By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deri në fund të këtij muaji s’ka letërnjoftime e patentë-shoferë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deri në fund të këtij muaji s’ka letërnjoftime e patentë-shoferë
Lajme

Deri në fund të këtij muaji s’ka letërnjoftime e patentë-shoferë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/23 at 9:39 AM
Kosova Times Published November 23, 2022
Share
SHARE

Qytetarët e Kosovës po përballen me vështirësi për t’u pajisur me dokumentet personale. Ata janë të detyruar, që për shkak të mungesës së materialeve, t’i shtyjnë terminët e tyre nëpër ambasada të ndryshme. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se në fund të këtij muaji, qytetarët do të mundë të pajisen me patentë-shoferë dhe letërnjoftime.

Valentina Fazliu është një ndër qytetaret e Kosovës e cila është duke pritur që për djalin e saj, 3 vjeç, të marrë pasaportën. Ajo ka planifikuar që për fundvit të udhëtojë në Gjermani, por për shkak se djali i saj nuk ka pasaportë, është detyruar t’i shtyjë terminët për vizë në ambasadë.

“Kam aplikuar për ta vazhduar afatin e pasaportës së djalit, sepse kam termin në ambasadë gjermane në janar. Më është dashur ta shtyj terminin nga 10 janari në 31 janar, sepse dëgjova dhe më thanë në MPB, se nuk ka material dhe nuk mund të bëhet, prandaj jam detyruar që ta shtyj terminin. Kjo na kushton dhe na dëmton, sepse nuk e di a mund të mbërri a jo në termin”, deklaroi Fazliu.

Ka edhe shumë qytetarë të tjerë që nuk po arrijnë të pajisen me dokumente personale, letërnjoftim, patentë-shofer dhe pasaportë, e të cilët, në mungesë të këtyre dokumenteve, nuk po arrijnë që t’i realizojnë qëllimet që kanë.

Për këtë çështje është deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, duke thënë se “situata e krijuar nga lufta në Ukrainë, ka prekur edhe tregjet globale, duke prekur kështu edhe prodhuesit e dokumenteve personale. Sveçla thotë se në fund të këtij muaji, do të furnizohen me patentë-shoferë dhe letërnjoftime, ndërsa pas dy muajsh edhe me gjithsej 73 mijë pasaporta.

“Ministria e Punëve të Brendshme, është në pritje për furnizim me dokumente personale, ku në fund të këtij muaji do të furnizohemi me patentë-shoferë dhe letërnjoftime dhe pas dy muajve edhe me pasaporta,gjithsej 73 mijë copë. Është një numër i limituar ku merren pasaportat dhe ato janë emergjencat, ekziston kontrata e cila është ende valide. Me kohë janë bërë porositë, por kam thënë se është arsyeja madhore që furnitori nuk ka mundur t’i plotësojë obligimet e saj”, deklaroi ministri Sveçla.

Ndryshe, Agjencia për Regjistrimin Civil që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi thekson se është duke i menaxhuar me kujdes të shtuar sasitë në dispozicion. Kjo po bëhet përmes analizimit të rasteve me arsyetime dhe dëshmi përmes dokumentacionit mbështetës, e duke i trajtuar si prioritet të lartë rastet e kategorive shëndetësore, pastaj studentët, mërgatën dhe përfaqësimin shtetëror.

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times November 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Organizatorët: Franca, e lumtur dhe e bashkuar përgjatë Olimpiadës

Kosova Times Kosova Times August 10, 2024
Sudan: Është arritur marrëveshja me Moskën për krijimin e bazës detare ruse në Detin e Kuq
Vllaznia fituese e 28 Nëntorit në Candelu (TV-Itali)
Bega: Një garanci më shumë për paqen dhe të ardhmen e rajonit në BE
Izraeli e shpall shefin e OKB-së person të padëshirueshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?