By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia injoron thirrjet për armëpushim më 12 maj, lëshon mbi 100 dronë në Ukrainë
May 13, 2025
Trump shkon në Gjirin Persik duke synuar marrëveshje mes ofensivës diplomatike
May 13, 2025
Trendafilova sot mban konferencë për media në Prishtinë
May 13, 2025
Rusia ndërton intensivisht baza dhe përqendron ushtrinë në kufirin me Finlandën
May 13, 2025
Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, temperatura deri në 24°C
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deri ku kanë mbërritur rastet gjyqësore të grave të vrara?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deri ku kanë mbërritur rastet gjyqësore të grave të vrara?
Ballina 1Lajme

Deri ku kanë mbërritur rastet gjyqësore të grave të vrara?

Kosova Times
Last updated: 2022/12/02 at 1:12 PM
Kosova Times Published December 2, 2022
Share
SHARE

Gjykime që me vite nuk përfundojnë, rigjykime e dënime të ulëta! Këto janë të përbashkëtat e dhjetëra rasteve gjyqësore për vrasje të grave në Kosovë, thotë Arrita Rezniqi, hulumtuese në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).

Nga viti 2010, në Kosovë janë raportuar 50 gra të vrara nga familjarë të tyre.

Vrasja e fundit ka ndodhur më 30 nëntor, kur një grua shtatzënë është qëlluar për vdekje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. I dyshuar kryesor për vrasjen është bashkëshorti i saj.

“Shteti ka dështuar”, thotë Rezniqi, e cila si pjesë e IKD-së ka monitoruar dhjetëra seanca gjyqësore për rastet e grave të vrara.

Në shumicën e herëve, thotë ajo, gratë viktima e kanë pasur të raportuar dhunën ndaj tyre në polici.

Megjithatë, rastet e vrasjeve kanë ndodhur prapëseprapë dhe institucionet përkatëse nuk kanë arritur të vendosin drejtësi për shumë prej tyre, thotë Rezniqi.

Me ligjet në Kosovë, për veprën penale të vrasjes, një person mund të dënohet nga së paku dhjetë vjet burgim deri me burgim të përjetshëm.

Rezniqi thotë se ndëshkimet shpesh janë “të buta” dhe kjo, sipas saj, bën që qëllimi i tyre të mos arrihet dhe rastet e vrasjeve të përsëriten.

“Ka pasur raste kur [i pandehuri] ka pasur burgim të përjetshëm, e që procedurat gjyqësore kanë bërë që rasti të kthehet në rigjykim dhe të ulet dënimi. Procedura të panevojshme dhe joprofesionale në raport me viktimat”, thotë Rezniqi për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se gjykatat, jo rrallëherë, “i riviktimizojnë familjarët e viktimave”, duke i zvarritur procedurat gjyqësore kundër të akuzuarve apo duke i kthyer rastet në rigjykim.

Sikur të kishte dënime të ashpra, siç janë të përcaktuara me legjislacion, dhe rastet të trajtoheshin pa vonesa dhe me procedura të shpejta, ndikimi do të ishte i pashmangshëm në parandalimin e vrasjeve të grave, thotë Rezniqi.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë është kritikuar shpesh për mosefikasitet, si nga organizatat vendore, ashtu edhe ato ndërkombëtare. Së voni është duke u debatuar për procesin e vetting-ut, i cili do të rivlerësonte figurat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, me qëllim rritjen e tyre profesionale.

Radio Evropa e Lirë ka marrë informacione se deri ku kanë mbërritur procedurat gjyqësore për disa raste të grave të vrara në Kosovë, viteve të fundit:

Diana Kastrati, e vrarë në vitin 2011

I dyshuar për vrasje është ish-bashkëshorti i saj, i cili ndodhet në arrati.

Sipas IKD-së, i dyshuari A.J. gjendet në Spanjë, vend me të cilin Kosova nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Për rastin vazhdon një proces i gjatë gjyqësor, pasi Gjykata Kushtetuese vërtetoi se Gjykata Komunale në Prishtinë ishte përgjegjëse për moslëshimin e urdhrit mbrojtës, të cilin e ndjera e kishte kërkuar përpara se të vritej.

Prindërit e Diana Kastratit paditën Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Gjykatën Themelore dhe Republikën e Kosovës dhe kërkuan kompensim për vrasjen.

Antigona Morina, e vdekur në vitin 2011

Morina vdiq nga hemorragjia e vazhdueshme, tri ditë pasi u martua, derisa bashkëshorti, sipas konstatimeve të drejtësisë, nuk i ofroi ndihmë mjekësore.

