By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani e Haxhiu kërkojnë që të luftohet dhuna mbi baza gjinore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani e Haxhiu kërkojnë që të luftohet dhuna mbi baza gjinore
Lajme

Osmani e Haxhiu kërkojnë që të luftohet dhuna mbi baza gjinore

Kosova Times
Last updated: 2022/11/25 at 10:10 PM
Kosova Times Published November 25, 2022
Share
SHARE

Sot u hap fushata globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, organizuar për herë të parë nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo fushatë globale u bën thirrje qeverive, shoqërisë civile, organizatave të grave, rinisë, sektorit privat, mediave dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara, të bashkojnë forcat në adresimin e pandemisë globale të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Të përbashkohemi në fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri për t’i dhënë frymë lirisë dhe jetës me dinjitet, të ketë një shoqëri të emancipuar të barabartë, aty ku njeriu çmohet, e ku respektohet integriteti fizik, seksual, psikik dhe ekonomik, u tha në fillim të hapjes së kësaj fushate.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj fushate presidentja Vjosa Osmani, tha se dhuna mbi bazë gjinore po mbetet pandemia që nuk po ia shohim fundin dhe ‘si e tillë dhuna mbi baza gjinore po mbetet pandemia më e gjatë në historinë e njerëzimit’.

Osmani tha se kur flasim për luftimin e dhunës mbi baza gjinore nuk duhet të bëjmë kompromis. “…sepse dhuna mbi bazë gjinore është shkelja më flagrante e të drejtave të njeriut dhe nuk paraqet gjendje të natyrshme të shoqërisë. Si e tillë mund të parandalohet dhe duhet të luftohet”, tha ajo.

Po ashtu presidentja gjatë fjalimit ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për vrasjen e 63-vjeçares, e cila u vra sot në kryeqytet në mënyrë makabre nga burri i saj.

Edhe ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes së gruas së vrarë sot në Prishtinë.

Sipas saj, dhuna në familje është e dënueshme dhe nuk guxon të tolerohet.

“Dhuna e përsëritur nuk është raportuar, dhunuesve u kemi dhënë edhe një mundësi për një tjetër viktimë. Por tani kemi hartuar strategjinë, kemi miratuar ligjin për ndihmë juridike falas. Së fundmi kemi miratuar edhe ligjin për kompensimin”, ka shtuar ajo.

Haxhiu u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë dhunën.

“Çdo grua e vajza duhet të ecë rrugëve pa frikë nga ngacmimi dhe sulmi”, tha Haxhiu.

You Might Also Like

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

QKMK: Normalizohet qarkullimi i kamionëve Valmira Saraçi|RTKlive

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit

Kosova Times November 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Si mund të duket një ofensivë tokësore e Izraelit në Rripin e Gazës?

Kosova Times Kosova Times October 16, 2023
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Trump thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës e Serbisë
ShSKUK: Qytetarët që kanë ankesa në QKUK t`i drejtohen KAP-së
Të rinjtë në Mitrovicën e Veriut u arrestuan për sulm ndaj personit zyrtar, thotë Policia e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?