Një tërmet i fortë goditi Turqinë herët në mëngjes, njoftuan zyrtarët turq. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.9 ishte 170 kilometra nga Stambolli, por lëkundje të forta u ndjenë në atë qytet si dhe në Ankara.
Një tërmet goditi perëndim të Turqisë, afër qytetit të Duzca-s, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dy kilometrash.
Numri i konfirmuar zyrtarisht i të plagosurve është 35 , ndërsa disa media turke raportojnë se 46 persona janë lënduar në pesë qytete turke, përfshirë Stambollin ku një person ka mbetur i plagosur.
Deri më tani, nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale, tha Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.
Ai shtoi se gjatë tërmetit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, por po punohet për rivendosjen e furnizimit me energji elektrike.
Një person u hodh nga ballkoni në panik
Sipas ministrit Soyle, një person mbeti i plagosur rëndë pasi u hodh nga ballkoni nga paniku.
“Ne u zgjuam nga një zhurmë e madhe dhe dridhje.” Në panik, ne lamë shtëpitë tona dhe tani po presim jashtë”, tha për AFP Fatma Colak, një banore e Duzze.
The intensity of the earthquake was reflected on the security camera in Bolu#Turkey #istanbul #ankara #deprem #Earthquake pic.twitter.com/QpC0meFUyi
— ابرار بٹ (@ibrarbutt621) November 23, 2022