Imagjinoni një horizont mbresëlënës me ndërtesa kaq inovative sa janë në prag të quhen vepra arti, dhe një shëtitore buzë detit që ndërthur pa mundim tradicionalen me ultramodernen.
Mirë se vini në Doha, një nga qytetet më emocionuese në Lindjen e Mesme që do të presë vizitorë të shumtë nga e gjithë bota për Kupën e Botës FIFA.
Doha u ngrit nga shkretëtira, e ushqyer nga inovacioni dhe pasioni energjik. Rezultati është një qytet që u shndërrua shumë shpejt nga një fshat modest i zhytjeve dhe peshkimit me perla në një nga destinacionet më të rëndësishme dhe dinamike në Lindjen e Mesme.
Kryeqyteti i Katarit është shtëpia e kompanive shumë miliarda dollarëshe, qendrave tregtare magjepsëse ku mund të blini me një shofer privat në një karrocë golfi në vend që të ecni, dhe atraksione të tjera të panumërta.
Është shtëpia e njerëzve nga të gjitha prejardhjeve kulturore dhe Doha shquhet për diversitetin kulturor në rritje.Historia e Dohas
Për shekuj me radhë, Doha ishte një fshat peshkimi i njohur për tregtinë e perlave. Zhytësit e perlave të vendit ishin të njohur për aftësinë e tyre në gjetjen e perlave më të mëdha dhe më të përsosura, dhe fshati origjinal (i cili njihej si Al Bida) ishte gjithashtu një port peshkimi i zënë për breza.
Me pasurinë e fituar nga tregtia e naftës në shekullin e 20-të, Doha u bë një nga qendrat kryesore tregtare për të gjithë rajonin. Sot është selia ekonomike e shtetit të Katarit dhe epiqendra e biznesit dhe financave në Lindjen e Mesme.
Çfarë do të thotë Doha
Fjala “Doha” ose “Ed-Dawha” në arabisht përkthehet fjalë për fjalë si pema madhështore.
Megjithatë, në disa dialekte të rajonit, termi rrjedh nga fjala “Dawh”, e cila zakonisht përdoret për t’iu referuar formave të rrumbullakëta, duke përfshirë gjirin e lakuar që rrethon qytetin.
Kur të vizitoni Dohën?
Katari ka një klimë shkretëtirë, kështu që pothuajse të gjitha ndërtesat në vend janë me ajër të kondicionuar. Në janar, shkurt dhe mars temperaturat janë të këndshme dhe variojnë nga 22 deri në 27 gradë celcius, ndërsa nëntori dhe dhjetori janë gjithashtu në temperatura deri në 25 gradë. Ju gjithashtu mund të përjetoni shi në Doha, veçanërisht në periudhën nga dhjetori deri në prill.
Gjatë muajve të verës temperatura mund të arrijë deri në 40 gradë, ndonëse dihet se merkuri jozyrtarisht ngrihet në gati 50 gradë në korrik dhe gusht.
Nëse preferoni të vizitoni gjatë temperaturave më të ftohta, atëherë muajt e dimrit janë idealë për të vizituar kryeqytetin e Katarit. Mos u çuditni nëse ndjeni ajër më të ftohtë jashtë, përkatësisht, në shumë vende në Doha ka edhe kondicioner të hapësirave të hapura me zgjidhje të ndryshme inovative, ndërsa banorët e Dohas nuk i fikin as veturat kur shkojnë në dyqan.
Karburanti është i lirë, kështu që ata thjesht e lënë të funksionojë në parking me ajër të kondicionuar.
Çfarë të shihni në Doha?
Pavarësisht shpejtësisë së pabesueshme të zhvillimit, Doha është ende një qytet relativisht kompakt, kështu që lëvizja është mjaft e thjeshtë, gjë që i lejon turistët të shijojnë vërtet qytetin.
Ka rreth 60 lagje në Doha, shumë prej të cilave janë zona banimi më larg qendrës së qytetit. Nëse jeni duke ardhur për biznes, West Bay (distrikti kryesor i blerjeve) është pikërisht në zemër të qytetit dhe është shtëpia e disa prej kompanive më të mëdha në vend, veçanërisht ato të përfshira në naftë dhe gaz.
Përgjatë rrugës Corniche, monumentet kryesore të qytetit, si Souq Waqif, Perla, Fshati Kulturor i Katarit, Muzeu i Artit Islamik dhe Shëtitorja Corniche, janë në afërsi të njëra-tjetrës. Ato mund të arrihen lehtësisht me taksi të shumta të disponueshme në qytet, dhe gjithashtu mund të arrihen në këmbë. Sigurisht, për të gjithë ata që pëlqejnë transportin publik, ekziston edhe një metro që lidh pothuajse të gjithë qytetin.
Zona e Gjirit Perëndimor të Dohas është e mbushur me arkitekturë të jashtëzakonshme, rrokaqiejt e lartë dhe ndërtesa konceptuale të nivelit të lartë dhe është shtëpia e disa prej korporatave kryesore të vendit.
Rruga Al Sadd në qendër të Dohas dhe zona përreth gjithashtu paraqet një mori opsionesh ushqimi dhe argëtimi.
Muzeu i Artit Islamik është një nga atraksionet më të rëndësishme të qytetit. Duke qëndruar me krenari në ishullin e saj të ndërtuar me qëllim, kjo ndërtesë mahnitëse strehon disa nga thesaret më të pasura dhe veprat më të mira të artit islam, dhe ka një bibliotekë të dedikuar për artin islam. Muzeu pret disa ekspozita gjatë gjithë vitit, së bashku me shfaqje, koncerte muzikore dhe kinema të hapura gjatë muajve të ftohtë.
Ai është gjithashtu i rrethuar nga parku i tij, ku vizitorët mund të pedalojnë një varkë, të bëjnë piknik (mund të blini një shportë pikniku të gatshëm), të ecin ose të ngasin një biçikletë (biçikletat janë të disponueshme me qira). Parku gjithashtu përmban kafene dhe kioska me pamje nga horizonti mahnitës i Corniche.