By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Kosova vazhdon rritjen ekonomike dhe mbështet sektorin privat
October 8, 2025
Publikohet dosja paraprake e ZPS-së për administrimin e drejtësisë
October 8, 2025
Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë
October 8, 2025
Kurti: Mbërrijnë në Kosovë dronët luftarakë kamikazë Skydagger
October 8, 2025
Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Dola i fundit nga ndërtesa”, Kurti zbulon propozimin e fundit që iu bë në Bruksel: E refuzoi Serbia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Dola i fundit nga ndërtesa”, Kurti zbulon propozimin e fundit që iu bë në Bruksel: E refuzoi Serbia
Ballina 1Lajme

“Dola i fundit nga ndërtesa”, Kurti zbulon propozimin e fundit që iu bë në Bruksel: E refuzoi Serbia

Kosova Times
Last updated: 2022/11/23 at 1:34 PM
Kosova Times Published November 23, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka folur sërish për dështimin e negociatave të së hënës në Bruksel.

Kurti ka thënë se në ftesën që e kishte pranuar për takimin në Bruksel, ishte theksuar se po ftoheshin për të diskutuar “me urgjencë në propozimin e BE-së të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve” dhe në paragrafin e dytë ishte edhe çështja e targave.

Kurti hodhi sërish akuza në drejtim të Borrellit duke thënë se iu përshtat qëllimit të Serbisë dhe në kundërshtim me parimin e propozuar nga vetë ai filloi të insistojë në një marrëveshje vetëm për pezullimin e shqiptimit të gjobave.

“Të premten që shkoi u ftova në Bruksel për një takim të organizuar në selinë e BE-së në Bruksel të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë. Ftesa e përfaqësuesit të lartë Borrell ishte e shoqëruar me një tekst me katër paragrafë që mëtonte të lëshohej si deklaratë. Në paragrafin e parë bëhej ftesë për përqendrim me urgjencë në propozimin e BE-së të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve.

Në paragrafin e tretë, teksti bënte thirrje të fillonin me njëherë diskutimet për propozimin e BE-së që të fillonin menjëherë diskutimet për një marrëveshje para marsit të vitit 2023. Natyrisht këtë propozim të Borrell e kam mirëpritur dhe tashmë ishim deklaruar që propozimi franko gjerman në të cilin Borrell insistonte që ta quanim propozim të BE-së paraqet një bazë të mirë për diskutim. Në paragrafin e dytë ishte çështja e targave së bashku me garancionet për komunitetin serb. Gjatë tetë orëve i zhvilluam gjashtë takime, tri bilaterale, e tri trilaterale. Parakushti për targat kishte të bënte vetëm me pezullimin e veprimeve të Qeverisë së Kosovës dhe jo me ndalimin e lëshimit të targave nga ana e Serbisë në versionin inicial. Ne ishim të pajtimit që për t’i dhënë hapësirë bisedimeve për propozimin e BE-së, t’i jepnim hapësirë pezullimit të fazës së dytë të vendimit për targa, mirëpo natyrisht atëherë kur Serbia ndalon së regjistruari makina me targa ilegale. Ky propozim u pranua dhe besoj që ishte një arritje e rëndësishme e takimit. Komuniteti serb në Kosovë është komuniteti më i mbrojtur dhe më i privilegjuar në Kushtetutë të Kosovës dhe kjo është rezultat i marrëveshjes gjithëpërfshirëse të Ahtisarit. Të drejtat për pakica në Kushtetutën e Kosovës nuk i gjen në atë të Serbisë, por as në shumë vende të tjera të botës. Pas takimit në Bruksel, i cili gjithsej zgjati 8 orë, Borrell fatkeqësisht e ndryshoi premisën e diskutimit të ditës së hënë.

Kurti ka thënë se ai ishte i fundit që u largua nga ndërtesa e BE-së, ngaqë bëri edhe një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje. Kurti tha se në momentet e fundit nga ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak mori edhe një propozim të fundit, për një tekst i cili do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së, mirëpo Kurti tha se më pastaj i kishte njoftuar se Vuçiçi nuk pranoi.

“Në kundërshtim me parimin e propozuar nga vetë ai filloi të insistojë në një marrëveshje vetëm për pezullimin e vendimit për targa. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda, nevoja urgjente për propozimin franko-gjerman u zhduk nga tavolina duke iu përshtatur qëllimit të Serbisë, presidenti i së cilës kishte ardhur aty për targa jo për propozimin e BE-së. Unë nuk jam as polic, as komandat stacioni, as zyrtar dogane që të merrem me gjithfarë çështje teknike që dalin nga bisedimet. Unë shkoj për marrëveshjen finale ndërkombëtare e ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen në qendër. Ky duhet të jetë qëllimi. Autorët e propozimit të BE-së e braktisën propozimin e tyre, andaj edhe takimi përfundoi. Sikurse në takimin e 18 gushtit, edhe në këtë takim, unë isha i fundit që e lëshova ndërtesën e BE-së sepse gjithmonë ekziston mundësia edhe për një përpjekje të fundit. Dhe më duhet të ju them se ka qenë edhe përpjekja e fundit. Emisari Lajçak ka ardhur tek ne dhe e bëri edhe një përpjekje të fundit për një tekst i cili do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së, mirëpo më pastaj na njoftoi që Vuçiç nuk e ka pranuar, ndërkaq Borrell tashmë ndodhej në konferencë për media”, tha Kurti.

You Might Also Like

Publikohet dosja paraprake e ZPS-së për administrimin e drejtësisë

Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë

Kurti: Mbërrijnë në Kosovë dronët luftarakë kamikazë Skydagger

Vendimi i plotë i Kushtetueses: S’ka Kuvend pa nënkryetarin serb

Gërvalla pjesë e takimit të ministrave në kuadër të Procesit të Berlinit

Kosova Times November 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Çfarë hahet në Orient Express? Një eksperiencë e paharrueshme në një tren ku qëndrimi i një nate kushton të paktën 4000 euro

Kosova Times Kosova Times January 15, 2023
Ukraina bllokon kalimin e gazit rus në Evropë, rriten çmimet e gazit 
Protestuesit pro-palestinezë mblidhen rreth Shtëpisë së Bardhë
Al Ittihad synon t’ia ‘vjedh’ Al Nassr Mane-n
Pse u zhvendos në Prishtinë pllaka përkujtimore e ushtarëve serbë në Luftën e Parë Botërore?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?