By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndalimi i alkoolit në Islam dhe si zbatohet ai
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ndalimi i alkoolit në Islam dhe si zbatohet ai
Ballina 2Rajon / Botë

Ndalimi i alkoolit në Islam dhe si zbatohet ai

Kosova Times
Last updated: 2022/11/21 at 3:51 PM
Kosova Times Published November 21, 2022
Share
SHARE

AP

Vetëm dy ditë përpara nisjes së Kampionatit Botëror të Futbollit, vendi mikpritës, Katari, ndaloi shitjen e birrës në stadiume.

Veprimi i papritur u kritikua nga disa dhe u mirëprit nga të tjerët.

Zyrtarë të Katarit kanë thënë vazhdimisht se duan të mirëpresin tifozë nga e gjithë bota, por se ata, gjithashtu, duhet të respektojnë kulturën dhe traditat e tyre.

Konsumimi i alkoolit, i palejueshëm në Islam, është një nga fushat ku Katari ka bërë përpjekje të arrijë një ekuilibër delikat.

Çfarë thuhet në Kuran për alkoolin?

Pirja e alkoolit konsiderohet haram, ose e ndaluar, në Islam.

Si provë të ndalimit, dijetarët islamikë dhe autoritetet fetare myslimane zakonisht tregojnë një varg në Kuran – librin e shenjtë mysliman – që thotë se pijet dehëse janë “vepra të shejtanit” dhe u kërkon besimtarëve t’i shmangin ato.

Përveç kësaj, ata citojnë thëniet e Profetit Muhamed dhe efektet negative që mund t’i ketë alkooli.

Disa myslimanë kërkojnë dekrete fetare edhe për një varg dilemash të tjera të përditshme. Ato përfshijnë: konsumimin ose jo të ushqimit të përzier me alkool; nëse konsiderohet mëkat të punosh në një restorant që shërben alkool në një vend perëndimor; nëse parfumet që përmbajnë alkool, lejohen; nëse mund të ndiqet një ceremoni ku shërbehen pije alkoolike e të tjera.

Qëndrimi i myslimanëve për alkoolin

Ndalimi i alkoolit në Islam besohet se merret parasysh në masë të madhe, por jo të gjithë myslimanët abstenojnë nga pirja. Disa pinë, qoftë privatisht apo publikisht.

Në një sondazh të Qendrës amerikane Kërkimore Pew me myslimanë anembanë globit, shumica e të anketuarve kanë thënë se pirja e alkoolit është moralisht e gabuar.

Më shumë se gjysma në të gjitha vendet ku myslimanët janë anketuar, kanë pasur këtë pikëpamje, duke përfshirë më shumë se nëntë në dhjetë në Tajlandë, Gana, Malajzi, territoret palestineze, Indonezi, Niger dhe Pakistan.

Megjithatë, në 11 nga 37 vendet ku është bërë kjo pyetje, së paku një në dhjetë të anketuar ka thënë se pirja e alkoolit është moralisht e pranueshme, ndërsa në disa vende, një përqindje e konsiderueshme ka thënë se konsumimi i alkoolit nuk është çështje morale.

Ky raport i qendrës Pew është publikuar në vitin 2013 dhe ka përfshirë rreth 38.000 intervista.

Si zbatohet ndalimi i alkoolit?

Alkooli është i disponueshëm në disa vende islamike, megjithëse rregulloret ndryshojnë shumë.

Disa vende, si Arabia Saudite, e kanë krejtësisht të paligjshëm alkoolin. Pirja atje mund të dënohet me rrahje me kamxhik, gjobë, burgim dhe për të huajt me dëbim.

Viteve të fundit, ky vend ka hapur disa opsione argëtimi, gjë që ka nxitur spekulime se mund të bëhen përjashtime për konsumimin e alkoolit në të ardhmen.

Vende të tjera, si Dubai – një destinacion kryesor udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe – kanë qasje më të relaksuar.

