By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi
September 10, 2025
Ndalohet kontrabanda me materiale medicinale dhe dentare në Kamenicë
September 10, 2025
Çfarë duhet të ndodhë tjetër që BE të vendosë sanksione ndaj Vuçiqit, Daçiqit, Brnabiqit…?
September 10, 2025
Begaj: Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia
September 10, 2025
Kush është Larry Ellison, njeriu i ri më i pasur në botë që rrëzoi nga froni Elon Musk?
September 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasadori gjerman: Absurde të rrezikohet përshkallëzimi për shkak të targave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ambasadori gjerman: Absurde të rrezikohet përshkallëzimi për shkak të targave
Ballina 1Lajme

Ambasadori gjerman: Absurde të rrezikohet përshkallëzimi për shkak të targave

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 9:29 PM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

“E përsëris, është absurde që të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për shkak të targave”, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai shkroi në Twitter se është mirë që përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, ka më shumë kohë që të punojë me palët për të gjetur një zgjidhje.

Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mesnate vendosi ta shtyjë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Faza e dytë ka paraparë shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me targa të tilla.

Para shtyrjes së vendimit, Policia e Kosovës kishte planifikuar që vendimin për gjobat ta zbatonte nga mëngjesi i 22 nëntorit.

Faza e parë ka paraparë qortimin, e dyta parasheh gjobën dhe më vonë parashihet të vendosen disa targa provuese.

Serbia – e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan – duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme – kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Ata, po ashtu, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave nga autoritetet e Kosovës.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Më 21 nëntor, takimi në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, rezultoi pa marrëveshje.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

You Might Also Like

Ndalohet kontrabanda me materiale medicinale dhe dentare në Kamenicë

Begaj: Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

Një rrugë në Vlorë me krenari do e mbaje emrin e princit të polifonisë, Lefter Çipa

AGK: E rrezikshme gjuha e Osmanit ndaj gazetarëve, të ruaj lirinë e mediave

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Novorossiysk, një zjarr i madh shpërtheu në terminalin e mallrave

Kosova Times Kosova Times August 18, 2023
Në SPS po rritet pakënaqësia për shkak të bashkimit me lëvizjen e Vuçiqit: Ndërsa Daçiq pretendon se gjithçka është në rregull, zyrtarët e tij e mohojnë publikisht
Kurti e Mickoski diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
Rebelët nxitojnë drejt qytetit të fundit të madh përpara Damaskut, njerëzit ikin masivisht
Rusia sulmon me raketa sektorin ukrainas të energjisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?