Kuvendi i Kosovës pas miratimit të një marrëveshjeje ndërkombëtare, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar me votimin për dy kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Kandidati i vetëm që arriti të zgjidhet me vota të nevojshme ka qenë Enver Peci, i cili, me 66 vota, u zgjodh gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.
Enver Peci ka qenë kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës.
Tani Kuvendi është ende në procedurë të zgjedhjes së kandidatit tjetër për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, meqë kandidatët tjerë ende nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme.