By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj kërkon përgjegjësi nga shteti për vrasjen e gruas shtatzënë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj kërkon përgjegjësi nga shteti për vrasjen e gruas shtatzënë
Lajme

KMDLNj kërkon përgjegjësi nga shteti për vrasjen e gruas shtatzënë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/01 at 7:27 PM
Kosova Times Published December 1, 2022
Share
SHARE

Lidhur me vrasjen e së mërkurës në mbrëmje të një gruaje shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).

Pasi shpjegohet e gjithë ngjarja që i parapriu këtij akti, ku gruaja kishte denoncuar ish bashkëshortin për dhunë të ushtruar ndaj saj, e që dyshohet të jetë edhe autor i kësaj vrasjeje, KMDLNj e gjykon këtë rast si shkelje flagrante e të drejtës kryesore të njeriut për jetë, mbi të cilën ndërtohen të gjitha të drejtat tjera.

“KMDLNj-ë vlerëson se vrasja e H. M është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të mekanizmave mbrojtës të shtetit të cilat, përkundër faktit se kanë qenë të informuara për rastin”, deklaron ky Këshill.

“Në vend se të marrin masa për mbrojtje efektive të viktimës së ekzekutuar, janë mjaftuar me masa të përkohshme, të buta e që e kanë inkurajuar dorasin ta bëjë këtë krim”.

KMDLNj kërkon dhe pret që Policia e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur, të arrestojë të dyshuarin për vrasjen e H. M dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, ta nxjerrin atë para organeve të drejtësisë.

Për rastin, ka reaguar Avonet,  Rrjeti i Organizatave Joqeveritare. Ky grup organizatash kërkon që të thirren në përgjegjësi gjykatësi i Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës.

I pari përse nuk ka marrë parasysh se i dyshuari që tashmë ka kryer krimin, ishte përsëritës i shkeljeve të ligjit dhe ka mbajtur armë pa leje, kurse policia përse nuk ka siguruar mbrojtjen e viktimës edhe pse kishte një urdhër mbrojtjeje. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Osmani takon Arifin, bisedon për konstituimin e Kuvendit

Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times December 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Përplasje e akuza në Komisionin Parlamentar për rezervat shtetërore

Kosova Times Kosova Times February 22, 2024
Zogjtë shtegtojnë nga Kriporja e Ulqinit të ushqyer dhe me unazë në këmbë
Barazon Lille, asiston Zhegrova
Italia dëshiron të ndërtojë urën më të gjatë të varur në botë: Pengesat janë mafia dhe vendndodhja gjeografike
Horoskopi ditor për 18 shtator 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?