Borrell deklaroi shkurt pikën e marrëveshjes.
“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve”, shkroi Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri.
“Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm”, sqaroi ai, duke falendëruar për angazhim, Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, sllovakun Miroslav Lajçak si dhe “palët për një punë të palodhur”.
Lajmi është njoftuar nga Josep Borrell, përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri. Ai shkroi në Twitter se “kemi marrëveshje!”.
“Shumë i kënaqur të njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së, janë dakorduar për ndërmarrjen e masave për shmangie të përshkallëzimit dhe të përqëndrohen plotësisht në propozimin për normalizim të marrëdhënieve”, shkroi Borrell, pa dhënë detaje të tjera.
Sidoqoftë, hollësi të tjera pritet të jepen në orët në vazhdim.