By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump përballë problemeve ligjore teksa synon Shtëpinë e Bardhë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Trump përballë problemeve ligjore teksa synon Shtëpinë e Bardhë
Ballina 2Rajon / Botë

Trump përballë problemeve ligjore teksa synon Shtëpinë e Bardhë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/17 at 6:21 PM
Kosova Times Published November 17, 2022
Share
SHARE

Reuters

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili të martën shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024, përballet me shumë hetime dhe padi.

Ja disa nga betejat e tij ligjore:

Marrja e dokumenteve qeveritare

Departamenti amerikan i Drejtësisë po kryen një hetim penal ndaj Trumpit për mbajtjen e të dhënave qeveritare, përfshirë dokumente të cilat janë të klasifikuara, pas largimit nga detyra në janar të vitit 2021.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka sekuestruar 11. 000 dokumente nga rezidenca e tij në Florida, në një kontroll të miratuar nga gjykata më 8 gusht.

Rreth 100 dokumente u etiketuan si të klasifikuara dhe 25 si ‘top sekret’, niveli më i lartë i klasifikimit.

Trump mohon çdo keqbërje dhe thotë se ky hetim është një “gjueti shtrigash”.

Gjyqtari federal, Raymond Dearie, është emëruar si zyrtar i posaçëm për të rishikuar dokumentet që ka konfiskuar FBI-ja, për të përcaktuar nëse ndonjë prej tyre mbrohet nga privilegji ekzekutiv, siç ka pretenduar Trump.

Privilegji ekzekutiv është një doktrinë ligjore, sipas së cilës një president mund të mbajë sekret dokumente ose informacione të caktuara.

Padia civile për mashtrim

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, tha në një padi civile të paraqitur në shtator se zyra e saj zbuloi më shumë se 200 shembuj mashtrimi nga ish-presidenti dhe në biznesin e tij, midis viteve 2011 dhe 2021.

Trump dhe Organizata Trump akuzohen se nuk kanë deklaruar siç duhet vlerën e pasurive të paluajtshme, në mënyrë që bankat t’u jepnin hua me kushte më të favorshme.

Një gjykatës i Nju Jorkut urdhëroi që të caktohet monitorim i pavarur për të mbikëqyrur Organizatën Trump, përpara se çështja të shkojë në gjyq.

Përveç Donald Trumpit, James tha se edhe tre fëmijët e tij – Donald Trump Jr, Ivanka dhe Eric – dyshohet se janë bashkëfajtorë në aktet e mashtrimit.

James po kërkon që t’ia ndalojë përgjithmonë ish-presidentit dhe fëmijëve të tij, që të mbajnë pozita udhëheqëse në çdo biznes në këtë shtet dhe t’i pengojë ata të blejnë prona dhe të marrin kredi të reja në Nju Jork për pesë vjet.

Prokuroria e Përgjithshme tha se James po synon që të rikuperojë rreth 250 milionë dollarë, që sipas prokurores, janë fituar si rezultat i mashtrimit.

Trump e ka quajtur padinë e saj si “gjueti shtrigash” dhe një avokat i tij i ka quajtur të pabaza pretendimet e Jamesit.

Kompania e Trumpit akuzohet për mashtrim tatimor

Organizata Trump është në gjyq nën akuzat për mashtrim tatimor në Nju Jork, në një çështje penale të ngritur nga prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg.

Kompania është një entitet biznesi që përfshin qindra firma dhe partneritete, të cilat zotërojnë ose administrojnë godina zyrash, hotele, kulla banimi, klube golfi, të drejta markash, marrëveshje licencimi dhe asete të tjera në të gjithë botën.

Kompania u deklarua e pafajshme, por ajo mund të përballet me gjobë deri në 1.6 milion dollarë.

Trump nuk akuzohet në këtë çështje.

Allen Weisselberg, një nga punonjësit më besnikë dhe më jetëgjatë të Trumpit, ish-shefi financiar i kompanisë, është deklaruar fajtor dhe kërkohet të dëshmojë kundër Organizatës Trump – si pjesë e marrëveshjes së tij për pranimin e fajësisë. Ai është gjithashtu i pandehur në padinë civile të Jamesit.

Rasti i shpifjes

Jean Carroll, një ish-punonjëse e revistës Elle, e paditi Trumpin për shpifje në vitin 2019, pasi ai mohoi pretendimin e saj se e kishte përdhunuar në vitet 1990 në një dyqan të madh të Nju Jorkut. Trump tha se Carroll gënjeu për të nxitur shitjen për librin e saj.

Trump ka argumentuar se ai është i mbrojtur nga padia e Carrollit nga një ligj federal që u jep imunitet punonjësve të Qeverisë nga pretendimet për shpifje.

Gjykata e Apelit me bazë në Manhatan tha në shtator se Trumpi ishte një punonjës federal kur e quajti Carrollin gënjeshtare, por la të hapur pyetjen nëse ai po vepronte si president kur e bëri deklaratën.

Një gjykatë apeli në Uashington do ta shqyrtojë këtë pyetje në argumente verbale më 10 janar 2023.

Carroll, gjithashtu, ka në plan të padisë Trumpin për shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional, sipas ligjit të shtetit të Nju Jorkut, edhe nëse padia për shpifje hidhet poshtë.

Sulmi ndaj Kongresit

Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e dhunshëm ndaj Kongresit amerikan më 6 janar 2021 nga ana e mbështetësve të ish-presidentit, po heton nëse ai e ka shkelur ligjin me veprimet e tij e në përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Rebelët kërkuan të bllokonin Kongresin nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Në tetor, Trump u thirr për të dëshmuar nën betim dhe për të ofruar dokumente.

Nënkryetarja e komitetit, Liz Cheney, republikane, ka thënë se komiteti mund t’i referohet Departamentit të Drejtësisë për të kërkuar akuza penale kundër Trumpit.

Vetëm Departamenti i Drejtësisë mund të vendosë nëse do ta akuzojë Trumpin për krime federale. Paneli pritet të nxjerrë gjetjet me shkrim në javët e ardhshme.

Trump e ka quajtur hetimin e panelit një mashtrim të motivuar politikisht.

Hetimi për zgjedhjet në Xhorxhia

Një juri e posaçme u formua në maj për hetimin e zgjedhjeve në Xhorxhia mbi përpjekjet e supozuara të Trumpit për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve të këtij shteti në vitin 2020.

Hetimi fokusohet pjesërisht në një telefonatë që Trumpi i bëri sekretarit të Shtetit në Xhorxhia, republikanit, Brad Raffensperger më 2 janar 2021. Trump i kërkoi atij që të “gjente” votat e nevojshme për të përmbysur humbjen e tij në ato zgjedhje.

Ekspertët ligjorë thanë se Trumpi mund të ketë shkelur të paktën tri ligje kriminale zgjedhore në Xhorxhia: konspiracion për të kryer mashtrime zgjedhore, kërkesë kriminale për të kryer mashtrime zgjedhore dhe ndërhyrje të qëllimshme në kryerjen e detyrave zgjedhore.

Në një padi të veçantë, një gjykatës federal i Kalifornisë, tha më 19 tetor se Trumpi bëri me vetëdije pretendime të rreme për mashtrim të votuesve në një proces gjyqësor zgjedhor atje.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times November 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina: Zmbrapsëm përpjekjen e Rusisë për përparim në Harkiv

Kosova Times Kosova Times May 10, 2024
Lista Serbe: Shkuarja e Sveçlës në Bërnjak, provokim tjetër i Kurtit për përkeqësim të situatës
AKP merr në posedim objektet e Jugobankës në tri komunat e veriut
Presidenti brazilian propozon krijimin e një “klubi paqeje” për Ukrainën me pjesëmarrjen e Kinës
Haradinaj: Duke e parë fundin, forcat serbe u hakmorën ndaj civilëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?