By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtatorja e Anton Çettës vendosët në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shtatorja e Anton Çettës vendosët në Prishtinë
Ballina 1Lajme

Shtatorja e Anton Çettës vendosët në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/28 at 4:13 PM
Kosova Times Published November 28, 2022
Share
SHARE

Në kuadër të manifestimeve për Ditën e Flamurit, sot në Prishtinë, u përurua edhe shtatorja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, profesor Antion Çettës.

Profesor Jahja Drançolli deklaroi se Anton Çetta ishte një largpamës dhe vizionar i madh.

“Kjo shtatore nuk është ngritur me kritere partiake apo politike, por ka një bazë të gjerë intelektuale të bazuar në bindje të fortë njerëzore se vepra e Anton Çettës nderon çdo shqiptar kudo që është”, tha profesor Drançolli.

Ai solli në kujtesë kontributin e profesor Çettës si në fushën e arsimit, ashtu edhe në atë të organizimit shoqëror.

Profesor Drançolli tha se Anton Çetta nxori disa breza profesorësh e studiuesish të gjuhës shqipe.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se Anton Çetta ishte i veçantë dhe kishte bërë punë të palodhshme.

Ai shtoi se Çetta themeloi dhe udhëhoqi Komunitetin e pajtimit të gjaqeve dhe e çrrënjosi traditën shekullore të vëlla vrasjes duke pajtuar rreth 1800 gjaqe rreth 30 mijë ngatërrime.

“Profesor Anton Çetta vërtet i veçantë ishte, të gjithë ja njohim punën e palodhshme dhe të jashtëzakonshme që e kreu në punën e pa lodhshme që e kreu me punën e prozës popullore. Profesor Çetta themeloi dhe udhëhoqi komunitetin e pajtimit të gjaqeve dhe e çrrënjosi traditën shekullore të vëlla vrasjes duke pajtuar rreth 1800 gjaqe rreth 30 mijë ngatërrime. Jemi njerëz me shumë fat, që Kosova jonë lindi një njeri kaq të madh”, tha ai.

Më 10 nëntor 2020, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte miratuar propozimin për vendosjen e shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare në parkun para Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.

Ndërkaq, Ipeshkvia e Kosovës, në janarin e vitit të kaluar, kishte marrë vendim që ta vendoste një tjetër shtatore të Çettës para hyrjes së katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.

Por, familja e veprimtarit kishte refuzuar një kërkesë të tillë, duke theksuar se për të vlerësuar figurën e Çettës, statuja duhet të vendosej në ndonjë hapësirë publike, pasi veprimtaria e tij, sipas familjes, kishte një kuptim më të lartë sesa fetar e partiak.

E financuar nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, shtatorja ka kushtuar 60 mijë e 800 euro.

Paraprakisht me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte shpallur muajin nëntor si “Muaji i Anton Çettës”, duke miratuar edhe programin e aktiviteteve përkujtimore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbinë

Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pune në javë

Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor

Manipulimi me vota, një muaj paraburgim të dyshuarve, rinumërimi vazhdon

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

Kosova Times November 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Trupi i Navalnyt do të mbahet edhe dy javë për “analiza kimike”, thotë ekipi i tij

Kosova Times Kosova Times February 20, 2024
Kurti: Për shkak të Serbisë, Kosova ka humbur mbi 300 milionë euro
Luis de la Fuente: Ky ekip do të bëjë historinë
Peshk i kuq i pjekur në marinadë me reçel portokalli
Kancelari gjermane zotohet se Perëndimi nuk do ta rrëzojë Putinin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?