By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edhe 40 të huaj në mesin e protestuesve të arrestuar në Iran
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Edhe 40 të huaj në mesin e protestuesve të arrestuar në Iran
Rajon / Botë

Edhe 40 të huaj në mesin e protestuesve të arrestuar në Iran

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 10:12 PM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

Në mesin e qindra protestuesve të arrestuar nga regjimi iranian gjatë protestave që po vazhdojnë që nga shtatori në këtë vend, janë edhe 40 nënshtetas të huaj.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Masoud Setayeshi, për agjencinë shtetërore të lajmeve, IRNA, të martën.

Setayeshi, sipas agjencisë IRNA, tha se armiqtë e Iranit duan ta krijojnë një pamje “të zezë dhe të ithët, plot me kaos dhe pasiguri” të vendit.

Zëdhënësi i gjyqësorit iranian tha se të arrestuarit po përballen me akuza të ndryshme, përfshirë spiunazh, dhe shtoi se proceset gjyqësore të tyre do të zhvillohen nën ligjin kriminal islamik.

Gjithsej 1.118 protestuesve në Iran u janë ngritur aktakuza për rrezikim të sigurisë kombëtare, tha Setayeshi. Deri më tani, të paktën gjashtë protestues janë dënuar me vdekje. Zyrtari iranian tha se të akuzuarit mund të apelojnë vendimin që merret për rastin e tyre.

Protestat në Iran janë bërë më të dhunshme gjatë ditëve të fundit. Në zonat kurde në perëndim dhe veriperëndim të Iranit, dëshmitarët kanë përshkruar skena që ngjajnë me një luftë civile.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se mbi 40 njerëz janë vrarë në qytetet kurde në Iran gjatë ditëve të fundit, përderisa forcat shtetërore të sigurisë po e rrisin dukshëm praninë e tyre.

Edhe në pjesë të tjera të Iranit është raportuar për vdekje dhe arrestime të shumta.

Që kur protestat nisën në mes të shtatorit, më shumë se 300 protestues në Iran kanë vdekur, përfshirë këtu mbi 40 fëmijë, sipas zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut. Aktivistë të tjerë për të drejta të njeriut thonë se numri i të vdekurve kalon shifrën prej 430 personave, ndërsa rreth 17.500 protestues janë arrestuar.

Protestat kundër establishmentit klerik të Iranit shpërthyen dy muaj më parë, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje 22 vjeçe, e cila u arrestua nga policia e moralit për, siç u tha, shkelje të rregullave të hixhabit.

Autoritetet thonë se Mahsa Amini humbi jetën nga sulmi në zemër, por familja e saj dhe iranianë të tjerë besojnë se ajo vdiq si rezultat i rrahjes nga policia.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia ruan “Rajska Banjën”, qytetarët kundër administrimit të saj nga Kosova

Kosova Times Kosova Times December 20, 2023
Horoskopi ditor për 4 dhjetor
Gjykata pezullon afatet për çështjen gjyqësore ndaj Trumpit
Aksident me fatalitet në Konjuh të Lipjanit
KEK: Pas remontit, njësia B-1 është kthyer në operim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?