By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Targat janë teknike, por pasojat janë më shumë se politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Targat janë teknike, por pasojat janë më shumë se politike
Ballina 1Lajme

Kurti: Targat janë teknike, por pasojat janë më shumë se politike

Kosova Times
Last updated: 2022/11/24 at 1:25 PM
Kosova Times Published November 24, 2022
Share
SHARE

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, sot para deputetëve në Kuvendit të Kosovës, ka folur për dakordimin e djeshëm në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi ynë ishte që propozimi franko-gjerman për normalizim, përmes një marrëveshjeje ligjërisht e obligueshme ndërkombëtare të bëhet çështje e bisedimeve në Bruksel, drejt arritjes së dakordimit të shtetit tonë që është normal e demokratik”, tha ai.“Të hënën më është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët që ka pasur 95 fjalë dhe fjalët e Francës dhe Gjermanisë nuk kanë qenë askund dhe nuk i referohej propozimit franko-gjerman, përveç çështjes së targave të çështja e këtij propozimi, nuk duhet propozimi, por do të zgjidhet çështja e targave sipas atij propozimi pa thënë franko-gjerman. Ndërkaq, dokumenti i djeshëm ka pasur 194 fjalë, krejt i ndryshëm. Ata që thonë se ajo që nuk u pranua të hënën u pranua të mërkurën, nuk po e dinë për çka po flasin. Ishte tekst më i madh ky i mbrëmshmi dhe nuk është marrëveshje, por dakordim. Është deklarata e Borrellit ajo që u bë mbrëmë, u ndryshua deklarata e Borrellit, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, Borrelli ka ndryshuar deklaratë”, ka shtuar Kurti.

Sipas tij, përherë të parë procesi i dialogut hyn në një fazë të negocimit mbi kornizën e përgjithshme, që do të jetë ligjërisht e obligueshme dhe që do t’i zgjidhë problemet fundamentale nga prizmi i së drejtës ndërkombëtare. Sipas tij, targat janë teknike, por pasojat janë më shumë se politike.

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja e mbrëmshme nuk është vetëm targa. “Ne u morëm vesh që t’i ndalojmë veprimet në mënyrë reciproke, pra nuk do të bëjmë gjobitje për targat KM dhe do t’i japim hapësirë negocimit të propozimit të evropian, që më herët i quanim propozim franko-gjerman, të hënën më është vërtetuar se propozimi është franko-gjerman”, tha ai.
Muja fton opozitën për konsensus

Deputeti i VV-së, Armend Muja, sot në Kuvendin e Kosovës ka folur për dakordimin e arritur dje në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk duhet harruar se procesi do të jetë i vështirë dhe se nuk duhet harruar se Serbia është aktor i paparashikueshëm dhe i pandershëm në raport me Kosovën, për këtë kërkojmë mbështetje”, tha ai. Deputeti Muja ka ftuar opozitën për konsensus.

Krasniqi: PDK mirëpret dakordimin e arritur në Bruksel

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për dakordimin e djeshëm për të cilën tha se PDK-ja e mirëpret atë, ngaqë shmangi eskalimin potencial në veri të vendit, por ka kërkuar sqarime nga qeveria për atë se a do të kthehen serbët lokalë në institucione të Kosovës.
“Askush prej jush nuk po tregon a do të ketë normalitet, a do të kthehen një pjesë e tyre në administratë, nuk po i thoni as ju, as ndërmjetësit ndërkombëtarë e as pala tjera”, theksoi ai.

Zemaj kritikon qeverinë për qasjen ndaj dialogut

Deputeti LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë për dialogun. ”Rruga e vetme që garanton suksesin e Kosovës, është bashkërendimi me partnerët strategjik të Kosovës, e veçmas me SHBA”, tha ai.
Haradinaj: Me marrëveshjen për tabelat është evituar rreziku

Dje me marrëveshje nuk është zgjidhur situata në veri, sfida që na pret është rikthimi në institucione i atyre që i kanë lëshuar vendet e punës, apo plotësimi i atyre vendeve të punës”, tha Haradinaj.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksoi se me marrëveshjen për tabelat është evituar rreziku.

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times November 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Trendafilova përfundon vizitën treditore në Kosovë

Kosova Times Kosova Times May 14, 2025
Ka ndërruar jetë nënshkruesi i fundit i Marrëveshjes së Belovezhit, Vitold Fokin
Presidentja Osmani u prit në takim nga Presidenti i Islandës
Një vjeçarja vdes për shkak të abuzimi seksual dhe dhunës nga prindërit!
Stjuardesa humbi 100 kilogramë dhe u bë një sensacion global
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?