By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Agjencia maqedonase e Sigurisë pranon lëshimet në rastin e oligarkut ukrainas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Agjencia maqedonase e Sigurisë pranon lëshimet në rastin e oligarkut ukrainas
Rajon / Botë

Agjencia maqedonase e Sigurisë pranon lëshimet në rastin e oligarkut ukrainas

Kosova Times
Last updated: 2022/11/18 at 7:05 PM
Kosova Times Published November 18, 2022
Share
SHARE

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, Viktor Dimovski, ka pranuar se gjatë dhënies së mendimit pozitiv për dhënien e shtetësisë oligarkut kundërthënës ukrainas, Oleksandr Onyshenko, janë bërë “lëshime të sigurisë”.

“Faza e fundit e verifikimit, konsultimi me partnerët e NATO-s, nuk është bërë dhe është faji i një individi”, tha Dimovski të premten para Komisionit parlamentar që ndjek punën e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Raportimi i tij para komisionit u kërkua nga deputetët e opozitës pas reagimeve të shumta në opinion se Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka dhënë shtetësi maqedonase oligarkut ukranias, Oleksandr Onyshenko, i kërkuar nga Kievi për shpëlarje parash dhe pasurim nga biznesi i gazit.

Ai është futur edhe në listën e zezë nga ShBA-ja, më 31 maj të vitit 2021, si pjesë e një rrjeti rus që kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Oligarku ukrainas po ashtu ka edhe shtetësi ruse.

“Në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare janë marrë masat dhe është identifikuar personi që ka vënë nënshkrimin, për të përcaktuar përgjegjësinë. Jemi duke hetuar nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar apo për ndonjë çështje tjetër. Nuk duam që për hir të një rasti të tillë, ajo që është bërë me punë të mundimshme në tre vitet e fundit, të prishë imazhin e agjencisë.”

“Personi i përfshirë në këtë rast do t’u nënshtrohet masave ligjore. Tani duhet të përcaktohet nëse është një lëshim, një qëllim apo një interes fitimprurës. Këtë do ta kuptojmë dhe nuk do të ndalemi së hetuari rastin”, deklaroi Dimovski pas ndërprerjes së seancës së Komisionit parlamentar kushtuar dhënies së shtetësisë për ukrainasin.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura me kërkesë të Dimovskit për shkak se, sipas tij, informacionet janë të klasifikuara, por në kanalin e Parlamentit në YouTube është dëgjuar debati i mbledhjes dhe institucionet po hetojnë nëse bëhet fjalë për gabim teknik apo të qëllimshëm.

Para seancës ka pasur vlerësime të ndryshme edhe mes vetë drejtuesve të institucioneve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se lista e zezë amerikane nuk është kusht që dikujt t’i ndalohet shtetësia maqedonase.

“Të jesh pjesë e listës së sanksioneve, nuk do të thotë se automatikisht je edhe me dosje kriminale. Nuk dua të flas për arsyet pse ai gjendet në listën e zezë amerikane. Ajo nuk është punë e Maqedonisë së Veriut, por çështje e partnerëve tanë. Mua më intereson çfarë thonë institucionet maqedonase. Institucionet tona e kanë thënë versionin e tyre përmes mendimit, përmes dokumentit të shkruar mbi të cilin edhe është marrë vendimi për dhënien e shtetësisë”, u shpreh Spasovski.

Por, ndryshe nga kreu i Policisë, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, tha se nuk duhet të injorohet fakti se oligarku ukrainas është në listën e sanksioneve të ShBA-së, një shtet që, siç tha ai, ka bërë shumë për Maqedoninë e Veriut.

Pendarovski deklaroi se nëse vërtetohet përgjegjësia e drejtorit të agjencisë, Viktor Dimovski, ai do të mbajë këtë barrë dhe nuk do të mund të emërohet për ambasador në Francë, për ku është propozuar nga institucionet tjera.

“Nëse gjatë procedurës që po udhëhiqet, del se ai është përgjegjës, nuk do të ketë vetëm përgjegjësi morale, pasi janë dy punë, je ose nuk je përgjegjës. Nëse është përgjegjës, ai nuk do të jetë ambasador. Përgjegjësia në këtë rast është e madhe. Kemi të bëjmë me dhënien e shtetësisë një njeriu, biografinë e të cilit e dimë. Është në listën e zezë pasi është i lidhur me individë dhe grupe të tjera jo vetëm me zgjedhjet presidenciale në Amerikë më 2016. Nëse njeriu ndërhyri në zgjedhjet në SHBA, me çfarë sy do t’i shikojmë amerikanët?! Ata nuk do të na shohin me të njëjtin sy si deri më tani”, theksoi Pendarovski.

Opozita maqedonase, ndërkohë, e akuzoi kreun e Agjencisë, Viktor Dimovski, se ka rrënuar imazhin e agjencinë me dhënien e mendimit pozitiv për pajisjen me shtetësi maqedonase të ukrainasit Oleksandr Onyshenko.

“Nga njëra anë, gojën e kanë përplot me BE dhe NATO dhe nga ana tjetër, janë gati të bëjnë çdo gjë për krimin dhe paratë. Pra, ata janë gatshëm të shkelin të gjitha këto parime dhe të punojnë me njerëz të krimit, edhe pse të paktën në mënyrë deklarative i mbrojnë në publik parimet e tyre gjoja në mbrojtje të vlerave dhe sundimit të ligjit”, tha Hristian Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, ishte deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012 nga Partia e Rajoneve të ish-presidentit pro-rus Viktor Janukoviq.

Pas ndërrimit të qeverisë në vitin 2014, ai u bë partner biznesi me presidentin e ri, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi lëndë kundër tij. Më pas ai u arratis në Spanjë.

Autoritetet spanjolle kishin vendosur ekstradimin e tij bazuar në fletarrestin ndërkombëtar nga Kievi, por Onyshenko arriti të ekstradohet në Gjermani. Ky shtet në vitin 2020 ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim.

You Might Also Like

A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato

Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin

Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

Kosova Times November 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një amerikan, i cili u lirua pas një shkëmbimi me Federatën Ruse, u plagos në front në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times July 25, 2023
TOP – SEKRET: Një vend i vogël në zemër të Evropës fsheh një sekret të madh – “Ata luajnë një rol vendimtar në të gjithë luftën…”
Rusia thotë se do t’i godasë caqet britanike, nëse armët e saj përdoren kundër territorit rus
Haradinaj dënon ashpër sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës: dhuna s’duhet toleruar
Mbi 100 artefakte të masakrës së 26 marsit 1999 ekspozohen në Muze
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?