By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 gusht 2025
August 13, 2025
Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe
August 12, 2025
Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm
August 12, 2025
‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin
August 12, 2025
Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi raportin për Ballkanin Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi raportin për Ballkanin Perëndimor
Ballina 1Lajme

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi raportin për Ballkanin Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2022/11/20 at 8:24 PM
Kosova Times Published November 20, 2022
Share
SHARE

Në punimet e sesionit të 68-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohen në Madrid të Spanjës, Asambleja miratoi Raportin për Ballkanin Perëndimor. Raportin e kundërshtoi udhëheqësi i delegacionit serb, i partisë së kryetarit serb Vuçiq, në pushtet, duke pretenduar se raporti përmban të pavërteta për Kosovën, ngase nuk është shtet, duke e quajtur “Kosovo i Metohija”, si dhe duke deklaruar se “jemi duke biseduar për çështjen e statusit të Kosovës”. Gjithashtu, duke pretenduar që bazat ushtarake ruse në Serbi janë për qëllime humanitare, se nuk ka tension të nxitur nga Serbia etj.

Pas kërkesës së tij, Asambleja ia kaloi fjalën kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Driton Hyseni, i cili argumentoi se pretendimet e delegacionit serb, respektivisht kryetarit të këtij delegacioni, janë tërësisht të pavërteta. Ai tha se Kosova është shtet sovran, i shpallur në vitin 2008 e i njohur nga 117 shtete të botës.

Për më tepër ai theksoi se pavarësia e saj është vërtetuar edhe nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë.

Hyseni vazhdoi duke potencuar faktin që vetëm pak zyrtarë serbë akoma Kosovës i drejtohen me emrin “Kosovo i Metohija”, por në fakt Kosova është vetëm Kosovë.

Sa u takon bazave ruse në Serbi, Hyseni sqaroi se nuk bëhet fjalë për baza për qëllime humanitare, por ato janë baza ushtarake, të shumta në numër, e një pjesë e madhe e tyre janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën. Ai tha se Serbia është duke u armatosur me armë ruse dhe kineze.

Gjithashtu Hyseni shtoi se i gjithë tensioni në veri të Kosovës është produkt i influencës dhe ndikimit që Beogradi ka tek minoriteti serb që jeton në veri të Kosovës.

Pas fjalës së kryetarit të delegacionit nga Kosova, raporti u hodh në votim, dhe përpos dy abstenimeve, të gjitha votat tjera ishin PRO, që do të thotë se asnjë nga deklarimet e kryesuesit të delegacionit serb nuk u morën parasysh.

Mbështetje të madhe në këto diskutime Kosovës i dha anëtarja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, znj. Harriett Baldwin, duke bërë thirrje për njohje të realitetit në Kosovë dhe duke ftuar shtetet anëtare të NATO-s për njohje të shtetësisë së Kosovës.

Gjithashtu gjatë sesionit të djeshëm, kryetarja e delegacionit të Shqipërisë, znj. Mimi Kodheli, njëherësh nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në diskutimin e saj të zhvilluar në Komisionin Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, iu drejtua ministrit për Punë të Jashtme, Evropë dhe Bashkëpunim të Spanjës, z. Albares, me kërkesën e Shqipërisë për të adresuar çështjen e Kosovës nën një perspektivë të re nisur nga marrëdhëniet e bashkëpunimit të hershëm që kanë karakterizuar Spanjën me rajonin e Ballkanit.

Në përgjigje, ministri Albaros tha se Spanja mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk do të jetë pengesë për zhvillimin e rajonit.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga Driton Hyseni, kryesues dhe Xhavit Haliti, anëtar, janë duke zhvilluar takime me delegatët pjesëmarrës dhe janë duke marrë pjesë në diskutimet, të cilat në këtë sesion janë të fokusuara në partneritetet e NATO-s, te e ardhmja e politikës së dyerve të hapura, duke përfshirë diskutimet për pranimin e Finlandës dhe Suedisë, diskutimet për Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, përshtatjen dhe modernizimin më të gjerë, qëndrimin me Ukrainën dhe përballjen me kërcënimin e Rusisë, e çështje të tjera me rëndësi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Taulant Kelmendi, zyrtarisht kandidat për kryetar të Pejës nga LVV

Inaugurohet ‘Sheshi Sir Mike Jackson’ në selinë e KFOR-it

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses duhet zbatuar

72 vatra zjarri në Kosovë, 11 vazhdojnë të jenë aktive

KKSB-ja diskuton lidhur me veprimet e ndërmarra për 2 rastet në Gjilan

Kosova Times November 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Borell: Kurti nuk ishte i gatshëm për takim trepalësh, paparaqiti kushte

Kosova Times Kosova Times June 26, 2024
Michel: Ne duhet të vendosim se kush do të hyjë në BE, jo kontrabandistët e emigrantëve
Lajçak: U sqaruan detaje të rëndësishme, takohemi sërish javën tjetër
Darka e Lamës, Osmani: Trashëgimi që na la presidenti ynë historik
Kupola e zinxhirit komandues, gjenerator i të gjitha problemeve me të cilat po ballafaqohet FSK-ja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?