By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ismaili mori pjesë në takimin vjetor të Forumit të Iniciativës së Vjenës
October 1, 2025
Ademi i VV-së: Për fëmijën e parë 100, të dytin 200 e të tretin 500 euro
October 1, 2025
Gjykata Supreme miraton katër mendime juridike
October 1, 2025
Kurti takon profesionistët e Diasporës në Uashington
October 1, 2025
“Serbia është në udhëkryq”: Çfarë u fol në Strasburg për krizën në Serbi?
October 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryetari i Prokurorisë Speciale të Kosovës emërohet këshilltar për hetimet ndaj Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kryetari i Prokurorisë Speciale të Kosovës emërohet këshilltar për hetimet ndaj Trump
Ballina 2Rajon / Botë

Kryetari i Prokurorisë Speciale të Kosovës emërohet këshilltar për hetimet ndaj Trump

Kosova Times
Last updated: 2022/11/18 at 10:39 PM
Kosova Times Published November 18, 2022
Share
SHARE

Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së Merrick Garland bëri të ditur më 18 nëntor se ka emëruar ish-prokurorin e Hagës për krime lufte, Jack Smith për të mbikëqyrur hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago nga ana e ish-presidentit Donald Trump dhe mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021, në Kongresin Amerikan.

Departamenti i Drejtësisë tha se kandidimi i ri i Trump për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në ShBA, nxiti vendimin e Garland për të përdorur një avokat të specializuar.

Së fundmi, Jack Smith ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Speciale në Hagë që heton krimet që dyshohet se u kryen nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë dhe pas luftës.

Ai ka dhënë dorëheqjen si kryeprokuror i gjykatës speciale në Hagë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Jack Smith, është prokuror veteran që drejtoi seksionin e integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë në Uashington dhe më vonë shërbeu si kryeprokuror federal në Nashville, Tenesi, gjatë administratës së presidentit Barack Obama.

Në një deklaratë pas njoftimit, Smith u zotua të kryejë hetimet “në mënyrë të pavarur dhe në traditat më të mira të Departamentit të Drejtësisë.

Smith filloi karrierën e tij si ndihmës prokuror qarku në Zyrën e Prokurorit të Nju Jorkut në vitin 1994. Ai iu bashkua Distriktit Lindor të Nju Jorkut në vitin 1999 si ndihmës avokat i ShBA-së, ku ai ndoqi penalisht çështje duke përfshirë shkeljet e të drejtave civile dhe oficerët e policisë të vrarë nga bandat , sipas Departamentit të Drejtësisë.

Duke filluar nga viti 2008, ai punoi për Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe mbikëqyri hetimet e krimeve të luftës nën Zyrën e Prokurorit për dy vjet. Në vitin 2010, ai u bë shef i Seksionit të Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë, ku mbikëqyri çështjet gjyqësore të rasteve të korrupsionit publik përpara se të emërohej ndihmësi i parë i avokatit të ShBA-së për Distriktin e Tenesit në 2015-n.

Ai u largua nga Departamenti i Drejtësisë në vitin 2017 pasi ishte prokuror në agjenci për më shumë se 16 vjet. Në vitin 2018, ai u bë kryeprokuror i gjykatës speciale në Hagë, ku hetoi krimet e luftës në Kosovë.

“Gjatë gjithë karrierës së tij, Jack Smith ka ndërtuar një reputacion si një prokuror i paanshëm dhe i vendosur, i cili udhëheq ekipet me energji dhe fokus për të ndjekur faktet kudo që të çojnë,” tha Garland gjatë njoftimit të premten. ” Smith është zgjedhja e duhur për t’i përfunduar këto çështje në mënyrë të paanshme dhe urgjente.”

You Might Also Like

“Serbia është në udhëkryq”: Çfarë u fol në Strasburg për krizën në Serbi?

Greva në Greqi: ‘Nuk duam që dita jonë e punës të zgjasë 13 orë’

Dronet mbyllin 38% të rafinerive të naftës në Rusi, prodhimi i benzinës bie me 1 milion ton

Avionë të rëndë ukrainasë raportohet se kanë ngarkuar raketa Patriot në Izrael

Një burrë hedh në erë shtëpinë e prindërve të tij, pastaj kryen vetëvrasje

Kosova Times November 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Gjermani: Një sulmues vret dy persona dhe më pas veten

Kosova Times Kosova Times July 14, 2024
Grushta në mes të burgosurve në Dubravë
Qiproja u akuzua për fshehjen e pasurive të pothuajse njëqind rusëve nga sanksionet
Aktakuzë kundër një personi për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Pajtimi i Kurtit për heqjen e masës kufitare, deklarohet edhe Sarrazin – ja çka thotë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?