By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Ushtria suedeze po nis një luftë të paprecedentë kundër krimit
October 2, 2023
Rusia bombardoi më shumë se 150 vendbanime
October 2, 2023
Turqia do të transferojë Bayraktar me raketa lundrimi në Ukrainë
October 2, 2023
Analisti i preferuar i Vuçiqit u shpërnda në rrjetet sociale dhe e fshiu postimin, por ishte tepër vonë…
October 2, 2023
Likuidohet inspektori policor, ka të plagosur
October 2, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bosnja i kërkon Interpolit urdhër-arrest për ish-komandantin e ushtrisë
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Rajon / Botë > Bosnja i kërkon Interpolit urdhër-arrest për ish-komandantin e ushtrisë
Rajon / Botë

Bosnja i kërkon Interpolit urdhër-arrest për ish-komandantin e ushtrisë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/28 at 5:50 PM
Kosova Times Published November 28, 2022
Share
SHARE

Një gjykatë në Bosnjë e Hercegovinë ka urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Sakib Mahmulin, i dënuar për krime lufte kundër popullatës civile serbe gjatë luftës në Bosnje në vitet ’90, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë.

Urdhri u lëshua pasi Mahmulin, ish-komandant i korpusit të tretë të Ushtrisë të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës, nuk i është përgjigjur thirrjes, më 23 nëntor, që të nisë vuajtjen e dënimit me burg.

Nga Drejtoria për Koordinimin e Organeve Policore në Bosnjë e Hercegovinë i tha REL-it se deri në publikimin e këtij lajmi, Byrosë Qendrore Kombëtare të Interpolit në Sarajevë nuk i ka arritur kërkesa për lëshimin e urdhër-arrestit.

Për çfarë është dënuar Mahmulin?

Mahmulin ishte dënuar me tetë vjet burgim për krime kundër civilëve të ndaluar serbë, personelit mjekësor dhe ushtarëve në zonën Vozuqa dhe Zavidoviq në Bosnjën qendrore.

Gjykata e Bosnjës dhe vendimin final kundër Mahmulin pasi procedurat gjyqësore rinisën më 7 dhjetor të vitit të kaluar.

Vendimi i instancës së parë gjyqësore u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit në nëntor të vitit 2021. Sipas vendimit fillestar, Mahmulin ishte dënuar me dhjetë vjet burgim.

Në aktakuzë, thuhej se Mahmulin nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar krimet e luftës të kryera nga anëtarët e “El Muxhahidin” ndaj robërve të luftës dhe civilët serbë në zonën e Zavidoviqit dhe Vozuqës.

Në tetor të vitit 1995, pjesëtarët e këtij detashmenti kishin vrarë afër 50 të burgosur të luftës dhe civilë serbë në afërsi të Vozuqës dhe Zavidoviqit. Anëtarët e këtij reparti ushtarak vepronin në kuadër të korpusit të tretë të ushtrisë që udhëhiqej nga Mahmulin.

Në aktakuzë po ashtu thuhej se Mahmulin “kishte informacione se pjesëtarët e këtij grupi po përgatiteshin të kryenin krime dhe pas kryerjes së krimeve ai nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të ndëshkuar keqbërësit”.

Mahmulin po ashtu është akuzuar se ka kryer krime të luftës kundër të burgosurve të luftës, krime lufte kundër të plagosurve dhe të sëmurëve dhe krime lufte kundër popullatës civile.

Ish-komandanti kryesor i ushtrisë së Bosnjës, Rasim Deliq, po ashtu është përballur me akuza në Tribunalin e Hagës për krimet e kryera nga detashmenti “El Muxhahidin”, por ai u lirua nga akuzat pasi gjykata nuk gjeti se Deliq dinte se këto krime po kryheshin apo se ishin kryer.

You Might Also Like

Ushtria suedeze po nis një luftë të paprecedentë kundër krimit

Rusia bombardoi më shumë se 150 vendbanime

Turqia do të transferojë Bayraktar me raketa lundrimi në Ukrainë

Likuidohet inspektori policor, ka të plagosur

Turqia sulmon rebelët kurdë pas sulmit vetëvrasës në Ankara

Kosova Times November 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Janë të papranueshme veprimet që po e largojnë Kosovën nga rruga e integrimit euro-atlantik

Kosova Times Kosova Times July 14, 2023
Kremlini: Nuk presim “mençuri politike” në zgjedhjen e kryeministrit të ri britanik
Botërori i basketbollit, Letonia e çon në shtëpi Francën
Chollet bisedon me Vuçiqin, kërkon shmangien e provokimeve mes Kosovës dhe Serbisë
Borell: Djegia e makinave në veri është e papranueshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?