By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE pret që Rusia të bjerë dakord për një armëpushim deri në fund të ditës, më 12 maj.
May 12, 2025
Berisha: Janë shkelur kriteret e zgjedhjeve
May 12, 2025
Kryeministria: Anëtarësimi në KiE temë qendrore e takimit Kurti – QUINT-i
May 12, 2025
Ismaili në takim me presidentin e Bundesbank, Joachim Nagel
May 12, 2025
Ambasadori Hargreaves mbështet Prokurorinë Speciale kundër korrupsionit
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çka nëse bojkotohen zgjedhjet në veri?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çka nëse bojkotohen zgjedhjet në veri?
Ballina 1Lajme

Çka nëse bojkotohen zgjedhjet në veri?

Kosova Times
Last updated: 2022/11/29 at 7:39 PM
Kosova Times Published November 29, 2022
Share
SHARE

Zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës mund të nxjerrin probleme politike dhe jo ligjore, nëse pjesëmarrja në to bojkotohet, ashtu siç është paralajmëruar, thonë njohës të çështjeve zgjedhore dhe të administrimit të pushtetit lokal.

Këto probleme, sipas tyre, mund të kenë pastaj pasoja në funksionalizimin e institucioneve të vetëqeverisjes lokale.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – do të mbahen më 18 dhjetor.

Kryetarët e këtyre komunave kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në veri, që bartin targa të paligjshme serbe.

Të katërtit kanë ardhur nga Lista Serbe – subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë.

Kjo parti, e cila kontrollohet nga Beogradi zyrtar, refuzon të marrë pjesë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Përfaqësues të saj, po ashtu, kanë thënë se “95 për qind e votuesve” të kësaj partie, nuk do të dalin në votime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar më 28 nëntor se ka certifikuar 12 kandidatë nga gjashtë subjekte politike, të cilat do të garojnë në zgjedhjet në veri.

Ata vijnë nga: Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Iniciativa Qytetare Mitrovica, Partia e Serbëve të Kosovës, Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe dhe një kandidate është e pavarur.

Qytetarët e anketuar serbë: “Nuk do të dalim në zgjedhje”

Disa qytetarë që jetojnë në komunat në veri të Kosovës, e me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se nuk do të dalin për të votuar në zgjedhjet e 18 dhjetorit.

Radovan Millkoviq thotë se e ka marrë këtë vendim, pavarësisht faktit se disa subjekte politike serbe i kanë kandidatët e tyre në garë.

“Kjo, për shkak se tek ata nuk i shohim përfaqësuesit e popullit tonë në Kosovë”, thotë Millkoviq.

Me mospjesëmarrjen e Listës Serbe, kjo garë nuk i ka njerëzit e duhur, thotë Predrag Radovanoviq. Për të, kandidatët e partive serbe që marrin pjesë në zgjedhje, janë “të panjohur”.

“Këta njerëz nuk janë të qartë për mua. Mendoj për ata që tash duan të kandidojnë për të arritur në pushtet, ndërsa e dinë se nuk kanë pasur kurrfarë mbështetjeje nga njerëzit, nga unë personalisht dhe as nga miqtë e mi në veri të Kosovës”, thotë Radovanoviq.

A kanë legjitimitet zgjedhjet nëse bojkotohet pjesëmarrja?

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, thotë se Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë nuk parasheh ndonjë prag të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje.

Kjo, sipas saj, vlen edhe në rastin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.

“Ato [zgjedhjet] do të jenë legale. Mirëpo, se sa do të jenë rezultatet e pranueshme, kjo është çështje tjetër, të cilën nuk mund ta rregullojë ligji”.

“Kjo është çështje që do të varet prej partive që janë atje, konkretisht nga Lista Serbe. Kjo parti, me vetë faktin që po i thërret qytetarët që të mos dalin në votime, po tregon se nuk i pranon këto zgjedhje. Ky është problem politik që nuk mund të zgjidhet me zgjedhje”, thotë Daka për Radion Evropa e Lirë.

