Koreja e Jugut ka triumfuar ndaj Australisë çerekfinale të Kupës së Azisë në futboll.
Ndeshja e të premtes e zhvilluar në stadiumin “Al Janoub” ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të Koreas së Jugut.
Fituesi është përcaktuar në minutat shtesë, pasi në nëntëdhjetë minutat e rregullt ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 11.
Craig Goodwin e ka çuar Australinë në avantazh në minutën e 42′, ndërsa Hee-chan Son i ka barazuar shifrat në minutën e 96′.
Korea e Jugut e ka treguar forcën e vet në shtesa, kur Heung-min Son ka shënuar golin vendimtar në minutën e 104, një moment i cili ka sjellë gëzim dhe entuziazëm te tifozët koreanë.