Ai ka shkruar se gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kanë subvencionuar afro 10 mijë familje.

“Këtë vit e kemi dyfishuar buxhetin me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe po synojmë të rrisim efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar.