Në Kongresin e 26-të të Internacionales Socialiste që mbahet përgjatë dy ditëve në Madrid të Spanjës, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Megjithatë, pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje e cila mbledh 87 parti politike nga shtete që vijnë nga disa kontinente, është në kapacitetin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti ka udhëtuar drejt Spanjës për të marrë pjesë në këtë ngjarje, e cila mbahet një herë në katër vjet e ku zgjedhën organet e reja drejtuese të saj.
Në këtë kongres, do të zgjedhën drejtuese të Internacionales Socialiste e ku Lëvizja Vetëvendosje ka statusin e pjesëmarrësit vëzhgues, bashkë edhe me parti të profilit të ngjashëm nga Kenia, Britania e Madhe, Lesoto, Irani, Irlanda, Serbia etj.