By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Politikani italian mbeshtetet dhe thyen një vepër arti 92-vjeçare me çmim të paçmuar
November 17, 2025
Protestuesit në Republikën Çeke dhe Sllovaki mbanin flamuj ukrainas në përvjetorin e revolucionit
November 17, 2025
FSB: Ne parandaluam një atentat në varreza. Mediat ruse: Shoigu ishte shënjestra
November 17, 2025
Komisionerja e FSK-së dhe homologu gjerman flasin për bashkëpunim
November 17, 2025
Gërvalla: Diplomacia mbetet domosdoshmëri për paqen dhe sigurinë
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turqia: Suedia po bën hapa drejt NATO-s, por jo mjaftueshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Turqia: Suedia po bën hapa drejt NATO-s, por jo mjaftueshëm
Ballina 2Rajon / Botë

Turqia: Suedia po bën hapa drejt NATO-s, por jo mjaftueshëm

Kosova Times
Last updated: 2022/11/30 at 4:43 PM
Kosova Times Published November 30, 2022
Share
SHARE

Turqia tha se Qeveria e re e Suedisë është më e vendosur që të adresojë shqetësimet e sigurisë së Ankarasë, në këmbim që pala turke të ratifikojë anëtarësimin e Stokholmit në NATO, por bëri thirrje për “hapa konkretë”.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, u takua të martën me homologët e tij nga Suedia dhe Finlanda në margjinat e samitit të NATO-s në Bukuresht.

Ankaraja ka fajësuar dy shtetet nordike – veçanërisht Stokholmin – për strehimin e grupeve të jashtëligjshme kurde që i konsideron grupe “terroriste”. Për këtë arsye, Turqia ende nuk ka ratifikuar anëtarësimin e këtyre dy shteteve në NATO, pavarësisht se në qershor në Madrid u arrit një marrëveshje për këtë çështje.

“Deklaratat [që vijnë nga Suedia] janë të mira, vendosmëria është e mirë, por ne duhet të shohim hapa konkretë”, tha Cavusoglu për gazetarët në Bukuresht.

“U thamë atyre se nuk kemi parë hapa konkretë për këto çështje”, përfshirë ekstradimin e kriminelëve dhe ngrirjen e aseteve të “terroristëve”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, tha se takimi me Cavusoglun ishte optimist.

“Më duhet të them se pas këtij takimi ndiej se ka përparim”, tha ai.

“Ne po lëvizim drejt zbatimit të memorandumit trepalësh, të cilin e nënshkruam në Madrid”, shtoi ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po ashtu është shprehur optimist se Suedia dhe Finlanda “shumë shpejt” do t’i bashkohen NATO-s.

Në maj, Finlanda dhe Suedia vendosën që t’i bashkohen NATO-s, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Por, që këto dy shtete të bëhen pjesë e aleancës, duhet që 30 anëtarët e NATO-s të ratifikojnë pranimin e tyre.

Deri më tani, vetëm Turqia dhe Hungaria nuk kanë ratifikuar anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

You Might Also Like

Politikani italian mbeshtetet dhe thyen një vepër arti 92-vjeçare me çmim të paçmuar

Protestuesit në Republikën Çeke dhe Sllovaki mbanin flamuj ukrainas në përvjetorin e revolucionit

FSB: Ne parandaluam një atentat në varreza. Mediat ruse: Shoigu ishte shënjestra

“Lulja e Srebrenicës” u zbulua në Kopshtin e OKB-së në Nju Jork

Haradinaj për Bajraktarin dhe Gecajn: Janë zëri ynë i fuqishëm në ShBA

Kosova Times November 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Ky është numri i turistëve në Ulqin, qytetarët më të shumtë të Kosovës dhe Serbisë

Kosova Times Kosova Times June 23, 2024
Rogozin letër kërcënuese Macronit me copë predhe: “Franca do të përgjigjet”
BE i reagon presidentes Siljanovska, u betua me emrin e vjetër të shtetit
Një aeroplan i Ryanair me krah të dëmtuar, kaloi rreth aeroportit grek dhe u përplas me një gardh
Gaza nën rrënoja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?