By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si mund të aktivizohen obligimet e NATO-s për mbrojtje nga lufta në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Si mund të aktivizohen obligimet e NATO-s për mbrojtje nga lufta në Ukrainë
Rajon / Botë

Si mund të aktivizohen obligimet e NATO-s për mbrojtje nga lufta në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/16 at 4:09 PM
Kosova Times Published November 16, 2022
Share
SHARE

Reuters

Një shpërthim vdekjeprurës e goditi Poloninë, që është anëtare e NATO-s, afër kufirit me Ukrainën të martën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj thanë se janë duke hetuar lidhur me raportimet e pakonfirmuara se ky shpërthim u shkaktua nga raketa ruse që kishin shënjestër Ukrainën.

Ky shpërthim, për të cilin zjarrfikësit thanë se i vrau dy persona, rriti shqetësimet se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shndërrohet në një konflikt më të gjerë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se nuk janë përgjegjës për shpërthimin.

Nëse vendoset se Moska është fajtore për këtë shpërthim, principi i NATO-s për mbrojtje të përbashkët, i njohur si Neni 5, mund të aktivizohet. Sipas këtij neni, sulmet ndaj njërit nga vendet anëtare të aleancës perëndimore vlerësohen si sulm ndaj të gjithëve, duke nisur kështu diskutime për një përgjigje potenciale ushtarake.

Më poshtë mund ta lexoni një sqarim për Nenin 5 të Traktatit të NATO-s:

Çka është Neni 5?

Neni 5 është gurthemeli i traktatit themelues të NATO-s, që u krijua më 1949 me ushtrinë amerikane si shtyllën e saj kryesore, për të kundërshtuar Bashkimin Sovjetik dhe satelitët e tij të bllokut lindor gjatë Luftës së Ftohtë.

Ky nen përcakton se “palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre në Evropë ose Amerikën e Veriut do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve”.

“Ata pajtohen se, nëse ndodh një sulm i tillë i armatosur, secili prej tyre, duke ushtruar të drejtën e mbrojtjes individuale apo kolektive të njohur nga Neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do t’i ndihmojë palës apo palëve të sulmuara duke ndërmarrë menjëherë, individualisht ose bashkë me palët e tjera, veprime të atilla që cilësohen të nevojshme, përfshirë përdorimin e forcave të armatosura, për të restauruar apo ruajtur sigurinë e zonës së Atlantikut Verior”, thuhet në këtë traktat.

Si mund ta aktivizojë Nenin 5 lufta në Ukrainë?

Meqë Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, pushtimi i Rusisë që nisi në shkurt nuk e aktivizoi Nenin 5, edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera anëtare të NATO-s i dhanë Kievit ndihmë ushtarake dhe diplomatike.

Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar që një kohë të gjatë për mundësinë që konflikti të kalojë përtej kufijve të Ukrainës në kufirin lindor të NATO-s, që do të mund t’i detyronte aleatët të përgjigjen ushtarakisht.

Veprime të tilla nga Rusia, qoftë të qëllimshme apo aksidentale, e kanë rritur rrezikun e zgjerimit të luftës duke përfshirë edhe vende të tjera drejtpërdrejt në konflikt.

A bëhet aktivizimi i Nenit 5 automatikisht?

Jo. Pas një sulmi në një vend anëtar të NATO-s, anëtaret e tjera takohen për të vendosur nëse do ta vlerësojnë atë që ka ndodhur si situatë për Nenin 5.

Nuk ka ndonjë afat kohor se sa mund të zgjasin këto konsultime dhe ekspertët thonë se formulimi i Nenit 5 lë hapësire që secili vend anëtar të vendosë se çfarë masa të ndërmarrë si përgjigje nga agresionit të armatosur kundër një vendi tjetër anëtar.

A është aktivizuar më parë Neni 5?

Po. Neni 5 i Traktatit të NATO-s është aktivizuar edhe një herë më parë – për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si përgjigje ndaj sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, në Nju Jork dhe Uashington.

Çfarë ka thënë Biden për obligimet e Nenit 5?

Përderisa insistoi që Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes të shkojnë në luftë kundër Rusisë, presidenti Joe Biden kishte thënë që nga fillimi i pushtimit rus se Uashingtoni do t’u përmbahej obligimeve të Nenit 5 për t’i mbrojtur partnerët e NATO-s.

“Amerika është plotësisht e përgatitur, me aleatët tanë në NATO, për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Secilën centimetër”, tha Biden në shtator.

Ai ka deklaruar më parë se nuk ka “asnjë dyshim” që administrata e tij do t’i përmbahet Nenit 5.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

Kosova Times November 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Babai i sekretarit të shtypit të Kishës Ortodokse Ruse u gjet i vrarë në rajonin e Moskës

Kosova Times Kosova Times December 30, 2023
Zonja e Parë e Ukrainës: Jemi në rrezik vdekjeprurës
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Megan Fox i lë pak imagjinatës në selfie të të brendshmeve shumë të egra – duke i çmendur fansat
Harris provokoi Trumpin, ai refuzoi t’i përgjigjet pyetjes nëse dëshiron që Ukraina të fitojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?