By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 nëntor
November 22, 2025
KE nis procedurat kundër Sllovakisë për ndryshimet kushtetuese
November 21, 2025
Mësuesi rus i balalaikes ngulfte fëmijët me një qese plastike
November 21, 2025
Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë
November 21, 2025
“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti kërkon mbështetje për miratimin e buxhetit, opozita e kritikon për inflacion
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti kërkon mbështetje për miratimin e buxhetit, opozita e kritikon për inflacion
Ballina 1Lajme

Kryeministri Kurti kërkon mbështetje për miratimin e buxhetit, opozita e kritikon për inflacion

Kosova Times
Last updated: 2022/11/17 at 2:16 PM
Kosova Times Published November 17, 2022
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti, ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin e vitit 2023, duke thënë se ai sjellë zhvillim për Kosovën. “Vitin e kaluar ishte vit më i suksesshëm  në historinë e shtetit tonë, sa i përket të hyrave dhe rritjes ekonomike. Ky vit përveç krizave dhe sfidave globale, na mundëson të kemi një konsolidim të financave publike. Sipas FMN-së, Kosova është në vendin e parë që ka arritur një sukses të tillë dhe që është referencë për shtetet të tjera për financave publike. Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2023, është në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën në 2 miliardë e 800 e 84 milionë euro”, tha Kurti.

Ai ka përmendur investimet fushat që do të ketë investime nga buxheti i vitit 2023. Sipas tij edhe buxheti për ushtrinë e Kosovës, do të jetë 123 milionë euro. Po ashtu ai ka folur edhe për mbështetjet të skemave tjera sociale, duke përmendur edhe shtesat për fëmijë etj. Në fund të fjalimit Kurti, kërkoi mbështetjen e deputetëve, për buxhetin e vitit 2023.

Në  deklarimet jashte rendit te dites dhe pyetjeve parlamentare  Kurti, tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka qenë asnjëherë më shumë transparent. “Që prej rifillimit të tij ne jemi treguar transparent para qytetarëve të Kosovës dhe publikut, kemi treguar gatishmëri për komunikim me partitë opozitare, por kemi treguar kujdes dhe maturi ndaj vet procesit të dialogut duke mos e dëmtuar atë dhe as interesat tona”, tha Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij takimet e nivelit të lartë politik, por edhe në nivel të zv.Bislimi kanë qenë publike pas çdo takimi. Ai ka përmendur kronologjinë nga ecuria e dialogut.

Kurti ka folur edhe për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Sa i përket marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, apo ‘Zajednicës’, nuk kam përgjigje të re. Marrëveshja e Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk e kaluar Gjykatën Kushtetuese dhe praktikisht ajo e ka shpallur atë anti-kushtetuese”, tha ai.

Mustafa: Qeveria asnjë cent nuk ka paraparë investime në sektorin energjetik

Në emër të Lidhjes Demokratike e Kosovës (PDK), Besian Mustafa, ka kritikuar këtë buxhet. Sipas tij me këtë buxhet nuk ka zgjidhje të problemeve që janë në Kosovë. Mustafa tha se Kosova është në krizë energjetike dhe në vitin 2023 asnjë cent nuk është paraparë për investime në kapacitetet e reja energjetike. Po ashtu ai ka thënë se edhe për shëndetësi nuk ka investime.

Lushtaku: Ky buxhet nuk bazohet në zhvillim, por në inflacion

Deputeti Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha se buxheti i vitit 2023 nuk bazohet në zhvillim, por në inflacionit. Sipas tij, ky buxhet është rritur për shkak se janë rritur çmimet dhe nuk është që ka të bëj me zhvillimet dhe rritjen ekonomike në vend. “Banka Botërore ka paraparë se vitin e ardhshëm rritja ekonomike nuk do të jetë më shumë se 3.2 %”, tha ai. Lushtaku ka kritikuar qeverinë se edhe komunat janë dëmtuar me këtë buxhet.

Kusari-Lila:Me buxhetin e 2023 është i implementueshëm Ligji i Pagave

Shefja e Grupit të deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2023, është 3 miliardë e 212 milionë euro dhe është më i larti që ka pasur Kosova ndonjë herë.

Ajo bëri me dije se me këtë buxhet është i implementueshëm ligji i pagave. Sipas saj edhe borxhi publik është përmbajtur me vitin aktual dhe ëshë më i ulëti në rajon. “Ky buxhet është i zhvillimit, i sigurisë, shëndetësisë, arsimit dhe i mirëqenies sociale”, tha Kusari-Lila.

You Might Also Like

Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë

Aksident në vendin e punës në Prishtinë, një i vdekur, një i lënduar

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen tre automjete, humb jetën një person

Policia e Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin operacional `Shpata e Artë`

Çështja e udhëheqësit të Prokurorisë krijon përçarje në KPK

Kosova Times November 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë ndaj dy personave në Rahovec për grabitje

Kosova Times Kosova Times July 21, 2025
Aprovohen dy projektligje të rëndësishme për komunat
Hoxha: Arrestohen shtatë persona të dyshuar për vrasjen në Kaçanik
ShBA sanksionon financuesit e rebelëve Huthi
Arrestohet i dyshuari serb për krime lufte në Istog
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?