By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama nis takimet dypalëshe, pret kreun e NATO-s dhe liderët evropianë
May 16, 2025
Ish gazetarja gjendet e vdekur nga mbidoza
May 16, 2025
Statuja e Melania Trump u vodh në Slloveni
May 16, 2025
Ministri i Jelcinit: Vetëm armatosja e Ukrainës mund t’i japë fund luftës
May 16, 2025
Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata në Kaçanik
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kovaçi që i jep jetë metalit në pazarin e Korçës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kovaçi që i jep jetë metalit në pazarin e Korçës
Ballina 2Rajon / Botë

Kovaçi që i jep jetë metalit në pazarin e Korçës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/19 at 11:21 PM
Kosova Times Published November 19, 2022
Share
SHARE

Teksa afrohesh në krye të pazarit të Korçës – në pjesën juglindore të Shqipërisë – dëgjon zhurmën që bën çekani i Pëllumb Kovaçit mbi metal.

“Për mua kjo punë është art. Merr një copë metali dhe e shndërron në një vegël që i shërben njeriut. Më duket sikur i jap jetë asaj cope metali”, thotë kovaçi 68-vjeçar.

Këtë punë e nisi që kur ishte dhjetë vjeç, duke parë fillimisht gjyshin dhe babanë e tij, e pastaj edhe duke i ndihmuar ata.

Meqë e kishin zanat të trashëguar nga brezi në brez, ai tregon se edhe mbiemri i familjes u mbeti prej tij: Kovaçi.

“Shtëpia ime dykatëshe ku kam edhe punishten, është ndërtuar që në vitin 1920. Në atë kohë – siç më kanë treguar – mori flakë kovaçhana jonë dhe gjithçka u shkatërrua. Dhe, paraardhësit e mi e ndërtuan ja kështu siç është sot”, rrëfen Kovaçi për Radion Evropa e Lirë.

“Stërgjyshi ka punuar flori, edhe gjyshi e babai po ashtu, ndërsa unë punoj me lloj-lloj metali”, thotë ai.

Dikur, këtë punë e kishte burim fitimi. Sot nuk është e tillë, por nuk heq dorë prej saj.

“Dal që herët në mëngjes dhe këtu më gjen deri në mbrëmje. Madje, kur vjen darka, them me vete: si do ta mbyll dhe të ik? Nuk është se kam ndonjë fitim. Dita nuk më shkon më shumë se 200-300 lekë, por nuk rri dot pa e bërë këtë punë, do ta vazhdoj sa të kem frymë”, shprehet Kovaçi.

Sëpata – vegla që kërkohet më shumë

Ai kujton se punishtja e familjes së tij dikur kishte shumë punë. Ishin kryesisht banorë të fshatrave përreth që kërkonin të bënin vegla bujqësore. Tani thotë se ka më shumë kërkesa për të riparuar sesa për të prodhuar një vegël.

Pëllumb Kovaçi
Pëllumb Kovaçi

“Sëpata është vegla që kërkohet më së shumti. Dihet që në Korçë për ngrohje përdoret kryesisht druri, ndaj u duhet sëpata”.

“Unë bëj sëpata edhe për alpinistë, për t’u ngjitur në male. Bëj gërshërë për të prerë llamarina, apo gërshërë të tjera për qethjen e bagëtive, disa mjete prerëse të veçanta… Ka për të prerë degët e pishave që dëmtohen, për të prerë gjethet e panxharit që kultivohet në disa fshatra… çfarë të më kërkojnë, unë i sajoj”, thotë mjeshtri i metalit.

Trishtim që nuk po e trashëgon zanatin

Ajo që e mundon, është fakti që këtë zanat të trashëguar ndër breza në fisin e tij, nuk arriti t’ua mësojë djemve të tij.

“U ringjall pazari i vjetër i Korçës, u tentua të ngjallet tradita, por nuk ka zanatçinj. Nuk është zanat që të pasuron, nuk i tërheq të rinjtë. Unë nuk rri dot pa punuar me çdo copë metali, i vë edhe inicialet e mia si vulë të punës që bëj dhe ndjej kënaqësi. Mirëpo, djemtë kanë profesione të tjera, nuk e duan kovaçin, edhe nuk u leverdis”, thotë ai.

Kur e pyet nëse ka pasur ndonjë mbështetje nga institucionet e Shqipërisë, ngre supet:

“Nuk di unë nga këto, unë as kam kërkuar, as kam marrë gjë. Kam atë që më kanë lënë të parët. Kam pajisje plot, vegla plot, vullnet për të punuar, më mban gjallë kjo punë, kaq di unë”.

Albania: Pëllumb Kovaçi, blacksmith in Korca
Albania: Pëllumb Kovaçi, blacksmith in Korca

Artizanati në Shqipëri ka qenë shumë i zhvilluar para viteve ’90, ndërsa sot disa zanate, si përpunimi i metalit, zdrukthëtaria, këpucaria, punimi i thuprës, poçaria etj. janë thuajse drejt zhdukjes.

Kjo, për shkak se produktet që prodhohen, nuk kërkohen shumë prej qytetarëve. Njëkohësisht mungon edhe mbështetja për t’i ruajtur dhe trashëguar si traditë.

Në vitin 2012, Ministria e Kulturës e Shqipërisë hartoi një projektligj për artizanatin, për t’i mbrojtur artizanët që prodhonin produkte me dorë, përballë tregtarëve të produkteve industriale, të prodhuara në Kinë ose Turqi. Nisma, megjithatë, nuk u finalizua në ligj.

Katër vjet më vonë, më 2016, u miratua Ligji për zejtarinë, mbi bazën e të cilit u ngrit Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në Shqipëri.

Një studim i shoqatës joqeveritare për të drejtat e njeriut në këtë vend, “Together for life”, tregon se edhe pas miratimit të këtij ligji, gjërat kanë ndryshuar shumë pak në sektorin e artizanatit dhe se informaliteti është në nivele të larta: mbi 50% e subjekteve nuk janë të regjistruara.

“Punimet artizanale vuajnë nga mungesa e tregut dhe artizanët shqiptarë ndjehen të lënë në mëshirë të fatit”, u tha në këtë raport.

Në periudhën 2012-2019, Qeveria shqiptare ndau një fond prej 70 milionë lekësh, që u cilësua si Fondi i Ekonomisë Kreative dhe kishte qëllim t’u shërbente ndërmarrjeve të vogla, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e artizanatit.

Sipas raportit të organizatës “Together for life”, çdo vit u financuan 20-25 sipërmarrje të vogla, secila me një vlerë prej 500 mijë lekësh – shifër kjo e cilësuar si mjaft modeste.

You Might Also Like

Rama nis takimet dypalëshe, pret kreun e NATO-s dhe liderët evropianë

Ish gazetarja gjendet e vdekur nga mbidoza

Statuja e Melania Trump u vodh në Slloveni

Ministri i Jelcinit: Vetëm armatosja e Ukrainës mund t’i japë fund luftës

Një mësues në Rusi abuzoi seksualisht me një djalë (11). Ajo mori nëntë vjet burg.

Kosova Times November 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Insistoj që marrëveshja e Brukselit të nënshkruhet

Kosova Times Kosova Times October 7, 2024
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit
Ministri italian: Përfshirja në Iniciativën kineze Brezi dhe Rruga, vendim “mizor”
ShPQK-ja në ekspeditë studimore organizuar nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar me fermat e Shqipërisë
Vetitë medicinale të kësaj bime përmenden edhe në Bibël dhe në Kuran: Shëron mëlçinë, forcon imunitetin dhe enët e gjakut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?