By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Njeriu i Putinit: Unë nuk jam president, kështu që mund ta them këtë. Jemi në luftë me Evropën
December 8, 2025
Osmani e Hyseni biseduan për projekte të reja në Gjilan
December 8, 2025
Një pilot ushtarak ukrainas është vrarë
December 8, 2025
Kurti takon autorin dhe producentin francez Philippe Collin
December 8, 2025
Osmani pret presidentin hungarez, Sulyok
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri Sveçla kërkon hetime nga IPK për rastin e gruas shtatzënë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ministri Sveçla kërkon hetime nga IPK për rastin e gruas shtatzënë
Lajme

Ministri Sveçla kërkon hetime nga IPK për rastin e gruas shtatzënë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/01 at 7:23 PM
Kosova Times Published December 1, 2022
Share
SHARE

Vrasja e një gruaje shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, akt që dyshohet se është kryer nga ish bashkëshorti i saj, i cili ende ndodhet në arrati, ka bërë që ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, të kërkojë nga Inspektorati Policor i Kosovës, fillimin e hetimeve ndaj punës, veprimeve dhe mosveprimeve të të gjithë zyrtarëve policorë që janë përfshirë në trajtimin e rastit të tashmë gruas së ndjerë.

Ministri Sveçla ka paralajmëruar masa ndaj atyre që mund të jenë përgjegjës për rastin, duke siguruar se pa asnjë dilemë, sapo të pranojë zyrtarisht raportet e kërkuara, do të merren të gjitha masat e nevojshme ndaj kujtdo që me apo pa vetëdije, mund të jetë përgjegjës.

“Ju siguroj që janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme policore që sa më parë ky kriminel të arrestohet dhe të sillet para organeve të drejtësisë”, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook.

Në reagimin e tij, një ditë pas ngjarjes së rëndë, ministri Sveçla është shprehur se ka kërkuar nga Policia, angazhim maksimal për arrestimin e të dyshuarit Sokol Halili.

“Si të gjithë qytetarët e vendit tonë, jam tronditur nga vrasja makabre e Hamide Magashit dhe fëmijës së saj pak orë pa lindur”, tha ai.

Ministri deklaroi se nga Policia e Kosovës ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë zyrtarëve policorë për arrestimin e menjëhershëm dhe “sjelljen para drejtësisë të kriminelit dhe vrasësit të dyfishtë, Sokol Halili”.

Sveçla u shpreh se arrestimi dhe drejtësia janë urgjenca e këtij rasti dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë nëse kanë informata, që mund të lehtësojnë apo përshpejtojnë këtë proces.

“Po ashtu, që nga momentet e para e në vazhdimësi kam kërkuar raporte të detajuara mbi rastin dhe historikun që nga informata e parë zyrtare deri në momentin e aktit makabër”, ka shkruar ministri Sveçla. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani e Hyseni biseduan për projekte të reja në Gjilan

Kurti takon autorin dhe producentin francez Philippe Collin

Osmani pret presidentin hungarez, Sulyok

KDI prezanton platformën për transparencë të pushtetit, parasë dhe pasurisë

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

Kosova Times December 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ynet: SHBA njofton Izraelin për tërheqjen graduale të trupave nga Siria

Kosova Times Kosova Times April 15, 2025
Plotë 21 persona helmohen me ushqimin në avion, klubi italian kërkon shtyrje të ndeshjes
KQZ përfundon numërimin në 24 qendra, vlerëson mbi 33,000 pako nga diaspora
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Gastronomia shqiptare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?