By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Liria e medias në Shqipëri po përkeqësohet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Liria e medias në Shqipëri po përkeqësohet
Ballina 2Rajon / Botë

Liria e medias në Shqipëri po përkeqësohet

Kosova Times
Last updated: 2022/11/18 at 8:53 PM
Kosova Times Published November 18, 2022
Share
SHARE

Liria e medias në Shqipëri vazhdon të përkeqësohet. Në këtë përfundim kanë dalë partnerët e Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, pas një misioni dy ditor në Tiranë.

Përfaqësues të 7 organizatave evropiane në mbrojtje të lirisë së medias paraqitën gjetjet e tyre pas takimeve që zhvilluan me gazetarë, shoqata të medias në Shqipëri, kryeministrin Edi Rama, deputetë të Komisionit të Medias, përfaqësues të Autoritetit të Mediave Audiovizive, por edhe me përfaqësues të policisë, gjykatës, prokurorisë etj.

Në vlerësimin e tyre, Shqipëria vijon të përjetojë përkeqësim të lirisë së medias, ndërsa nuk ka asnjë përmirësim të situatës për të mundësuar gazetari të pavarur.

Ndërkaq u vlerësua pozitivisht qëndrimi i qeverisë për të tërhequr nga agjenda parlamentare “paketën antishpifje” që ndërkombëtarët e kanë cilësuar si “shpata e Demokleut” mbi tregun mediat dhe me pasoja të rënda nëse do të miratohej.

Vlerësim pati edhe për shtimin e numrit të konferencave për mediat të organizuara nga Kryeministria si dhe për punën e policisë së shtetit në hetimin e shpejtë të sulmeve ndaj gazetarëve dhe zbatimin e masave disiplinore për rastet që përfshijnë oficerë të policisë.

Por shqetësime të mëdha mbeten: perceptimi se klima për raportim të lirë dhe të pavarur po përkeqësohet, ankesat në rritje të gazetarëve për sulme ndaj tyre, gjuha diskredituese si dhe kufizimet për akses në informacion nga institucionet shtetërore.

“Media mbetet e kapur nga biznesi dhe pushteti dhe lidhjet e tyre, e në këtë mënyrë asetet mediatike u shërbejnë axhendave të tyre dhe jo interesit të publikut- u theksua gjatë konferencës për media.

Shqetësim u shpreh edhe për emërimet e politizuara në Autoritetin e Mediave Audiovizive dukë vënë në pikëpyetje pavarësinë e tij.

Përfaqësuesit e 7 organizatave theksuan se mungon transparenca dhe aksesi në informacion, ndërkohë qw, zyrat e shtypit të Kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës shpërndajnë në media materialet video që kanë interes duke shmangur gazetarët në aktivitetet e tyre.

Ata bënë të ditur se i kishin thënë kryeministrit Rama në takim se Shqipëria është një nga vendet më të këqija sa i takon lirisë së medias dhe vetëm Turqia qëndron më keq në renditje, një krahasim për të cilin kryeministri thanë se reagoi ashpër.

“Fakt është se Qeveria nuk ka bërë asgjë që herën e fundit, 3 vjet më parë, kur ne kemi qënë këtu dhe ky është dështim i qeverisë. Nuk e di si do ta bindni Komisionin Evropian për progress në këtë fushë” –tha Ricardo Gutierrez nga “European Federation of Journalist”

“Diskutuam edhe për ‘riedukimin’, masa që kryeministri Rama ka marrë ndaj disa gazetarëve. Ai tha se e ka thënë me humor, por në fakt gazetarëve u është hequr e drejta të marrin pjesë në konferencat e Kryeministrit, shpresoj që të ketë qenë humor dhe nuk do të ndodhë më”, tha Flutura Kusari nga “European Centre for Press and Media Freedom.”

Gjetjet u prezantuan nga përfaqësues të organizatave; Article 19, European Federation of Journalists, International Press Institute, Committee to Protect Journalists, Reporters Without Borders, European Broadcasting Union, European Centre for Press and Media Freedom.

You Might Also Like

Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?

Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës

Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk

Mesazhi i ministrit të jashtëm spanjoll dhe njohja që bëri jehonë në Meksikë

Kaos i plotë në Tanzani pas zgjedhjeve: Luftë midis qytetarëve dhe ushtrisë, më shumë se 700 të vrarë

Kosova Times November 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani: Republika jonë po konsolidohet çdo ditë

Kosova Times Kosova Times February 17, 2024
Bie numri i nxënësve në shkolla fillore dhe të mesme në Shqipëri
Xhilasi “trondi” Kuvendin: Tregoi diçka për Vuçiqin, Vulin dhe Mali po garojnë për të luftuar (VIDEO)
Mbi 170 të vdekur nga shtypja në një stadium në Indonezi 8
Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe për dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?