Një person ka vdekur në vendin e punës në fshatin Bresje në Fushë Kosovë, të shtunën rreth orës 8.
Sipas policisë, raportohet se viktima derisa ishte duke kryer disa punime, është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur.
Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës dhe rasti është duke u hetuar.