By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
17:25 / 18.05.2025 OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale
May 18, 2025
KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror
May 18, 2025
Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV
May 18, 2025
Bajrami: KESCO po përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin
May 18, 2025
Nga lavdërimi te dekorimi: Qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Makthi i shpërthimit në Poloni: Pyetje për NATO-n
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Makthi i shpërthimit në Poloni: Pyetje për NATO-n
Ballina 2Gjeopolitikë

Makthi i shpërthimit në Poloni: Pyetje për NATO-n

Kosova Times
Last updated: 2022/11/20 at 3:53 PM
Kosova Times Published November 20, 2022
Share
SHARE

Paniku në Perëndim, pas shpërthimit të një rakete në Poloni, nuk ka qenë i befasishëm. Përhapja e konfliktit jashtë kufijve të Ukrainës ka qenë frika më e madhe prej se Rusia ka nisur pushtimin e saj, më 24 shkurt.

Nga ajo ditë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kujton vazhdimisht Nenin 5 të Traktatit të NATO-s për mbrojtjen kolektive.

“Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo inç të territorit të NATO-s. Lajmi i mirë është se NATO-ja është më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë”, ka thënë Biden në ditën e parë të pushtimit.

NATO është aleancë ushtarake mbrojtëse, e formuar në vitin 1949, për të sfiduar zgjerimin rus në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Neni 5 i Traktatit të NATO-s i obligon vendet anëtare që t’i dalin në mbrojtje një vendi, nëse ai sulmohet.

Dhe Polonia, vend anëtar qysh më 1999, është sulmuar. Pasditen e 15 nëntorit, një raketë ka goditur fshatin Pzhevoduv, pranë kufirit të saj me Ukrainën, duke vrarë dy persona. Ka qenë hera e parë që një incident sjell luftën direkt në territorin e NATO-s. Frika se kjo mund të çojë në pasoja shkatërruese për botën, është bërë menjëherë evidente.

“Goditja e raketave ruse në territorin e një vendi anëtar të NATO-s është një përshkallëzim shumë i rrezikshëm nga Kremlini”, ka shkruar në Twitter ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, pak orë pas shpërthimit në Poloni.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ky është një “sulm raketor i Rusisë” kundër sigurisë kolektive. Edhe pse nuk ka përmendur ndonjë provë specifike, ai i ka bërë thirrje NATO-s të veprojë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbledhur aleatët në margjinat e një samiti në Bali të Indonezisë, për të diskutuar bashkërisht, ndërkohë që hashtaget “Lufta e Tretë Botërore” dhe “Neni 5” janë bërë trend në rrjetet sociale. Vetë autoritetet polake nuk kanë nxituar me konstatime. Ato kanë rritur gatishmërinë ushtarake, por kanë bërë thirrje për qetësi derisa të vërtetohen faktet.

“Jemi duke punuar për të përcaktuar shkaqet e asaj që ka ndodhur, bashkë me ekspertët ndërkombëtarë”, ka thënë kryeministri Mateusz Morawiecki.

Pa u bërë 24 orë nga shpërthimi, presidenti Biden ka thënë se nuk ka gjasa që raketa e rënë në Poloni, të jetë hedhur nga Rusia. Pak orë pas tij, NATO-ja ka konfirmuar ngjashëm. Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ka thënë se shpërthimi ka gjasa të jetë shkaktuar nga një raketë e Ukrainës, gjatë përpjekjeve të saj për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.

“Nuk kemi asnjë indikacion se [incidenti] është rezultat i një sulmi të qëllimshëm dhe nuk kemi asnjë indikacion se Rusia po përgatit veprime ushtarake sulmuese kundër NATO-s”, ka thënë Stoltenberg.

Paniku është qetësuar. Edhe spekulimet. Por, frika nga efekti i topit të borës që mund të bëhet ortek, ka mbetur. Vëzhguesit e situatës thonë se për aq kohë sa Rusia ka aftësi të hedhë raketa me rreze të gjatë veprimi në perëndim të Ukrainës, incidentet si ai në Poloni mund të ndodhin përsëri, me ose pa qëllim, dhe se NATO-ja duhet të jetë e përgatitur.

“Mendoj se jemi ende në një territor të sigurt, sa i përket aspektit global, përjashtuar situatën në Ukrainë, e cila është një fatkeqësi e vërtetë. [Por], që nga fillimi ka rrezik që të vijë deri te një përshkallëzim i paqëllimshëm i situatës, ku një gjë sjell te tjetra dhe askush nuk mund ta ndalë atë spiralen që çon në konfrontim midis Rusisë dhe NATO-s”, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Stefan Wolff, profesor i sigurisë ndërkombëtare në Universitetin Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar.

Jamie Shea, ish-zëvendës i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, thotë se shpërthimi në Poloni tregon qartë se nuk është vetëm Ukraina ajo që ka nevojë për më shumë mbrojtje ajrore. Krahu lindor i NATO-s, sipas tij, ka nevojë po ashtu.

