By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hill: Kurtit ia kemi bërë të qartë se s’ka marrëveshje tjera pa zgjidhjen e çështjes së të drejtave kolektive të serbëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hill: Kurtit ia kemi bërë të qartë se s’ka marrëveshje tjera pa zgjidhjen e çështjes së të drejtave kolektive të serbëve
Ballina 1Lajme

Hill: Kurtit ia kemi bërë të qartë se s’ka marrëveshje tjera pa zgjidhjen e çështjes së të drejtave kolektive të serbëve

Kosova Times
Last updated: 2022/12/02 at 1:57 PM
Kosova Times Published December 2, 2022
Share
SHARE

Shqiptarët në Kosovë duan të shohin se sa hapësirë kanë për ndërkombëtarizimin e çështjeve të tyre, por Serbia thotë se serbët kanë jetuar atje me shekuj dhe Serbia dëshiron të shohë se çfarë të ardhme do të kenë, dhe kjo bie nën domenin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKSHS). Shumë gjëra duhet të zgjidhen, para se të arrijmë një qasje më të normalizuar.

Kështu është shprehur mbrëmë në emisionin “Intervistë” për televizionin serb “Insajder” ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Ai po ashtu thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kuptuar se çështja e së ardhmes së serbëve në Kosovë duhet të jetë prioritet absolut.

I pyetur nëse e kupton ekzistencën e marrëdhënieve strategjike ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, duke pasur parasysh çështjen e Kosovës, Hill u përgjigj se nuk mund të thuhet se Rusia “luan një rol pozitiv në raport me Kosovën” dhe ndihmon Serbinë duke shkaktuar “një krizë energjetike dhe ushqimore në botë”.

Nga ana tjetër, ai thotë se BE-ja po përpiqet të gjejë një zgjidhje dhe se SHBA-ja e mbështet atë.

“Ju duhet ta dini se qeveria ime është e interesuar të bashkëpunojë me autoritetet në Beograd dhe Prishtinë, si dhe me BE-në, për të parë nëse mund të bëjmë një lloj përparimi – nëse nuk do të ishte një çështje e vështirë, do të kishte qenë zgjidhur shumë kohë më parë”, tha Hill, transmeton Klankosova.tv.

Kur u pyet se kush i drejton negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Bashkimi Evropian apo ShBA-ja, Hill u përgjigj se negociatat udhëhiqen nga BE-ja, por se shumë vende, përfshirë ShBA-në, kanë të dërguar që mbështesin të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, puna e të cilit, tha ai, nuk është e lehtë.

“Vetë BE-ja nuk është unike në këtë çështje, vende të ndryshme kanë qëndrime të ndryshme, por ato ndihmojnë”, shtoi ambasadori.

Në të njëjtin emision, Hill ka komentuar marrëveshjen e arritur së fundmi për targat, të cilës i ka paraprirë takimi i dështuar mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Hill thotë se në fakt BE-ja donte të shtynte afatin me dy ditë për të zgjidhur çështjen.

“Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja e ngritën këtë pyetje dhe në fund Kurti vendosi t’i shtojë disa ditë këtij afati”, tha Hill.

Megjithatë, ai saktëson se çështjet si targat nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të përgjithshëm.

“Shqiptarët po përpiqen të shohin se sa hapësirë kanë për ndërkombëtarizimin e çështjeve të tyre. Ndërsa, nga ana e Serbisë – serbët kanë jetuar në Kosovë me shekuj dhe Serbia dëshiron të shohë se cilat janë të drejtat dhe e ardhmja e tyre kolektive në Kosovë. Ne duhet të merremi me këtë”, tha Hill.

Ai tha se bie në çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pra të shihet se çfarë strukturash mund të formohen që serbët në Kosovë ta dinë se çfarë i pret.

“E gjithë kjo është punë shumë e vështirë – që qeveria në Prishtinë ta kuptojë. Por, falë punës së palodhur të BE-së, Kurti e kuptoi se çështja e së ardhmes së serbëve në Kosovë duhet të jetë prioritet absolut dhe duhet të zgjidhet në çdo proces normalizimi”, shtoi ai.