Nëse kandidatët fitojnë mandatin me pjesëmarrje të ulët të votuesve, shton Daka, legjitimiteti i përfaqësimit të tyre mund të vihet në dyshim.

“Ai apo ajo e përfaqëson një numër të vogël të qytetarëve që kanë votuar. Se sa ka legjitimitet që t’i përfaqësojë të gjithë qytetarët e asaj komune, më pas është çështje për diskutim”, thotë Daka.

Problemet si pasojë e bojkotit të mundshëm të zgjedhjeve

Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, kryetari i komunës ka një varg përgjegjësish ndaj ekzekutivit, administratës, por edhe kuvendit komunal.

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, thotë se mospjesëmarrja eventuale e qytetarëve serbë në zgjedhjet e 18 dhjetorit – pavarësisht se nuk mund ta kontestojë ligjshmërinë e procesit – mund të prodhojë probleme në funksionalizimin e institucioneve të vetëqeverisjes lokale.

“Nëse do të ketë bojkot pothuajse të plotë nga komuniteti serb, atëherë nuk do të prodhohet ndonjë kualitet dhe nuk do të prodhohen struktura që do të mund ta normalizonin funksionimin e këtyre institucioneve”.

“Në anën tjetër, në rast se instalohet një strukturë, pra, një kryetar joserb, atje do të pasojë bojkoti që administrata mund t’ia bëjë atij kryetari. Mendoj se prapë do ta kemi një situatë jo të rregullt”, thotë Ferati për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se në rast se qytetarët serbë i bojkotojnë zgjedhjet, atëherë ata mund t’i bojkotojnë edhe institucionet komunale – pavarësisht se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i ligjshëm.

“Nëse qytetarët fillojnë ta bojkotojnë atë institucion dhe, në anën tjetër, administrata që është përbrenda [komunës] i nënshtrohet presionit për t’i shërbyer stafit politik, pra kryetarit, ne mund të ballafaqohemi me situata… që [mund] të numërohen se cila është më e keqe”, thotë Ferati.

Për dallim nga kryetarët e komunave të tjera të Kosovës, katër kryetarët e komunave në veri propozojnë te Qeveria e Kosovës edhe komandantin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, i cili më pas emërohet nga Ministria e Brendshme e Kosovës.

Kjo kompetencë u është dhënë me një marrëveshje që kanë arritur Kosova dhe Serbia në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në fillim të nëntorit, drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, është suspenduar, pasi ka refuzuar të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Në shenjë pakënaqësie me këtë vendim, dorëheqje – përveç kryetarëve të komunave në veri – kanë dhënë edhe zyrtarë të tjerë serbë nga veriu, si nga niveli lokal, ashtu edhe ai qendror.

Serbia e ka mbështetur largimin e tyre nga institucionet e Kosovës dhe është zotuar se do t’ua kompensojë rrogat që kanë marrë nga institucionet e Kosovës.

Nuk është e qartë nëse ata do të mund të kthehen në punë dhe, nëse po, si?!

Për çështjen e targave, ndërkohë, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, në bazë të së cilës Prishtina pezullon zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave, ndërsa Beogradi ndalon lëshimin e targave të reja për serbët në veri.

You Might Also Like

Berisha: Janë shkelur kriteret e zgjedhjeve

Kryeministria: Anëtarësimi në KiE temë qendrore e takimit Kurti – QUINT-i

Ambasadori Hargreaves mbështet Prokurorinë Speciale kundër korrupsionit

PDK e AAK konfirmojnë se do të shkojnë në takimin me presidenten Osmani

Vijon procesi i numërimit – PS drejt mandatit të katërt

Kosova Times November 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

GjNP-ja lëshon fletarrestime për dy komandantë të lartë rusë

Kosova Times Kosova Times March 5, 2024
Si të harmonizohet, ‘lidershipi kosovar’ përball politikëbërjes Trump
Nis Festivali i 14-të Ndërkombëtar ‘Ngom Fest’
Trajtohet me zhavorr rruga e blegtorit më të madh në Komunën e Podujevës
Rusia i pranon gabimet gjatë mobilizimit të rezervistëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?