Dubai krenohet me një shumëllojshmëri baresh e klubesh nate, që tërheqin shumë vizitorë dhe banorë të pasur. Viteve të fundit, ky qytet ka relaksuar gjithnjë e më shumë ligjet që rregullojnë shitjen e alkoolit dhe posedimin e pijeve alkoolike. Ashtu sikurse në disa vende të tjera, shitjet e alkoolit atje ofrojnë një burim fitimprurës të të ardhurave tatimore.

Alkooli shitet lirshëm në dyqanet e pijeve në Jordani dhe shërbehet në bare dhe restorante në të gjithë kryeqytetin Aman.

Është gjithashtu i disponueshëm në Egjiptin me shumicë myslimane, i cili tradicionalisht është i populluar me turistë dhe ka një pakicë të krishterë. Mes opsioneve tjera, vera, birra dhe pijet alkoolike mund të porositen edhe në internet. Megjithatë, pirja e alkoolit refuzohet nga shumica atje. Në studimin e qendrës Pew, 79% e myslimanëve të anketuar në Egjipt kanë thënë se alkoolin e shohin si moralisht të gabuar.

Thyerja e rregullave

Në vendet ku alkooli ndalohet, shpesh ka përpjekje pa ta siguruar atë, me gjithë rrezikun e arrestimit apo edhe më keq.

Në Arabinë Saudite, ku ndodhen lokacionet më të shenjta të Islamit, ka vazhdimisht raporte se si individë të caktuar sfidojnë ndalesën.

Ka raste kur ata i fshehin shishet e uiskit në çorape, ose kanaqet e birrës i maskojnë si pije Pepsi.

Disa përpjekje, megjithatë, përfundojnë me tragjedi.

Në vitin 2002, 19 njerëz në Arabinë Saudite kanë vdekur dhe disa të tjerë janë shtruar në spital, pasi kanë pirë alkool të përzier me metanol. Në Iran, po ashtu, disa persona kanë vdekur nga helmimi me metanol.

Pirja në Katar

Katari, i cili sikurse Arabia Saudite ndjek një version ultrakonservator të Islamit, të njohur si vehabizëm, ka kufizime të rrepta për blerjen dhe konsumimin e alkoolit, megjithëse shitja e tij lejohet prej vitesh në baret e hoteleve.

Gjatë Kupës së Botës, fillimisht është menduar se birra do të shitej edhe në stadiume dhe në zonat e tifozëve në mbrëmje.

Kjo ndryshoi të premten, kur u njoftua se në stadiume do të ketë vetëm birra pa alkool – me përjashtim të zonave të mikpritjes luksoze, ku shërbehet shampanjë, verë, uiski dhe pije të tjera alkoolike. Por, shumica dërrmuese e spektatorëve nuk kanë qasje në këto zona.

Kupa e Botës në Katar nuk është e para që nxit debat nëse shitja e alkoolit duhet të lejohet në ndeshje ose jo.

Për turneun e vitit 2014, Brazili është detyruar ta ndryshojë një ligj për të lejuar shitjen e alkoolit në stadiume, por jo për shkak të çështjeve kulturore.

Brazili ka ndaluar shitjen e alkoolit në ndeshjet e futbollit, në përpjekje për të frenuar dhunën e tifozëve.

Disa nga ata që kanë kërkuar heqjen e ndalimit, kanë thënë në atë kohë se shitja e birrës në stadiume është një pjesë e rëndësishme e traditës së Kupës së Botës.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Kosova Times November 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Bayerni synon transferimin e Araujos

Kosova Times Kosova Times January 13, 2024
Nëna dhe fëmija dy vjeç kanë vdekur pas sulmit në Munih
Tre Boeing 747 të ngarkuar me armë amerikane për Ukrainën zbarkojnë në Poloni
Osmani: Të miratohen ndryshimet kushtetuese, janë kusht për në BE
Krim brenda familjes në Durrës/ Djali vret babanë dhe arratiset
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?