Në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt një ndër turnet më të forta të vitit, turneu “TOP 8” për U21 për kategorinë e meshkujve dhe të femrave. Në kushte të mira organizative dhe në një ambient sportive, u zhvilluan shumë ndeshje të forta ku secili nga 8 më të mirët e kësaj kategorie arriti të shfaqë kualitetin e tij.
Në kategorinë e meshkujve u zhvilluan shumë ndeshje të nivelit të lartë, e padyshim ndeshja më kryesore dhe përcaktuese e fituesit të këtij turneu ishte ajo në mes të dy lojtarëve të Kpp Lidhja e Prizrenit, Kreshnik Mahmutit dhe Fatih Karabaxhakut, ndeshje shumë e baraspeshuar dhe me poenë të fortë e cila në fund i takoi Kreshnik Mahmutit me rezultat të ngushtë 3-2 ku seti i fundit përfundoi në vazhdime (13-11). Kreshniku me këtë fitore arriti të mbetet i pamposhtur me 7 fitore, në vendin e dytë Fatih Karabaxhaku me vetëm një humbje dhe 6 fitore, i përcjellur në vendin e tretë poashtu nga bashkëlojtari i klubit Blend Hajdari me 5 fitore dhe 2 humbje.
Në kategorinë e femrave gara ishte tejet e ngushtë dhe këtë e dëshmon fakti që pas përfundimit të xhiros së fundit tri vendet e para kishin pikë të barabarta dhe vetëm bilanci i setave e përcaktoi fituesen. Ndeshjet u zhvilluan me rivalitet dhe në intensitet të lartë, dhe pas 7 xhirove të zhvilluara u përcaktua fituesja, e cila doli të jetë Lenë Osmani e përcjellë nga Shega Hashani në vendin e dytë dhe Alma Mehmeti në vendit e tretë.
Radhitja përfundimtare
Meshkujt
- Kreshnik Mahmuti (Kpp Lidhja e Prizrenit)
- Fatih Karabaxhaku (Kpp Lidhja e Prizrenit)
- Blend Hajdari (Kpp Lidhja e Prizrenit)
- Anes Behluli (Kpp Ahmet Hoxha)
- Adriatik Maloku (Kpp Gani Maloku)
- Llukman Beka (Kpp Vushtrria)
7.Arlind Lamaxhema (Kpp Ahmet Hoxha MK)
- Benjamin Xhaferi (Kpp Sharri)
Femrat
- Lenë Osmani (Kpp Drita F)
- Shega Hashani (Kpp Ahmet Hoxha F)
- Alma Mehmeti (Kpp Drita F)
- Leoresa Imeri (Kpp Vushtrria F)
- Ajola Behluli (Kpp Ahmet Hoxha MK)
- Anila Hyseni (Kpp Gani Maloku)
- Ariola Hajdari (Kpp Lidhja e Prizrenit F)