By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 shtator
September 17, 2025
Zhegrova debuton me barazim te Juve, fitojnë Real, Tottenham dhe Qarabag
September 16, 2025
PDK premton 2% të buxhetit të Gjilanit për fuqizimin e grave
September 16, 2025
Limaj nga Prizreni: Është koha për një kapërcim të madh
September 16, 2025
Krasniqi në Klinë: Sokol Bashota, zgjedhja për zhvillimin e komunës
September 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria thotë se bën dialog me serbët, por jo publikisht
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria thotë se bën dialog me serbët, por jo publikisht
Ballina 1Lajme

Qeveria thotë se bën dialog me serbët, por jo publikisht

Kosova Times
Last updated: 2022/11/28 at 9:32 PM
Kosova Times Published November 28, 2022
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës thotë se është duke zhvilluar dialog me serbët lokalë, përkatësisht me përfaqësuesit e tyre dhe me disa organizata të shoqërisë civile, por se ai po bëhet larg syve të publikut, me qëllim mbrojtjen e tyre nga “presionet dhe kërcënimet” e “strukturave ilegale dhe grupeve të lidhura me to”.

“Së fundmi, më saktësisht javën e kaluar, kryeministri [Albin Kurti] ka zhvilluar një takim me dhjetë serbë lokalë, udhëheqës të organizatave të shoqërisë civile në vend”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Pra, komunikimi dhe dialogu me serbët lokalë po ndodh, por po zhvillohet në atë mënyrë që nuk i cenon vetë ata”, tha ai, pa dhënë detaje të tjera.

Për mungesë të dialogut institucional me serbët lokalë u fol të hënën në Prishtinë gjatë publikimit të një hulumtimi me titull “Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë” nga organizata joqeveritare Aktiv, me seli në Mitrovicën e Veriut.

Drejtori i kësaj organizate, Midorag Milliqeviq, tha se mungesa e dialogut të tillë çoi edhe në largimin e serbëve të veriut nga institucionet e Kosovës.

“Aktualisht është shumë e qartë se kemi një vakum institucional, për të cilin, në këtë moment, askush nuk mund të thotë me siguri se kur do të eliminohet dhe nëse do të mund të vendoset funksionaliteti i institucioneve në veri të Kosovës”, tha Milliqeviq.

Për shkak të insistimit të Prishtinës zyrtare që serbët në veri të Kosovës t’i regjistrojnë veturat e tyre me targa që i lëshon Kosova dhe jo Serbia, pjesëtarët e komunitetit serb u larguan nga institucionet e Kosovës në veri – përfshirë policinë, gjyqësorin dhe komunat – në fillim të nëntorit.

Largimin e tyre e mbështeti edhe Serbia, e cila u zotua se punëtorëve të dorëhequr, do t’ua kompensojë rrogat që kanë marrë nga institucionet e Kosovës.

Disa serbë që kanë folur më herët për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se kanë dhënë dorëheqje për shkak të presioneve të ndryshme brenda komunitetit.

Organizata Aktiv publikoi hulumtimin “Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë” për të shtatin vit radhazi.

Ajo tha se anketa e sivjetme është kryer me 540 persona nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, në periudhën qershor-gusht.

Aktiv tha se anketa është kryer në një “atmosferë të tensioneve të shtuara” dhe me “një ndjenjë në rritje se situata e sigurisë po përkeqësohet ngadalë”.

Tensionet në Kosovë kanë nisur në fund të korrikut, kur disa serbë në veri kanë ngritur barrikada, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të filluar procesin e riregjistrimit të veturave.

Ato kanë shkuar duke u rritur deri javën e kaluar, kur Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur një marrëveshje, sipas së cilës, Qeveria e Kosovës është tërhequr nga vendimi për riregjistrimin e makinave, ndërsa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë targa të reja për serbët në veri.

A ka vërtet dialog me komunitetin serb?

Igor Markoviq, nga organizata Aktiv, thotë se përkundër disa paralajmërimeve të Kurtit se do të fillojë dialog të brendshëm me pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kurti e ka përmendur dialogun e brendshëm me serbët në Kosovë qysh në fushatën zgjedhore të vitit 2019, kur ka thënë se ky dialog është “shumë më i rëndësishëm se ai që po zhvillohet me Serbinë në Bruksel”.

Markoviq thotë se edhe drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore apo lokale të Kosovës “nuk kanë motivim të mjaftueshëm” për të bashkëpunuar me komunitetet joshumicë.

Darko Dimitrijeviq, redaktor i Radio Gorazhdevcit, e cila gjendet në territorin e komunës së Pejës, thotë për Radion Evropa e Lirë se pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, aktualisht, nuk kanë ku dhe me kë t’i adresojnë problemet, me të cilat ballafaqohen.

