Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e vlerëson si veprim kundërkushtetues dhe kundërligjor vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, që të ulë pagat për gjyqtarë e prokurorë.
I udhëhequr nga kryesuesi Jetish Maloku, KPK-ja mbajti takim të jashtëzakonshëm ku është diskutuar vetëm vendimi I Qeverisë së Republikës së Kosovës për përgjysmimin e pagave të prokurorëve.
Në këtë takim, siç njofton KPK me një komunikatë zyrtare për media, morën pjesë edhe kryeprokurorët e prokurorive, njëzëri u vlerësa se vendimi i sotëm i Qeverisë, është kundërkushtetues dhe kundërligjor, si dhe ndërhyrje flagrante në pavarësinë e sistemit prokurorial.
Në këtë takim, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nxjerrë vendim ku kërkon nga Qeveria e së Republikës së Kosovës që menjëherë të anulojë këtë vendim, raporton RTKlive.
Ndërkohë, puna e prokurorive do të reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm me shërbime esenciale, po ashtu Këshilli dhe prokuroritë do të pezullojnë të gjitha format e bashkëpunimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Nëse ky vendim nuk shfuqizohet deri me datë 08 dhjetor 2022, Këshilli do të do të vendosë për masa tjera më radikale”, shkruan në njoftim.
Një kundërshtim të ngjashmëm e ka bërë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.