By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
SHBA revokon vizat për inspektorët bërthamorë të Rusisë
June 2, 2023
Arrestohen tre persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave
June 2, 2023
Murphy kërkon “angazhim agresiv” të SHBA-së në Ballkan
June 2, 2023
Një dron ushtarak amerikan i kontrolluar nga inteligjenca artificiale vrau operatorin e tij gjatë një testi të simuluar
June 2, 2023
Rusia me ndryshime strukturore ushtarake si përgjigje e zgjerimit të NATO-s
June 2, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AVONET: Gjykata dhe Policia, përgjegjëse për vrasjen makabre të shtatzënës në QKUK
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > AVONET: Gjykata dhe Policia, përgjegjëse për vrasjen makabre të shtatzënës në QKUK
Lajme

AVONET: Gjykata dhe Policia, përgjegjëse për vrasjen makabre të shtatzënës në QKUK

Kosova Times
Last updated: 2022/12/01 at 3:38 PM
Kosova Times Published December 1, 2022
Share
SHARE

OJQ-ja AVONET është shprehur tejet e shqetësuar me rastin e vrasjes makabre të shtatzënës nga komuna e Lipjanit në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK.

AVONET-i, përmes një reagimi, thotë se kanë mbetur të tronditur me neglizhencën e institucioneve, ku vetëm gjatë këtij viti kemi pesë gra të vrara, të cilat tashmë kishin alarmuar të gjitha institucionet relevante për dhunën psikike dhe fizike që po ndodhte ndaj tyre.

“Lidhur me rastin në fjalë, Gjykata Themelore e Ferizajt ka lëshuar Aktvendimin për urdhër mbrojtje, më 13.09.2022, me kërkesë nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, që funksionon në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, i cili ishte në fuqi deri në muajin mars 2023, dhe Gjykata Themelore e Ferizajt të njëjtin e kanë dënuar me gjobë për armëmbajtje pa leje, me ç’rast Prokuroria Themelore e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj S.H. për veprën penale ‘Kanosje’”.

“Duke qenë në dijeni Gjykata Themelore e Ferizajt se i njëjti ishte recidivist i veprave penale, gjykatësi ka neglizhuar dhe ka vënë në rrezik jetën e tashmë viktimës, duke marrë parasysh se ky gjykatës të njëjtin e ka dënuar me dënim me gjobë për ‘Armëmbajtje pa leje’, duke pasur parasysh rrethanat dhe dashjen e kryesit të veprës penale”, thuhet në reagimin e AVONET-it.

Sipas tyre, Gjykata Themelore e Ferizajt ka treguar mungesë profesionalizmi, çka bëri që tash S.H, të kryente veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, duke pasur mundësi që të endet i lirë, përkundër denoncimeve të vazhdueshme nga e ndjera.

“Në këtë rast ka dështuar edhe Policia e Kosovës, e cila është përgjegjëse për sigurinë e viktimave të dhunës në familje dhe zbatimin të urdhrave për mbrojtje”.

“Po ashtu, institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë marrë asnjë veprim për mbështetjen e qendrave për punë sociale, si në aspektin logjistik dhe profesional, shumica e QPS-së nuk kanë automjete të tyre dhe mungesë stafi e hapësirave dhe fondeve emergjente”, thotë AVONET-i.

Ata kanë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të marrë masa urgjente ndaj Gjykatës Themelore të Ferizajt dhe gjykatësit të çështjes për neglizhencë, mosprofesionalizëm dhe mosefikasitet.

Po ashtu kanë kërkuar edhe nga Faik Hoti, u.d. i drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Kosovës të marrë masa urgjente ndaj Stacionit Policor Lipjan, për mosofrimin e sigurisë së të ndjerës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohen tre persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave

Murphy kërkon “angazhim agresiv” të SHBA-së në Ballkan

Nuk punon sistemi i digjitalizuar i Kuvendit, ankohen deputetët

Bosch: Borrelli sërish tregon se nuk është i paanshëm

Ish-ndihmës Sekretari i SHBA-së: Ngjarjet e fundit i kanë rrënjët në Serbi

Kosova Times December 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Pesë gjëra që duhet t’i dini për NATO-n derisa Finlanda pret të anëtarësohet

Kosova Times Kosova Times April 4, 2023
“E pamundur e pamundur,…”: Ja çfarë ndodhi kur Biden porositi dy burgera nga një restorant në Uashington (VIDEO)
Kush është gjenerali rus i ngarkuar të fitojë luftën në Ukrainë?
Ukraina fton Papën për vizitë, i kërkon ndihmë për fëmijët e dëbuar në Rusi
Scholz thotë se i mirëpret shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE sa më shpejt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?