By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia trafikon vajza afrikane për të ndërtuar dronë
July 26, 2025
Austriaku mashtron shtetin me 300,000 euro: Pretendohet se ka aftësi të kufizuara të rënda, por shkoi në udhëtime ekzotike
July 26, 2025
Si ndodhi njohja e Palestinës nga Franca: Izraeli ushtroi presion të fortë dhe kërcënoi
July 26, 2025
Tabloidi suedez publikon pamjet e sherrit në avionin e Ryanair nga Zagrebi
July 26, 2025
Limaj pret nga Kushtetuesja të ndihmojë në krijimin e institucioneve
July 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kupchan: Gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbart rrezikun për dhunë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kupchan: Gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbart rrezikun për dhunë
Ballina 1Lajme

Kupchan: Gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbart rrezikun për dhunë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 10:04 PM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë është e serioze dhe ekziston rreziku për dhunë dhe bllokim të mëtejshëm. Studiuesi i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë i tha të martën Zërit të Amerikës se BE dhe SHBA kanë të drejtë që janë të shqetësuara por shtoi se trysnia duhet të mbahet ndaj të dyja palëve.

“Situata është mjaft e tensionuar tani, në kuptimin që jemi kemi arritur në një ngërç dhe qeveria e Kosovës ka rënë dakord për një shtyrje vetëm 48 orëshe dhe ekziston mundësia që të rikthehemi në një pikë ku ringjallet rreziku për dhunë”, tha ai duke iu referuar shtyrjes që qeveria e Kosovës pranoi për zbatimin e vendosjes së gjobave për targat e makinave në Veri, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Zoti Kupchan mendon se qëndrimet e të dyja palëve kanë merita.

“Nga njëra anë thotë ai, një ndryshim i status-quosë mund të trondisë një ekuilibër delikat dhe të krijojë kushte për dhunë. Nga ana tjetër, kryeministri Kurti ka të drejtë kur thotë se pala serbe duhet të angazhohet në një dialog të sinqertë për normalizimin. Unë mendoj se Kurti po e përdor çështjen e targave të makinave si një mënyrë për ta detyruar Serbinë që të merret me çështjet më madhore”, thotë zoti Kupchan.

Ai shton se se është e qartë që situata është e tensionuar dhe se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë që janë të shqetësuara për pasojat e mundshme.

“Mendoj që SHBA dhe BE duhet ta mbajnë trysninë ndaj të dyja palëve dhe mesazhi ndaj Beogradit duhet të jetë që të angazhohet në një dialog të sinqertë me Kosovën për normalizim dhe rrjedhimisht njohje të saj. Nga ana tjetër mendoj se duke pasur parasysh mundësinë e dhunës, duke qenë se situata është e rrezikshme, trysnia ndaj Kosovës është e kuptueshme, meqenëse vazhdimi i planit për zbatimin e vendimit për targat e makinave, mund të trondisë status-quonë”, tha ai.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha të hënën në mbrëmje, pasi takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dështoi, se të dyja palët “duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që të mos rrezikohen dekada të paqes së fituar me vështirësi në një rajon të brishtë”.

Zoti Kupchan bie dakord se bisedimet janë rruga më e mirë.

“Mendoj se rezultati më i mirë do të ishte që Beogradi të bjerë dakord të ulet në tryezë në drejtim të përparimit drejt një marrëveshjeje përfundimtare. Përndryshe do të jemi në një situatë të bllokuar”, tha ai.

You Might Also Like

Limaj pret nga Kushtetuesja të ndihmojë në krijimin e institucioneve

Murati: U përpoqëm deri në orët e fundit të krijojmë institucionet

Abdixhiku i kërkon Kurtit të respektojë ligjin

Krasniqi: Nuk bëhemi pjesë e shkeljeve të Kushtetutës

Dështon përsëri konstituimi i Kuvendit, nga tani topi tek Kushtetuesja

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Sekuestrohet në Prishtinë një automjet i tipit `Ferrari`

Kosova Times Kosova Times July 4, 2024
Lavrovit nuk i pëlqejnë nismat amerikane per Ukrainë
HOROSKOPI DITOR PËR 2 DHJETOR 2023
Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë
Kosova vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?