By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i Burrecave
May 13, 2025
Italia pret 66 milionë turistë dhe 267 milionë vizitorë
May 13, 2025
Mjekja ushtarake shkatërron grupin rus të sulmit, vlerësohet për heroizëm
May 13, 2025
“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker
May 13, 2025
I dërguari i Trump foli për ultimatumin e presidentit ndaj Moskës dhe Kievit
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Targat sprovojnë sundimin e ligjit në veri të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Targat sprovojnë sundimin e ligjit në veri të Kosovës
Ballina 1Lajme

Targat sprovojnë sundimin e ligjit në veri të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 10:19 PM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

Mosarritja e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel lidhur me çështjen e targave, e bën situatën e sigurisë në veri të Kosovës shumë më të ndjeshme sesa që ka qenë deri më tash, vlerësojnë njohësit e proceseve politike dhe të çështjeve të sigurisë në Kosovë.

Situatën në veri të Kosovës, njohësi i proceseve politike, Agon Maliqi e cilëson si “më të rrezikshmen që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008” dhe, sipas tij, në rast se përkeqësohet situata e sigurisë, është vështirë të gjendet rrugëdalja.

Për më shumë, misioni i EULEX-it, i cili, siç thotë ai, ka mandatin mbikëqyrës, nuk mund të marrë rolin për të siguruar rendin dhe paqen.

“KFOR-i, në anën tjetër, mund të rikthehet në bazë të mandatit që e ka prej Kombeve të Bashkuara, si forcë e parë e ndërhyrjes. Kjo do të bënte regres të madh, në kontekstin e krijimit të një situate të veçantë të sigurisë në veri, gjë që efektivisht e ndan veriun nga perspektiva e rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës”, thekson Maliqi.

Me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës. Kjo shtyrje për 48 orë u bë pas dështimit të negociatave në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, e hodhi përgjegjësinë kryesisht te pala kosovare për mosarritjen e një marrëveshjeje për çështjen e targave, duke shtuar se kjo situatë “lë vakum shumë të rrezikshëm sigurie”.

Ai, pas dështimit të negociatave, kërkoi nga Kosova që menjëherë “t’i pezullojë fazat e mëtejshme” të planit për riregjistrimin e makinave në veri të Kosovës, ndërsa nga Serbia “të pezullojë lëshimin e targave” të reja, të tilla si KM, që në Kosovë konsiderohen të paligjshme. Serbia u pajtua me këtë propozim, por jo edhe Kosova.

Qytetarët serbë në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – të mbështetur nga autoritetet e Beogradit, kundërshtojnë vendimin e Qeverisë për targat.

Ata më herët kanë deklaruar se do të bëjnë rezistencë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje atyre që edhe nëse protestojnë ndaj këtij vendimi, këtë ta bëjnë në mënyrë paqësore dhe demokratike, si dhe të tregojnë se serbët nuk dëshirojnë konflikt.

Plani i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit për riregjistrimin e veturave me targa ilegale dhe konvertimin e tyre në targa RKS, si dhe vendimi i autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar zbatimin e planit, ka nxitur reagimin e pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të Kosovës.

Më 5 nëntor, ata kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale në katër komunat e veri të vendit, si dhe nga Policia e Kosovës dhe Gjyqësori.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, shpreh mendimin që ndaj zbatimit eventual të planit të Qeverisë së Kosovës për targat, reagimet e qytetarëve serbë në veri janë të pritshme.

“Normalisht, refuzimi mund të jetë individual, por do të ketë edhe instruksione për veprim kolektiv ndaj kësaj mase, përmes bllokimit të rrugëve me tubime e protesta, si dhe masa të tjera represive ndaj rendit dhe qetësisë publike në këtë pjesë (veri) të vendit”, vlerëson Ibishi.

Duke folur për misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, Ibishi është gjithashtu i mendimit se asnjë nga këto mekanizma nuk mund ta marrë rolin e Policisë së Kosovës.

Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet t’i qaset zbatimit të planit të saj duke angazhuar kapacitetet e institucioneve të sigurisë dhe rendit.

“Mendoj se ka kapacitete të bollshme për mbikëqyrjen e vendkalimeve kufitare dhe të mbikëqyrjes së vijës kufitare, por edhe të mbajtjes së rendit dhe sigurisë publike në brendi të këtyre katër komunave, si dhe stacioneve dhe nënstacioneve policore”, thotë Ibishi.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave ka tri faza.

Pas fazës së parë, shqiptimit të qortimeve për ngasësit e makinave me targa ilegale që zgjati deri më 22 nëntor, Policia e Kosovës duhej të niste zbatimin e fazës së dytë – shqiptimin e gjobës prej 150 eurosh ndaj ngasësve të këtyre veturave, që është shtyrë edhe për 48 orë.

Faza e tretë përfshin përdorimin e targave provuese, ndërkaq pas 21 prillit të vitit 2023, Qeveria e Kosovës ka thënë se do të lejohen të qarkullojnë vetëm makinat me targa RKS.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

You Might Also Like

Policia në Ferizaj arreston të dyshuarën që kërkohej për vjedhje të rëndë

Takimi i Osmanit, Kusari-Lila: Besoj se LVV do të ketë përgjigje pozitive

Limaj: Kuvendi është çështje politike

Peci: Presidentja duhet ta ftojë edhe partinë Guxo për konsultime

Bajrami: As LVV dhe koalicioni i tyre, as opozita e djeshme s’i ka numrat

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NSA monitoroi bisedat telefonike të asistentit personal të Osama bin Ladenit për dy vjet

Kosova Times Kosova Times September 12, 2024
Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, nisin hetimet
‘Paris 2024’, eliminohet Manjola Konini
Nga e shëndetshmja tek e ëmbla: Çka kanë menytë e kopshteve publike?
Politikat e “buta” të BE-së dhe Amerikës ndaj veprimeve brutale për luftë të Serbisë?!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?