By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
BE paralajmëron për rënie të solidaritetit për refugjatët ukrainas
June 6, 2023
Abdixhiku: Kurti s’ka gatishmëri të koordinohet me aleatët
June 6, 2023
Shefi i NATO-s: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës
June 6, 2023
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Haiti
June 6, 2023
Opozita pas takimit me emisaret: Kosova po futet në një situatë shqetësuese
June 6, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rreziku nga zbrazja dhe asimilimi!
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Opinion > Rreziku nga zbrazja dhe asimilimi!
Opinion

Rreziku nga zbrazja dhe asimilimi!

Kosova Times
Last updated: 2022/12/01 at 5:11 PM
Kosova Times Published December 1, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Zbrazja e trojeve etnike dhe asimilimi në Diasporë janë dy rreziqet më të mëdha të këtij shekulli për shqiptarët. Përderisa, largimi masiv i popullatës shqiptare drejt vendeve perëndimore ka ndikuar në zvogëlimin e popullatës në trojet etnike, integrimi i shfrenuar në vendet euro-perëndimore rrezikon tretjen dhe asimilimin e shqiptarëve.

Asimilimi fillon nga ndërrimi i emrave

Është detyrë e secilit aktivist dhe veprimtar, është detyrë e secilit bashkatdhetarë që të kujdeset për gjeneratat e reja në mërgim, në mënyrë që të rinjtë dhe të rejat të mos shkëputen nga rrënjët e trungut kombëtar, por ta ruajnë gjuhën amtare dhe traditat e bukura shqiptare, në mënyrë që të rinjtë të mos rrëshqasin në rrugën e asimilimit, por të shkojnë drejt rrugës së forcimit dhe ruajtjes së qenies sonë kombëtare.

Jeta e të rinjve në emigrim është e vështirë dhe tejet sfiduese. Për aq sa janë mundësitë e përfitimit material në mënyrë të ndershme, shumëfish janë më të mëdha mundësitë e joshjes së të rinjve për përfitime të shpejta, rrugë të cilat janë me 1001 rreziqe për të përfunduar keq dhe në mënyrë tragjike.

Është detyrë e secilit prind që të edukojë fëmijët e vet para se të marrin rrugën e emigrimit, e aq më tepër e prindërve që jetojnë prej vitesh në emigrim, që fëmijët e tyre, krahas integrimit në shtetet ku jetojnë, ta ruajnë në radhë të parë gjuhën amtare, traditat dhe zakonet e bukura shqiptare.

Gjuha dhe emri janë bazike në ruajtjen e identitetit kombëtar në mërgim

Kjo është lehtë e arritshme kur prindërit janë të kujdesshëm në përdorimin e gjuhës shqipe gjatë komunikimit me fëmijët e tyre, por rreziku i asimilimit bëhet i madh kur prindërit e papërgjegjshëm, duke u munduar ta dëshmojnë vetën para fëmijëve të tyre, se sa bukur e flasin gjuhën e shtetit në të cilin jetojnë, me ose pa vetëdije e ndihmojnë asimilimin dhe degjenerimin kombëtar të pasardhësve të tyre.

Në secilin vend euro-perëndimorë, diku më pak dhe diku tjetër më shumë, hapur shfaqen tendencat e imponimit të ndërrimit të emrave gjatë komunikimit në vendet e punës përmes pseudonimeve apo shkurtimit të emrave, kinse si lehtësim për autoritetet vendore, por një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë, pasi, pikërisht nga emri fillon faza e parë e tjetërsimit dhe asimilimit të një emigranti në vend të huaj.

Le të më tregon dikush nga bashkatdhetarët, se cilët popuj të botës që jetojnë si emigrant në vendet euro-perëndimore pranojnë t’iu ndërrohet emri aq lehtësisht siq e pranojnë shqiptarët!?

Përgjigja është, asnjëri popull!

Ju bëjë thirrje shpirtërore dhe vëllazërore të gjithë bashkatdhetarëve në vendet euro-perëndimore, që t’i ruajnë me fanatizëm emrat e vënë nga etërit dhe gjyshërit në vendlindje dhe as të mos i pagëzojnë fëmijët e tyre të lindur në mërgim me emra të huaj, ngase ashtu e pranojmë tjetërsimin dhe ndihmojmë asimilimin e gjeneratës së dytë dhe të tretë në perëndim.

Rikujtesë për gjeneratat e reja

Paraardhësit tonë, edhe përkundër pushtimeve të gjata dhe barbare, kanë arritur ta ruajnë gjuhën e bukur shqipe, emrat, traditat dhe zakonet e bukura popullore shqiptare. Nga do që të shkojmë mos ta harrojmë origjinën tonë, mos të harrojmë se jemi njëri prej popujve më të vjetër të kontinentit evropian, mos të harrojmë se gjuha shqipe është njëra ndër 12 gjuhët më të vjetra në botë.

Në fund të shekullit të kaluar, pas shkëputjes nga Serbia, Diaspora shqiptare, përkatësisht mërgimtarët ishin ata që e ndihmuan dhe mbajtën gjallë jetën institucionale në Kosovë, mërgimtarët ishin ata që e ndihmuan luftën çlirimtare, duke u bërë edhe vetë pjesë aktive e saj.

Edhe në fillim të këtij shekulli, gjegjësisht pas lufte, përsëri mërgimtarët e ndihmuan rindërtimin e vendit dhe kthimin e gjallërisë në trojet tona etnike. Do të ndalem me kaq, ngase ndihma e mërgatës është e madhe dhe shumëdimensionale, kërkon kohë dhe hapësirë të madhe për shtjellim.

Andaj, të dashur bashkatdhetarë, duhet ta fitojmë edhe betejën e zbrazjes së trojeve tona etnike, ngase kjo është më fondamentale se gjithçka tjetër për ta parandaluar rikolonizimin e Kosovës nga armiqtë shekullorë, sikurse që është jetike edhe mbrojtja e gjeneratave të reja në emigrim nga asimilimi dhe tjetërsimi në diçka që nuk është e jona.

You Might Also Like

N’Mitrovicë rrehi teli, Kangjallozin nuk e preu Neferi!

Abetare kosovaro-serbe

Pse nuk “guxojmë” të shndërrohemi në antiamerikan?

Pse do te ishte me pak e dhimbshme “shkarkimi apo demisionimi” me peticion për zgjedhje te reja i kryetareve te katër komunave te veriut se dorëheqësja e tyre?

Pozicionet kontroverse të pushtetit dhe opozitës në Kuvend!

Kosova Times December 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Putin raportohet se vendosi ta pushtojë Ukrainën në mars të vitit 2021

Kosova Times Kosova Times April 25, 2023
Bloomberg: BE-ja pritet të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në fillim të vitit 2023
Memli Krasniqi para takimeve zyrtare në Washington bën homazhe tek varrezat e Arlingtonit
Çfarë do të ndodhë pas dy-tre ditësh në Ukrainë dhe çfarë ndryshimesh do të sjellë siç pretendon Vuçiq?
Abdixhiku: Qeveria me mosveprim po e rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?