Evakuimet vullnetare të banorëve nga qyteti Kherson i çliruar së fundmi janë duke u zhvilluar dhe treni i parë mori 100 persona, njoftoi qeveria ukrainase.
Treni u nis për në Khmelnytskyi, një qytet në Ukrainën perëndimore, njoftoi Ministria e Riintegrimit të Ukrainës.
Mes banorëve që përfituan nga evakuimi falas ishin 26 fëmijë, shtatë pacientë spitalorë të palëvizshëm dhe gjashtë persona me lëvizje të kufizuar, thuhet në njoftim.Më shumë se gjashtë milionë familje mbetën pa energji elektrike në Ukrainë dy ditë pas sulmeve masive ruse në vend, tha presidenti ukrainas Zelensky.
“Sonte (e premte) ndërprerja e furnizimit me energji elektrike vazhdon në shumicën e zonave dhe në Kiev. Më shumë se gjashtë milionë familje në total që kur ishin 12 milionë të mërkurën, kur ndodhën sulmet masive me raketa,” tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.
Zelensky kritikoi Klitschkon për situatën në Kiev
Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelensky sugjeroi që kryebashkiaku Vitaly Klitschko dhe bashkëpunëtorët e tij nuk bënë sa duhet për të përmirësuar situatën në Kiev.
“Për fat të keq, autoritetet lokale nuk bënë një punë të mirë në të gjitha qytetet. Ka pasur veçanërisht shumë ankesa në Kiev… Për ta thënë më butë, duhet bërë më shumë punë,” tha presidenti.
“Ju lutemi kushtoni vëmendje, njerëzit në Kiev kanë nevojë për më shumë ndihmë, shumë janë pa energji elektrike për 20, 30 orë. Ne presim punë cilësore nga kryetari i bashkisë,” shtoi ai.