për trajtimin e mbetjeve dhe prodhimin e energjisë në Fier.

Kjo në Shqipëri njihet si afera e inceneratorit të Fierit.

Në njoftimin për media të 15 nëntorit, SPAK tha se kompanitë e përfshira në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e impiantit kanë përfituar 4 milionë euro për punë dhe shërbime që nuk janë kryer asnjëherë.

Ndërsa afro 51 milion euro është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit me skemën e mashtrimit me TVSh-në, duke bërë faturime fiktive.

Mes të arrestuarve është edhe Arben Dervishi, ndërtues dhe aktualisht zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Më herët ai ka qenë sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve.

Hetimet kanë treguar se Dervishi, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, e cila e ndërtoi impiantin, ka miratuar dhe dorëzuar pranë institucioneve shtetërore dokumente të falsifikuara për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë blerë, duke i garantuar kompanisë përfitime në vlerën 4 milionë euro.

Gjithashtu sipas hetimeve, për këto shërbime, Dervishi ka marrë nga Klodian Zoto, aksionar kryesor i kompanisë, përfitime se: udhëtime private jashtë Shqipërisë, bileta avioni, qëndrim në hotele dhe bileta të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali.

Sipas SPAK-ut kompania përfituese për ndërtimin, dhe ajo zbatuese e projektit, kanë dorëzuar fatura fiktive për kompani të tjera, për shërbime që nuk janë kryer, në vlerën e rreth 124 milionë eurove, që në fakt i ka përfituar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, aktualisht në burg për këtë çështje.

Këto para janë përfituar në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”.

Ndërkaq 12 milionë euro, janë provuar se janë përfituar nga ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Hetimet kanë treguar se ky fond është lëvruar nga ministria e Mjedisit, ku më herët Bllako ka qënë sekretar i Përgjithshëm, tek kompania përfituese. Kjo e fundit ia ka kaluar si pagesë babait të ish-deputetit me argumentin se ishte i punësuar si drejtor kantieri.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako ndodhen në burg të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me procedurat e dhënies së koncesionit për impiantin e Fierit.

Veç pesë të arrestuarve, gjashtë të tjerë janë shpallur sot në kërkim, ndërsa në total numri i personave të përfshirë në këtë aferë shkon në 21.

Aksionari kryesor i kompanisë, Klodian Zoto, është shpallur në kërkim prej një viti.

Partia Demokratike (PD) dhe Partia e Lirisë kanë dorëzuar padi në SPAK për çështjen e impianteve, jo vetëm të Fierit, por edhe Tiranës dhe Elbasanit. Përfaqësues të opozitës reaguan sot pas arrestimeve të reja duke deklaruar se “SPAK nuk doli dot mbi pushtetin dhe se ata që kanë ideuar, dhe miratuar skemën janë të qetë nën kostumin e paprekshmërisë.”

Kallëzimi i parë në SPAK për impiantin e Fierit është bërë në qershor të vitit 2020 nga Lëvizja Nisma Thurje, që akuzoi Qeverinë se është kompromentuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë ku do ndërtohej në atë kohë impianti.

Më pas PD-ja dhe LSI-ja kanë bërë disa kallëzime në SPAK duke akuzuar se e njëjta skemë mashtrimi është përdorur për tri impiantet, në Fier, Tiranë dhe Elbasan.

PD-ja madje akuzoi kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetajn, për grup të strukturuar kriminal.

SPAK-u po i heton në tri çështje të veçanta këto kallëzime.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ishte ish-zyrtari i parë i lartë që u arrestua më 14 dhjetor 2021 për çështjen e impianteve, nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Ndërsa më 31 mars 2022, u arrestua Alqi Bllako, deri në atë kohë deputet i PS-së, ndërsa më herët kishte mbajtur postin e sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit dhe më pas drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

Biznesmenët që fshihen pas kësaj afere për tri impiantet janë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja (bashkëjetuesja e Mërtirit) të cilët janë të shpallur në kërkim nga policia.

You Might Also Like

Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard

Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase

Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.

Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit

Kompania, avioni i së cilës u rrëzua në Indi, do t’u paguajë 100,000 euro familjeve të çdo personi të vdekur

Kosova Times November 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Patriotët presin që ne ta realizojmë sa më drejt e sa më mirë e sa më mbarë atë udhë që na e kanë përcaktuar me ngritjen e flamurit në Vlorë

Kosova Times Kosova Times November 27, 2024
Osmani kërkon që me ShBA-në të përgatitet draft-statuti për Asociacionin
Reagon Kryeziu: Kurti nuk i ka 38 këshilltarë
Bajrami, Muratit: Ministrit që i kanë tepruar 600 milionë euro po ankohet për opozitën
Vdiq ish-udhëheqësi kinez Jiang Zemin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?