By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Brumi që fryhet për 15 minuta është një mrekulli e vërtetë: I butë si pambuku, mund të bësh pothuajse çdo gjë prej tij
January 24, 2026
Video: Momenti i shpërthimit në diskotekën “Jackie O”
January 24, 2026
PD e Shqipërisë protestë para Kryeministrisë
January 24, 2026
Protestat në Iran: Një tjetër pengesë për Kremlinin?
January 24, 2026
Ukraina, Rusia dhe SHBA-të bien dakord për më shumë bisedime javën e ardhshme në Emiratet e Bashkuara Arabe
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: NATO-ja zotohet se do t’i ndihmojë Ukrainës “për aq kohë sa të ketë nevojë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > NATO-ja zotohet se do t’i ndihmojë Ukrainës “për aq kohë sa të ketë nevojë”
Rajon / BotëUncategorized

NATO-ja zotohet se do t’i ndihmojë Ukrainës “për aq kohë sa të ketë nevojë”

Kosova Times
Last updated: 2022/11/25 at 1:38 PM
Kosova Times Published November 25, 2022
Share
SHARE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u zotua të premten se aleanca veri-atlantike do t’i ndihmojë Ukrainës të mbrohet në luftën kundër Rusisë “për aq kohë sa të ketë nevojë”. Ai gjithashtu tha se NATO-ja do t’i ndihmojë vendit të shkatërruar nga lufta t’i transformojë forcat e armatosura në një ushtri moderne sipas standardeve perëndimore.

Në një konferencë për media para takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që do të mbahet javën e ardhshme në Rumani, Stoltenberg kërkoi nga vendet anëtare që, ose individualisht ose në formë grupore, të vazhdojnë t’i ndihmojnë Ukrainës me armë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. NATO-ja, si organizatë, nuk dërgon armatim.

“NATO-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të ketë nevojë. Ne nuk do të tërhiqemi”, tha ish-kryeministri i Norvegjisë.

“Aleatët janë duke dërguar në mënyrë të paprecedentë mbështetje ushtarake dhe unë pres që ministrat e Punëve të Jashtme do të pajtohen ta rrisin edhe mbështetjen jo-vdekjeprurëse”.
Stoltenberg tha se anëtarët e organizatës 30-kombëshe të sigurisë i kanë ndihmuar Ukrainës me karburante, gjeneratorë, furnizime mjekësore, pajisje për dimër dhe pajisje për bllokimin e dromëve – veçanërisht tani që Rusia e ka sulmuar infrastrukturën e energjisë në Ukrainë.

“Në takimin tonë në Bukuresht, unë do të bëj kërkesë për edhe më shumë”, tha ai. “Në periudhën më afatgjate, ne do t’i ndihmojmë Ukrainës të kalojë nga pajisjet e kohës Sovjetike në standardet, doktrinat dhe trajnimet moderne të NATO-s”.

Stoltenberg tha se ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, do t’i bashkohet grupit të ministrave për t’i diskutuar nevojat më urgjente të vendit të tij, por edhe të diskutohet se çfarë mbështetje afatgjate mund të ofrojë NATO-ja.
Shefi i NATO-s tha se kjo mbështetje do t’i ndihmojë Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO në të ardhmen.

Takimi në Bukuresht, që do të zhvillohet më 29 dhe 30 nëntor, po mbahet gati 15 vjet pasi NATO-ja u kishte premtuar Ukrainës dhe Gjeorgjisë se një ditë mund të bëhen anëtare të kësaj organizate, një premtim që e kishte zemëruar shumë Rusinë.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë – tri vende partnere që NATO-ja thotë se janë nën presion të shtuar nga Rusia.

Stoltenbergu tha se takimi do të tregojë se NATO-ja po “merr hapa të mëtutjeshëm për t’i ndihmuar ata ta mbrojnë pavarësinë e tyre dhe për ta përforcuar aftësinë e tyre ta mbrojnë veten”.
Që kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e kishte urdhëruar pushtimin e Ukrainës para dhjetë muajve, NATO-ja e ka përforcuar mbrojtjen e aleatëve që janë fqinje me Ukrainën dhe Rusinë. Mirëpo, e kanë bërë këtë me kujdes që të mos përfshihet në një luftë më të gjerë me një fuqi nukleare si Rusia.

Por, Stoltenbergu nuk i bëri presion Ukrainës të nisë negociata për paqe me Rusinë. Diplomatë evropianë dhe të NATO-s kanë thënë që Putini nuk duket i gatshëm të ulet në tavolinë për bisedime të tilla.

“Shumica e luftërave përfundojnë me negociata”, tha ai. “Por, se çfarë ndodh në tavolinën e negocimit varet nga ajo që ndodh në fushën e betejës. Kështu që, mënyra më e mirë për t’i rritur mundësitë për zgjidhje paqësore është ta mbështesim Ukrainën”.

You Might Also Like

Video: Momenti i shpërthimit në diskotekën “Jackie O”

Ukraina, Rusia dhe SHBA-të bien dakord për më shumë bisedime javën e ardhshme në Emiratet e Bashkuara Arabe

Strategjia e re e sigurisë amerikane e quan Rusinë një “kërcënim të menaxhuar”

Trump kërcënon kryeministrin kanadez: “Bëje këtë dhe unë do të vendos tarifa 100 për qind!”

Aksident në dalje të Gjakovës, vdes 81 vjeçari

Kosova Times November 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Shëndetësi

OBSh shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
Analiza e Middle East Eye: Turqia pyet veten nëse është objektivi i radhës i Izraelit pas Iranit
Ish-ministri i Jashtëm kinez, Qing Gang ka dhënë dorëheqjen si deputete e parlamentit
Publiku ka ndezur sërish thashethemet: Michelle dhe Barack Obama dyshohet se po divorcohen
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e grave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?