By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë ndaj një personi për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm
August 8, 2025
SHBA paralajmëron Kosovën: Ngërçi politik po rrezikon investimet amerikane
August 8, 2025
LBK: Kriza po i kushton Kosovës mbi 1.2 milionë euro në ditë
August 8, 2025
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës
August 8, 2025
Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken për 110-vjetorin e Pavarësisë: Krah për krah me popullin shqiptar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Blinken për 110-vjetorin e Pavarësisë: Krah për krah me popullin shqiptar
Ballina 2Rajon / Botë

Blinken për 110-vjetorin e Pavarësisë: Krah për krah me popullin shqiptar

Kosova Times
Last updated: 2022/11/28 at 11:24 AM
Kosova Times Published November 28, 2022
Share
SHARE

Sekretari i Shtetit i ShBA, Antony J. Blinken, ka dërguar sot një mesazh urimi me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një postim të Ambasadës Amerikanë në Tiranë, Blinken ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare që festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ShBA-Shqipëri.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është nderi im të uroj popullin e Shqipërisë në 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare të festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ShBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku,” ka shkruar Sekretari i Shtetit.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa ju vazhdoni të jepni kontribut të rëndësishëm në skenën botërore”, ka thënë Blinken.

Ai gjithashtu tha se Shqipëria ka shfaqur lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke vënë në dukje veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën.

“Kontributet e çmuara të Shqipërisë si aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj gjatë zhvendosjes së afganëve”, shkruan Blinken.

“Ne urojmë Shqipërinë për arritjen e hapjes të negociatave me BE në korrik dhe mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur përgjatë rrugës suaj transatlantike. Së bashku, po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji ndërsa çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët klimatike për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike. Teksa hyjmë në shekullin tjetër të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë të qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar”, tha Blinken në përmbyllje të letrës së tij. /Kosovatimes/

You Might Also Like

SHBA paralajmëron Kosovën: Ngërçi politik po rrezikon investimet amerikane

Kritika në Holandë për pushimet e gjata të familjes mbretërore në Greqi

Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit

Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re

Parlamentarët italianë befasojnë botën: Të veshur me ngjyra palestineze, ata kritikojnë qeverinë për heshtjen e saj

Kosova Times November 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Arrestohen dy persona për sulm fizik ndaj dy personave të tjerë

Kosova Times Kosova Times November 22, 2023
Trajtimi me prioritet i rasteve të dhunës në familje temë e diskutimit
Kosova pret rininë evropiane
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor `Steel Wolf`
Osmani: Marshi dëshmon fuqinë e mobilizimit kundër kancerit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?