By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani në samitit të Frankofonisë: Kosova përbën histori suksesi në zhvillimin e komunikimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani në samitit të Frankofonisë: Kosova përbën histori suksesi në zhvillimin e komunikimit
Ballina 1Lajme

Osmani në samitit të Frankofonisë: Kosova përbën histori suksesi në zhvillimin e komunikimit

Kosova Times
Last updated: 2022/11/19 at 10:06 PM
Kosova Times Published November 19, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në hapjen zyrtare të punimeve të Samitit të krerëve të shteteve anëtare të Organizatës së Frankofonisë dhe takoi një numër të krerëve të shtetit e të delegacioneve të vendeve të ndryshme që ishin prezent në këtë samit që mblodhi 88 shtete.

Në hapje të samitit u diskutua mbi vlerat e përbashkëta të cilat i kultivon Organizata e Frankofonisë, përfshirë diversitetin kulturor, etnik e gjuhësor, si dhe parimet bazë të saj, sikur janë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, politik e social. Në samit, Presidentja u mirëprit nga Presidenti i Tunizisë Kais Saied dhe kryeministrja e Tunizisë, Najla Bouden dhe nga sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Louise Mushikiwabo. Ndërkaq në margjina të samitit, Presidentja kishte diskutime me Justin Trudeau, kryeministër i Kanadasë, Emmanuel Macron, President i Francës, Charles Michel, President i Këshillit Evropian, Alexander De Croo, kryeministër i Belgjikës, Macky Sall, President i Senegalit, Paul Kagame, President i Ruandës, Mohamed Ould Ghazouani, President i Mauritanisë, Nikol Pashinyan, kryeministër i Armenisë, presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Shtetit të Katarit, z. Hamad Bin Abdulaziz Al Kawari, me Ioannis Kasoulides, ministër i Jashtëm i Qipros, me Sylvie Baïpo Temon, ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Afrikës Qendrore, me Moussa Faki, kryetar i Komisionit të Unionit Afrikan, si dhe me liderë të tjerë pjesëmarrës.

Më pas, Presidentja Osmani mbajti një fjalim në sesionin e parë plenar të Samitit të Frankofonisë i cili iu kushtua zhvillimeve në fushën e digjitalizimit. Në fjalimin e saj, Presidentja theksoi se si anëtare e familjes së madhe 88-anëtarëshe të Frankofonisë, shteteve iu takon të përcjellin mesazhe të rëndësishme, jo vetëm për paqen në botë, por edhe për mundësitë e zhvillimit në epokën digjitale, të cilat janë bërë të domosdoshme sidomos pas sfidave që na përcollën gjatë pandemisë.

Presidentja theksoi se vlerat e përgjithshme, siç janë solidariteti, diversiteti dhe barazia, të promovuara nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, mund të ndikojnë në krijimin e një qasjeje të përbashkët si përgjigje ndaj sfidave.

Më tej, Presidentja Osmani foli mbi digjitalizimin, si vektor i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm, duke u përqëndruar në ndikimin që ai ka në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe social. Ajo theksoi se Kosova përbën histori suksesi në zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative dhe të komunikimit dhe shtoi se Kosova po punon me këmbëngulje që ta reduktojë edhe më hendekun ndërmjet burrave dhe grave në të gjitha fushat e jetës, përfshirë edhe zhvillimin teknologjik. Sipas Presidentes Osmani, zhvillimi i shpejtë teknologjik duhet të na përgatisë për përgjigjet ndaj sfidave të së ardhmes.

“Ne duhet të sigurohemi se do ta përdorim drejt dijen tonë, duke u kujdesur që përdorimi teknologjik t’i shërbejë afrimit dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve dhe popujve”, theksoi ajo. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times November 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tre raste dhune në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times Kosova Times September 30, 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sot procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës, të destinuara për votimin me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga dhjetori i vitit 2025 deri më 5 janar 2026 janë tërhequr gjithsej 48,602 pako me fletëvotime, ndërkohë që rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës. Sipas Elezit, më 23 dhe 29 dhjetor 2025 nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr 28,555 pako. Pas vlerësimit, 27,600 prej tyre janë aprovuar, ndërsa 955 janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, kryesisht dëftesës së regjistrimit të votuesit. Numërimi i këtyre fletëvotimeve ka nisur më 3 janar dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së 5 janarit. Procesi ka vazhduar më 2 janar 2026, kur nga kutitë postare në disa qytete ndërkombëtare, përfshirë Pragën, Londrën, Parisin, Stambollin, New York-un dhe Kanberrën, janë tërhequr edhe 8,180 pako të tjera, të cilat tashmë janë transportuar në Kosovë. Ndërkaq, më 5 janar është përmbyllur tërheqja e fundit e pakove nga 13 kuti postare të vendosura në qytete të ndryshme evropiane dhe rajonale, prej nga janë mbledhur edhe 11,867 pako me fletëvotime. KQZ ka njoftuar se të gjitha pakot e tërhequra më 2 dhe 5 janar do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe vetëm ato që plotësojnë kriteret ligjore do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Për lehtësimin e votimit nga jashtë vendit, KQZ kishte funksionalizuar kuti postare në 23 shtete të ndryshme të botës.
Osmani për urën: S’kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë
Çeku: Veprimtaria e Adem Gashit, referencë për brezat e ardhshëm
Distria Krasniqi, anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut për ciklin olimpik 2025-2028
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?