By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Takim me Hënën e Kuqe, një ngjarje astronomike e vitit 2025 LIVE
September 7, 2025
Sulmi me dron rus vret 7 kuaj në Klubin e Kalërimit pranë Kievit
September 7, 2025
Gruaja ukrainase iku nga lufta, u ther në një tren në SHBA. Një video e tmerrshme e sulmit u publikua
September 7, 2025
Haradinaj i reagon Kurtit rreth deklarimeve të tij ndaj Kushtetueses
September 7, 2025
Bajrami: Kushtetuta e Kaçanikut mbetet gurthemeli i shtetësisë së Kosovës
September 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bordi i RTK-së kërkon rishqyrtim të buxhetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bordi i RTK-së kërkon rishqyrtim të buxhetit
Lajme

Bordi i RTK-së kërkon rishqyrtim të buxhetit

Kosova Times
Last updated: 2022/11/18 at 12:34 PM
Kosova Times Published November 18, 2022
Share
SHARE

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me buxhetin e ndarë prej 8.96 milionë euro, i cili u miratua dje në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Buxheti prej 8.96 milionë euro (aq sa ishte edhe për këtë vit) është buxheti më i vogël që i është ndarë RTK-së në 10 vitet e fundit. Ky buxhet është më i vogël për 2.2 milionë sesa buxheti i vitit 2021, kohë kur RTK-ja qartazi keqmenaxhohej. Këtë keqmenaxhim e ka vërtetuar edhe Zyra Kombëtare e Auditimit në Raportin e tyre të auditimit të performancës së RTK-së për vitin 2019-2021, si dhe raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së për vitin 2021. Si pasojë, ndër të tjera, janë trashëguar 1.6 milionë euro borxhe, të cilat përbëjnë kërcënim konstant me bllokimin e xhirollogarive të RTK-së nga përmbaruesit.

Bordi i RTK-së rikujton se kjo ndarje buxhetore përjashton mundësinë praktike të çfarëdo investimi kapital në RTK, qoftë në pajisje pune, teknologji të re, shpërndarje të sinjalit apo përmbajtje kualitative. Buxheti i ndarë, dhe të hyrat tjera vetanake nga marketingu, e as kursimet e planifikuara, nuk sigurojnë as plotësimin e kërkesës ligjore për kontraktim të produksioneve të pavarura, e as nuk sigurojnë shlyerjen e plotë të borxheve që janë krijuar nga menaxhmentet e kaluara ndër vite.

Në RTK ka shumë pajisje që nuk janë ndërruar prej kur është themeluar RTK-ja, sepse nuk ka pasur investime kapitale për shumë kohë. Përkundër këtyre sfidave, ky vit po mbyllet pa borxhe të reja, me rritje të llogaridhënies dhe transparencës, duke kursyer në linja të ndryshme shpenzimesh, duke ristrukturuar natyrën e shpenzimeve, duke mos vazhduar kontratat e paligjshme për afër 250 bashkëpunëtorë të jashtëm. Prandaj, ndonëse Bordi dhe menaxhmenti do të kujdesen në kursime tjera dhe në ristrukturim që i shërben prodhimit dhe efikasitetit, kjo nuk do të sigurojë hapësirë për investime kapitale që janë jetike për funksionimin normal të transmetuesit publik.

Bordi i RTK-së ka adresuar një kërkesë për rishqyrtim të buxhetit të planifikuar për RTK-në tek organet kompetente shtetërore, legjislative dhe ekzektuve. Në kërkesë është elaboruar në detaje se pse ky buxhet është i pamjaftueshëm për mirëfunksionimin e RTK-së, dhe nuk është në harmoni me planet e Bordit. Njëkohësisht, të njëjtit janë informuar edhe lidhur me punët dhe reformat që janë ndërmarrë si dhe me reformën e thellë që po fillon së shpejti. Por, deri më tani, Bordi i RTK-së nuk ka marrë asnjë përgjigje në këtë kërkesë.

Bordi i RTK-së ka kërkuar që për vitin 2023 buxheti i RTK-së të ndahet ashtu siç është përcaktuar me Ligjin për RTK-në, konkretisht në nenin 21 dhe paragrafin 4, në mënyrë që progresi i bërë të jetë i dukshëm. Kjo kërkesë është bërë vetëm për vitin 2023 si vit tranzitor, meqë Bordi është duke finalizuar propozimet për modelet e financimit të RTK-së, ku viti 2024 synohet të jetë vit i fillimit të parapagimit dhe vetëfinancimit të transmetuesit publik, sipas ligjit të ri, i cili duhet të iniciohet sa më parë.

Bordi i RTK-së konsideron se që nga procesi i përzgjedhjes, proces i vlerësuar edhe nga Komisioni Evropian në Raportin për Kosovën, si dhe nga puna dhe angazhimi i deritanishëm, është krijuar një momentum të ri për RTK-në, nga i cili determinohet e ardhmja e RTK-së.

Në këtë kuadër, Bordi i RTK-së edhe njëherë i kërkon Kuvendit të Kosovës që t’i marrë parasysh kërkesat e paraqitura midis dy leximeve buxhetore, kërkesa këto të bazuara për zhvillim e RTK-së përmes investimeve kapitale dhe jo në shpenzime operative. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sulmi me dron rus vret 7 kuaj në Klubin e Kalërimit pranë Kievit

Haradinaj i reagon Kurtit rreth deklarimeve të tij ndaj Kushtetueses

Bajrami: Kushtetuta e Kaçanikut mbetet gurthemeli i shtetësisë së Kosovës

Basha: Kushtetuta e Kaçanikut mbetet testament i gjallë i unitetit

KQZ publikon fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025

Kosova Times November 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shkencë

Perëndia dhe shkenca

Kosova Times Kosova Times December 5, 2022
Azerbajxhani dëshiron të rrisë furnizimin me gaz në Evropë
Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%
Shkarkohet drejtori i “Trepçës”, në vend të tij emërohet Shyqri Sadiku
Organizohet turneu TOP 8 për U17
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?