Gjykata Themelore në Gjakovë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se i pandehuri H.Z. u dënua me dy vjet burgim për veprën penale: shkelje e detyrimeve familjare.

Organizatat që merren me të drejtat e grave, e fusin Morinën në listën e grave të vrara në Kosovë.

Zejnepe Berisha, e vrarë në vitin 2015

I dënuar për vrasje është bashkëshorti i saj N.B.

Sipas IKD-së, Gjykata Themelore në Prizren e dënoi atë me 12 vjet e gjashtë muaj burgim në prill të vitit 2017.

N.B. akuzohej se, për arsye xhelozie, e vrau bashkëshorten e tij duke e therur 21 herë me thikë.

Pas kalimit të rastit në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit e rriti dënimin e tij në 17 vjet burgim.

Donjeta Pajazitaj, e vrarë në vitin 2015

I dënuar për vrasje është kushëriri i saj N.P.

Sipas aktakuzës, N.P. “në mënyrë dinake dhe për motive të ulëta” vrau Pajazitajn, duke shtënë me armë zjarri dy herë në kokë.

Gjykata Themelore në Pejë, fillimisht, e liroi të pandehurin nga aktakuza.

Pas dërgimit të rastit në rigjykim, ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Por, pas shqyrtimit të ankesës nga pala mbrojtëse, Gjykata e Apelit mori vendim që ta ulë dënimin në 35 vjet burgim.

Valbona Ndrecaj dhe vajza e saj, të vrara në vitin 2018

I dënuar për vrasjen e tyre është bashkëshorti, përkatësisht babai P.N.

Ai, fillimisht, u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa më pas dënimi iu zvogëlua në 30 vjet burgim.

Sipas një deklarate të Gjykatës Themelore në Gjakovë, dërguar Radios Evropa e Lirë, dënimi iu ul pas ankesave të palës mbrojtëse, në dhjetor të vitit 2020. Në dënimin prej 30 vjetësh i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej gushtit të vitit 2018.

Armenda Aliu, e vrarë në vitin 2019

I dënuar për vrasje është bashkëshorti i saj B.V.

Gjykata Themelore në Prizren konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se atij, fillimisht, i është shqiptuar dënim i përjetshëm.

Por, pas ankesës së palës mbrojtëse, Gjykata e Apelit, në shkurt të këtij viti, i shqiptoi dënimin prej 25 vjetësh burgim.

Sabile Mavrovqani, e vrarë në vitin 2020

I dënuar për vrasje është bashkëshorti i saj N.M.

Pas dënimit fillestar me burgim të përjetshëm, rasti u kthye në rigjykim. Pas këtij procesi, ai u dënua me 25 vjet burgim.

Sebahate Morina Sopi, e vrarë në vitin 2021

I dyshuar për vrasje është bashkëshorti L.S., i cili më pas u vetëvra.

Marigona Osmani, e vrarë në vitin 2021

Të dyshuar për vrasje janë: partneri i saj D.K. dhe shoku i tij A.S.

Procesi gjyqësor është duke vazhduar ende dhe të dyshuarit janë në paraburgim.

Lirie Qerimaj, e vrarë në vitin 2022

Fajtor për vrasje është bashkëshorti i saj S.Q.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se, në maj të këtij viti, ngriti aktakuzë kundër tij në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe se ai u shpall fajtor për vrasje. Detaje të tjera nuk u dhanë.

IKD-ja raportoi në muajin shtator se S.Q. u dënua me 24 vjet burgim.

Sadije Godeni, e vrarë në vitin 2022

I vetëdorëzuar për vrasje është bashkëshorti i saj I.G.

Ai gjendet në paraburgim.

Hamide Magashi, e vrarë në vitin 2022

I dyshuar për vrasje është bashkëshorti i saj S.H. Ai gjendet ende në arrati.

You Might Also Like

Trendafilova sot mban konferencë për media në Prishtinë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, temperatura deri në 24°C

Moti sot me diell e vranësira të shperndara

Kujtohet heroi Fadil Vata, bashkëveprimtarët: I pathyer në sfidat e kohës

Përkujtohet rënia e heroit Agron Rrahmani

Kosova Times December 2, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Brenga e komunitetit të bizneseve mbetet mungesa e investimeve kapitale

Kosova Times Kosova Times July 31, 2023
S’ka gola në kryederbin italian
Deputeti australian ndryshon emrin në Aussie Trump
Françeska Rustemi shpallet Miss Universe Albania 2024
Kardashian shet garderoben e saj te perdorur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?