By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike
May 17, 2025
Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA
May 17, 2025
Faleminderit Aurela!
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si do të funksionojë marrëveshja e OKB-së për klimën?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Si do të funksionojë marrëveshja e OKB-së për klimën?
Ballina 2Rajon / Botë

Si do të funksionojë marrëveshja e OKB-së për klimën?

Kosova Times
Last updated: 2022/11/21 at 1:51 PM
Kosova Times Published November 21, 2022
Share
SHARE

AP

Që kur nisën bisedimet për klimën mes vendeve të Kombeve të Bashkuara (OKB) para 30 vjetëve, vendimi i së dielës për themelimin e një fondi për t’i ndihmuar vendet e varfra të prekura nga ngrohja globale, po cilësohet si vendimi më i rëndësishëm.

Ky ishte një konfirmim i parevokueshëm se vendet e varfra, me burime të kufizuara, po i përjetojnë më së rëndi pasojat e ndryshimeve klimatike, si vërshimet, valët e nxehtësisë dhe stuhitë. Ndërsa, vendet e industrializuara që e kanë ndotur klimën, kanë përgjegjësi t’iu ndihmojnë atyre.

Përderisa liderë qeveritarë, ambientalistë dhe aktivistë e festuan planin për themelimin e këtij fondi, ka ende shumë gjëra të paqarta që nga mënyra se si do të funksionojë ky fond e deri te pasojat afatgjate.

Më poshtë mund ta lexoni se si u zhvillua ideja e “humbjeve dhe dëmeve” dhe çka dimë deri tani për fondin.

Historia

Në fillim të viteve ’90, Aleanca e Shteteve të Ishujve të Vegjël, një grup i shteteve me vendndodhje në ishuj të vegjël dhe të ulët, bëri thirrje për themelimin e një fondi për humbje dhe dëme, përderisa OKB-ja po e krijonte një kornizë për ballafaqimin me ndryshimet klimatike në nivel ndërkombëtar.

Që nga atëherë, kjo ide ka qenë pjesë e samiteve vjetore të OKB-së për klimën. Megjithatë, shpeshherë për këtë ide bisedohej në margjinat e negociatave dhe përderisa vendet në zhvillim dhe aktivistët e kërkonin me ngulm, vendet e pasura e përdornin fuqinë e tyre për ta rrëzuar poshtë këtë ide.

Për herë të parë, në samitin COP27 të këtij viti, ideja u përfshi në agjendë dhe ishte në qendër të diskutimeve.

Kush do ta financojë?

Fondi fillimisht do të grumbullojë kontribute nga vende në zhvillim dhe nga burime të ndryshme private dhe publike, si institucione ndërkombëtare financiare, ndërsa opsion mbetet ndihma edhe nga vendet me ekonomi të zhvilluar dhe të fuqishme.

Teksti përfundimtar thekson “identifikimin dhe zgjerimin e burimeve për financim” – gjë që ishte kërkuar gjatë negociatave nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera. Kjo sugjeron se vendet, të cilat janë ndotëse të mëdha të ambientit dhe konsiderohen si vende në zhvillim, duhet gjithashtu të paguajnë.

Gjatë bisedimeve, Kina tha se paratë për një fond të ri duhet të vijnë nga vendet në zhvillim e jo nga ta. Por, Kina mund të kontribuojë vullnetarisht në këtë fond, nëse e bën edhe ShBA-ja.

Kur administrata e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, kishte premtuar tre miliardë dollarë për Fondin e Gjelbër Klimatik në vitin 2014, edhe Kina kishte kontribuar me 3.1 miliardë dollarë.

Detaje të tjera për financuesit e këtij fondi do të vendosen nga një komision që planifikon ta përfundojë punën për këtë fond brenda një viti.

Kush do t’i marrë paratë?

Marrëveshja thotë se fondi do t’i ndihmojë “vendet në zhvillim që janë veçanërisht të cenueshme nga efektet e dëmshme të ndryshimeve klimatike”, edhe pse do të ketë hapësirë që të paguhen edhe vendet me të ardhura të mesme që pësojnë nga fatkeqësitë klimatike.

Pakistan, një e treta e territorit të të cilit kishte mbetur nën ujë shkaku i vërshimeve, dhe Kuba, që së fundi u godit nga uragani Ian, mund të përfitojnë nga ky fond.

Ende nuk është vendosur se si mund të përshtatet ky fond për dëme dhe humbje me punën e “institucioneve të tjera, agjencive humanitare që ndihmojnë njerëzit t’i rindërtojnë shtëpitë, t’i përballojnë krizat e refugjatëve dhe migracionit dhe të sigurojnë ushqim dhe uj”, thotë David Waskos, drejtor i Institutit të Resurseve Botërore.

Edhe për këtë gjë, detajet do të përcaktohen nga komisioni gjatë vitit të ardhshëm.

Rindërtimi i besimit

Përtej, thjesht, ndihmës financiare, krijimi i këtij fondi shihej edhe si një hap i madh përpara. Por, se si do të vlerësohet, përfundimisht varet nga shpejtësia me të cilën do të përfundohet puna për themelimin e tij.

Gjatë sesionit të fundit të mbajtur të dielën, Lia Nicholson, këshilltare për ndryshimet klimatike në Antigua, tha se komisioni tranzicional duhet të themelohet menjëherë dhe të jepen mandate të qarta.

“Ky fond për humbje dhe dëme duhet të bëhet varka e shpëtimit për të cilën kemi nevojë”, tha ajo.

Megjithatë, ekziston një boshllëk kredibiliteti për shkak të premtimeve të thyera në të kaluarën.

Në vitin 2009, shtetet e pasura ishin pajtuar të kontribuojnë me 100 miliardë dollarë në vit për t’i ndihmuar vendet në zhvillim të kalojnë në energji të gjelbër dhe të përshtaten me ndryshimet klimatike. Megjithatë, deri më tani, kjo iniciativë nuk është financuar asnjëherë plotësisht.

Pasojat

Një ndër arsyet kryesore që vendet e pasura e kanë kundërshtuar një fond të tillë ka qenë frika se kjo do të shndërrohej në një detyrim afatgjatë për ta. Edhe pse kjo ide tashmë ka kaluar në OKB, ky shqetësim është ende i pranishëm dhe këtë e bëri të qartë insistimi i negociatorëve që në formulim të mos përdorej fjala “detyrim” dhe që kontributet të jenë vullnetare.

Me gjithë këto vërejtje, themelimi i këtij fondi mund të ketë pasoja ligjore dhe simbolike në rrethet klimatike dhe përtej tyre. Për shembull, shumë vende të Ishujve të Paqësorit kanë kërkuar që ndryshimet klimatike të shqyrtohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ata besojnë se ligjet ndërkombëtare duhet të përforcohen për t’i mbrojtur të drejtat e tyre në rast se tokat u gëlltiten nga rritja e nivelit të ujit në dete. Themelimi i këtij fondi për humbje dhe dëme mund t’u ndihmojë atyre në këtë drejtim.

You Might Also Like

Si po u merret prona ukrainasve në Krime

Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën

Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Kosova Times November 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vdiq ish presidenti! Rrëzohet me helikopter me katër persona

Kosova Times Kosova Times February 7, 2024
Blinken: ShBA mbështet hapa konkretë për një shtet palestinez
Osmani sot pritet në Departamentin amerikan të Shtetit
Harris i telefonoi Trumpit
23 të vdekur, 6 të zhdukur nga përmbysja e një varke në liqenin e Filipineve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?