Sipas tij, edhe në institucione të Kosovës ka gjithnjë e më pak serbë.

“Ka gjithnjë e më shumë probleme që po grumbullohen”, thotë ai.

Branimir Stojanoviq, politikan i opozitës serbe nga Graçanica – në afërsi të Prishtinës – thotë se gjendja e komunitetit serb në Kosovë është përkeqësuar gjatë mandatit të kryeministrit Albin Kurti dhe se “asgjë nuk po zbatohet në dobi të serbëve”.

Si shembull, Stojanoviq thotë se Kurti ka insistuar në riregjistrimin e veturave duke u thirrur në Marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por, në anën tjetër, “nuk dëshiron të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, i cili parashihet po ashtu me këtë marrëveshje.

“Në thelb, nuk ka vullnet për të bërë diçka që do ta qetësonte pak situatën dhe do të krijonte kushte më të mira [për jetesë] për njerëzit e zakonshëm”, thotë Stojanoviq.

Çfarë ka kërkuar më herët sektori civil serb në Kosovë?

Përveç thirrjes drejtuar institucioneve të Kosovës për bashkëpunim më të madh me pjesëtarët e komunitetit serb, organizata joqeveritare Aktiv, më herët, i ka bërë thirrje edhe Listës Serbe që të marrë përgjegjësi dhe të marrë pjesë aktive në zgjidhjen e problemeve.

Lista Serbe është një parti që vepron në Kosovë me mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe ka marrë gati shumicën absolute të votave në zgjedhjet qendrore dhe lokale.

Mirëpo, zyrtarët e këtij subjekti politik nuk flasin gati kurrë publikisht, në Kuvend apo në Qeveri të Kosovës, për problemet e komunitetit serb.

Për këtë arsye, sektori civil i ka bërë thirrje në disa raste që të kontribuojë në paqe, përmes kanaleve institucionale.

You Might Also Like

PDK premton 2% të buxhetit të Gjilanit për fuqizimin e grave

Limaj nga Prizreni: Është koha për një kapërcim të madh

Krasniqi në Klinë: Sokol Bashota, zgjedhja për zhvillimin e komunës

Manipulim me prova në Policinë e Mitrovicës, IPK-ja arreston katër zyrtarë

Haradinaj: Me AAK-në në Obiliq do të vazhdojnë projektet e mëdha

Kosova Times November 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në gjykatë, Sarkozy hodhi sërish poshtë akuzat për financimin e fushatës me para nga Libia

Kosova Times Kosova Times January 9, 2025
Osmani uron Poloninë për drejtimin e Presidencës së BE-së
Emerson Royal në shënjestër të top-klubeve evropiane
Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës “superdrone” me një lëshim të heshtur
Kallas do të takojë ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor Fadil Gashi /RTK Radio Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, mbledh nesër në një darkë pune në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor. Të hënën, ndërkaq, sipas agjendës zyrtare të publikuar, Kallas, në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, do të informojë lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi, si dhe për vizitën që ajo pati në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Të hënën, në Luksemburg, mbahet takimi i radhës i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Takimi fillon në mëngjes në orën 08: 00 dhe do të udhëhiqet nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. Pikë kryesore e takimit do të jetë agresioni rus kundër Ukrainës, derisa ministrave të Jashtëm të BE-së do t’u drejtohet përmes një videokonference, ministri Jashtëm i Ukrainës, Andrij Sybiha. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, gjithashtu, do të diskutojnë edhe raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të Këshillit Evropian, paraprakisht, të dielën më 13 prill, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do të ketë një darkë pune me 6 ministrat e Jashtëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor. “Në një darkë pune, ministrat e BE-së do të diskutojë lidhur me bashkëpunimin e mëtejshëm me partnerët nga Ballkani Perëndimor”, theksohet në agjendën e takimeve zyrtare të Këshillit Evropian. “Vendet partnere të Bashkimit Evropian nga Ballkani Perëndimor janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Bashkimi Evropian mbështet perspektivën evropiane të vendeve partnere nga Ballkani Perëndimor. Shumë prej tyre tashmë janë në rrugë për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e reja anëtare”, theksohet në faqen e Këshilli Evropian. Sipas agjendës, të hënën, në rend dite të ministrave të Jashtëm të BE-së do të jetë edhe gjendja në Lindjen e Afërt, përfshirë krizën humanitare në Gaza dhe situatën në Siri. Gjithashtu, në rend dite janë edhe marrëdhëniet e BE-së me vendet afrikane.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?