“Mendoj se NATO-ja duhet të drejtohet kah industria, për të parë se si mund të rrisë prodhimin e gjërave të tilla si: sistemi gjerman i mbrojtjes ajrore IRIS-T, sistemi amerikan i mbrojtjes ajrore Patriot, e të tjera. Në Evropën Lindore ka disa të tillë, por, qartazi, kemi nevojë për shumë më tepër”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.

Në qershor, Shtetet e Bashkuara – si fuqia më e madhe në NATO – kanë njoftuar se do të hapin bazë të përhershme ushtarake në Poloni, për të forcuar mbrojtjen e vendeve të NATO-s që kufizohen me Ukrainën. Aleanca ka shtuar edhe katër njësite luftarake në krahun lindor, përkatësisht në Sllovaki, Rumani, Bullgari dhe Hungari.

Në një intervistë për BBC-në, pas shpërthimit në Poloni, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO-ja është e përgatitur për përshkallëzime të mundshme të situatës. “Ka linja komunikimi midis ShBA-së dhe Rusisë dhe kanale të tjera komunikimi midis NATO-s dhe Rusisë”, ka thënë ai, por pa ofruar më shumë detaje.

Në një sondazh që ka kryer agjencia Zymetria në Poloni, pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, 84 për qind e qytetarëve të anketuar polakë kanë thënë se druajnë se lufta mund të përhapet edhe në vendin e tyre. Shpërthimi në fshatin Pzhevoduv duket se e ka rritur këtë frikë.

“Kush nuk do të kishte frikë? Të gjithë kanë frikë, sepse jemi shumë afër. Ky është këndi më i afërt me kufirin”, ka thënë një pensionist i këtij fshati për agjencinë e lajmeve Reuters.

Dhe, çfarë nëse një incident potencial në të ardhmen, i ngjashëm me atë në fshatin Pzhevoduv, del se ka qenë operacion i qëllimshëm rus? Çfarë mbrojtjeje mund të pritet nga ShBA-ja dhe aleatët e tjerë të NATO-s? Eksperti i sigurisë, Wolff, përgjigjet:

“Neni 5 nuk është diçka që shkakton automatikisht përgjigje ushtarake. Neni 5 thotë se NATO-ja do t’i shqyrtojë të gjitha përgjigjet e nevojshme, përfshirë përgjigjen ushtarake. Pra, jo automatikisht përgjigje ushtarake. Unë mendoj se edhe Neni 5 i ka disa faza të ndryshme, që lënë hapësirë për një lloj menaxhimi të krizës”.

Neni 5 është aktivizuar vetëm një herë në histori, dhe atë në emër të ShBA-së, pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001.

Samir Puri, ish-vëzhgues i armëpushimit në lindje të Ukrainës dhe autor i librit “Rruga e Rusisë drejt luftës me Ukrainën”, pajtohet se përgjigjja e NATO-s nuk do të ishte automatike, në rast të sulmit rus në territorin e saj.

“Hakmarrja duhet të jetë proporcionale me sulmin. Një raketë që godet një fermë dhe vret dy njerëz është një ngjarje jashtëzakonisht tronditëse dhe tragjike. Por, në këtë spektër të madh gjërash, dallon shumë nga sulmi me raketa në një qytet, ku do të mund të kishte dhjetëra viktima”, thotë Puri për Exposenë.

“Nëse raketa [që ka rënë në Poloni] do të ishte ruse, përgjigjja proporcionale ndaj saj do të ishte mjaft sfiduese. Ndoshta NATO-ja nuk do të zgjidhte të shkonte në luftë, ndoshta do të miratonte më shumë furnizime për Ukrainën, më shumë raketa të sofistikuara dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Ne nuk e dimë se çfarë saktësisht i dërgon Amerika Ukrainës, disa [furnizime] janë sekrete, por Zelensky vazhdimisht kërkon më shumë”, thotë ai.

Gjatë sagës disaorëshe të shpërthimit në Poloni, zyrtarët rusë kanë bërë përpjekje të pozicionohen si aktorë të përgjegjshëm. Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar menjëherë përgjegjësinë, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë më pas gazetarëve se “kurrë nuk duhet nxituar me vlerësime, e as të bëhen deklarata që e ndezin situatën”.

Nëse incidenti në Poloni do t’i japë formë tjetër luftës në Ukrainë, mbetet të shihet. Tash për tash, vendi në luftë ka garanci nga ShBA-ja dhe NATO-ja se do të ndihmohet me armatim për aq kohë sa ka nevojë.

You Might Also Like

Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë kthesë në dialogun Kosovë-Serbi

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

Rama nis takimet dypalëshe, pret kreun e NATO-s dhe liderët evropianë

Amerika: Të gjithë anëtarët e NATO-s do të ndajnë 5 përqind të PBB-së për mbrojtje

Kosova Times November 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

​Hapet depoja e re e vaksinave të IKShPK-së

Kosova Times Kosova Times November 18, 2022
Ronaldo mungon në ndeshjen hapëse në Champions League të Azisë
Axhenda ndërkombëtare
Ademi pas kualifikimit të Kosovës në Ligën B: Ndenje e papërshkrueshëm
15 milionë rusë të diagnostikuar me depresion të rëndë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?