Duke komentuar deklaratën e Albin Kurtit, i cili tha se dialogu me Beogradin nuk është në tri prioritetet e tij kryesore dhe se i intereson vetëm një marrëveshje për njohje reciproke, Hill tha se Kurti mund të thotë çfarë të dojë për mediat, por shtoi se “Të japësh deklarata nuk do të thotë të drejtosh politikë”.

“Ai do të duhet të flasë me negociatorët në Evropë, ndërsa amerikanët dhe BE-ja i kanë thënë qartë se duhet të zgjidhë çështjen e të drejtave kolektive të serbëve në Kosovë. Jini të sigurt se nuk do të ketë marrëveshje të mëtejshme derisa ta zgjidhim këtë çështje”, tha Hill, transmeton Klankosova.tv.

“Ne do të donim që Serbia dhe Kosova ta njihnin njëra-tjetrën, por shumë gjëra duhet të zgjidhen para kësaj”

I pyetur për planin franko-gjerman, e të cilin tani shefi i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë i BE-së, Josep Borrell, po kërkon ta quajë plan evropian, Hill është përgjigjur se ShBA-ja mbështesin BE-në në procesin e arritjes së një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy palëve.

“Nëse më pyesni nëse amerikanët do të donin që të dy vendet të njihnin njëri-tjetrin – sigurisht. Duhet të jemi të sinqertë dhe të qartë, shumë gjëra duhet të zgjidhen para se të arrijmë në atë pikë duke filluar me një qasje më të normalizuar sepse për momentin nuk ka pothuajse asnjë marrëveshje për targat”, tha ai.

Ambasadori thotë se ShBA-ja dhe BE-ja mbështesin propozimin evropian, i njohur në opinion si propozimi franko-gjerman.

“Ne gjithashtu shpresojmë që Beogradi, i cili gjithashtu ka punuar jashtëzakonisht shumë dhe gjithmonë ka ardhur në takime i përgatitur, do të vazhdojë në atë drejtim”, tha Hill.

ShBA-ja kërkon që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës

Duke folur për thirrjen e tij që serbët nga Kosova të kthehen në institucionet e Kosovës, nga të cilat u larguan muajin e kaluar, Hilli tha se për këtë do të duhet të vendosin serbët dhe se SHBA-ja dëshiron që ata të kthehen.

Ai shtoi se qëndrimi i serbëve është: “Do të kthehemi sapo të shohim se marrëveshjet respektohen”.

“Në fund të fundit, nuk ka marrëveshje nëse vetëm njëra palë i përmbush detyrimet e saj. Duket kështu, jam dakord me ju (që pala serbe i përmbush detyrimet e saj) për atë çështje, por do të kërkoja durim. Negociatat me Kosovën nuk sjellin ndonjë kënaqësi të menjëhershme. Nuk do të jetë kështu. Megjithatë, pas një periudhe të gjatë në të cilën gjërat lëvizën ngadalë, amerikanët po shtojnë përpjekjet e tyre dhe po inkurajojnë BE-në të ndjekë të njëjtën rrugë”, tha Hill.

You Might Also Like

Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane

Trump thotë se është `shumë i zhgënjyer` nga Musk

AAK zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale

Krasniqi: Bllokada po dëmton shtetin, PDK ka ofruar zgjidhje

Osmani: Vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton përparimin e vendit

Kosova Times December 2, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

286 kandidatë të nominuar për Çmimin Nobel për Paqen

Kosova Times Kosova Times October 4, 2024
‘Sky Italia’ zgjedh formacionin e surprizave të Evropianit, Mitaj titullar!
Në Dnipro, numri i viktimave të një sulmi me raketa në një shtëpi po rritet. Qyteti shpalli dite zi
Shpërthimi në Ibër-Lepenc: Sfidë për institucionet, frikë për banorët lokalë
Escobar: Pres që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje përfundimtare këtë vit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?