By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse zyrtarët e lartë të Trump po zhvendosen në baza ushtarake
October 31, 2025
Putini po luan me zjarrin: Obsesioni i Rusisë kërcënon Evropën me një Çernobil të ri
October 31, 2025
Milanoviç u takua me Papën: ‘E ftova në Kroaci’. Presidenti zbuloi se si reagoi
October 31, 2025
Mediat izraelite pretendojnë se amerikanët duan ushtrinë turke në Gaza si pjesë të trupave paqeruajtëse
October 31, 2025
Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për drogë dhe dhunë në familje
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Normalizimi i dhunës që mund të çojë në vrasje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Normalizimi i dhunës që mund të çojë në vrasje
Ballina 1Lajme

Normalizimi i dhunës që mund të çojë në vrasje

Kosova Times
Last updated: 2022/12/03 at 10:43 AM
Kosova Times Published December 3, 2022
Share
SHARE

Ekspozimi i hershëm i fëmijëve ndaj dhunës dhe tolerimi i saj mund të çojnë në tendenca të dhunshme të të rriturve, thotë Kaltrina Kelmendi, profesoreshë në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës.

“[Në kontekstin e shoqërisë kosovare] ekziston një lloj normalizimi i përdorimit të dhunës si mënyrë e zgjidhjes së problemeve”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Në javën e fundit të nëntorit në Kosovë janë vrarë dy gra – përfshirë një shtatzënë – dhe të dyshuar kryesorë për vrasjet kanë qenë bashkëshortët e tyre. Në rastin e shtatzënës, autoritetet kanë konfirmuar se i dyshuari ka pasur edhe aktakuzë për dhunë në familje.

Psikologja Kelmendi ka publikuar disa studime në lidhje me këtë fenomen, përkatësisht dhunën në familje, dhunën në bazë gjinore dhe dhunën mes partnerëve intimë.

Në bazë të këtyre studimeve, ajo thotë se tendencat e dhunshme mund të lindin si rrjedhojë e një cikli të dhunës, ndaj të cilit personi mund të ketë qenë i ekspozuar që nga fëmijëria e hershme deri te mosha madhore.

“Kjo ndikon në zhvillimin e disa qëndrimeve tolerante ndaj dhunës dhe bën që dhuna të shihet si formë legjitime e zgjidhjes së konflikteve”, thotë Kelmendi.

Sipas saj, nëse fëmijët janë të ekspozuar ndaj dhunës në familje, qoftë si viktima apo si dëshmitarë, kjo i rrit gjasat që ata të jenë të dhunshëm kur të rriten.

Kelmendi thotë se në familjet kosovare, një numër i madh i fëmijëve i ekspozohen dhunës si formë e disiplinës.

Këtë e konfirmon edhe një anketë e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2020 dhe e realizuar me mbështetjen e Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara, UNICEF. Sipas saj, mbi 72 për qind e fëmijëve kosovarë janë të disiplinuar me dhunë.

Kelmendi thotë se institucionet shtetërore duhet të zhvillojnë programe që merren me dhunën në familje në aspektin vetëdijesues.

“Duhet të merremi jo vetëm me pasojat e dhunës, duhet të punohet edhe në ngritjen e vetëdijes tek anëtarët e familjes, qoftë te viktimat e dhunës, qoftë te përjetuesit e saj, në mënyrë që dhuna të mos përsëritet”, thotë ajo.

Studiuesja e konsideron të rëndësishme që, përtej kurrikulave aktuale të mësimit, në shkolla të zhvillohen programe edhe për forma të komunikimit, me të cilat mund të zgjidhen konfliktet.

Më 2 dhjetor – dy ditë pas vrasjes së gruas shtatzënë – ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka lansuar të ashtuquajturën “Kurrikulë për trajnimin e profesionistëve për ofrimin e programeve për kryerësit e dhunës në familje në Republikën e Kosovës”.

Haxhiu ka thënë se ky është “hapi i parë institucional” përmes të cilit synohet që kryerësit e veprave penale të dhunës, të kenë trajtim psiko-social, përmes programeve adekuate gjatë vuajtjes së dënimit.

Në Kosovë, aktualisht, po zhvillohem “16 ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Baza Gjinore”, të organizuar nga ministria që udhëheq Haxhiu.

Në kuadër të kësaj nisme, në Prishtinë është hapur edhe një ekspozitë me disa emra të grave të vrara nga dhuna në familje.

Nga viti 2010, në Kosovë janë raportuar 50 gra të vrara nga familjarë të tyre – kryesisht bashkëshortët.

Roli i mendësisë patriarkale

Me gjithë specifikat e secilit rast të dhunës, Kelmendi thotë se në fenomenin e vrasjes së grave në Kosovë, nuk mund të përjashtohet roli i mendësisë patriarkale dhe “tendenca e dominimit dhe fuqisë që i jepet burrit në shoqëri”.

“Për shembull, që nga fëmijëria, rolet që u atribuohen burrave lidhen me pushtetin, vendimmarrjen e autoritetin, e në anën tjetër, rolet e grave lidhen me të qenët më të buta, që nuk kanë të drejtë vendimmarrjeje për çështje të rëndësishme”, thotë Kelmendi.

Duke u nisur nga kjo ndarje strikte e roleve gjinore në familje, siç thotë ajo, krijohet dhe mbahet një lloj pabarazie mes dy gjinive.

“Në momentin që, për shembull, gratë dalin prej atyre roleve tradicionale gjinore, atëherë burrat fillojnë ta përjetojnë atë si kërcënim ndaj maskulinitetit të tyre, ose ndaj rolit tradicional gjinor. Dhe si rezultat i kësaj, për ta mbrojtur pushtetin që e kanë pasur, ka gjasë që të jenë gjithashtu edhe ushtrues të dhunës”, thotë Kelmendi.

Në vitin 2015, ajo ka publikuar edhe një artikull shkencor që studion dhunën ndaj grave.

Hulumtimi ka përfshirë intervista me 50 gra të rajoneve të ndryshme në Kosovë që kanë përjetuar dhunë nga partnerët e tyre.

Gjetjet e këtij studimi kanë sugjeruar se “struktura patriarkale që e udhëheq shoqërinë kosovare, mund të konsiderohet si faktor që e promovon dhunën ndaj grave”.

“Rolet gjinore të definuara në mënyrë strikte, që e vendosin autoritetin te burrat dhe i nënshtrojnë gratë, i bëjnë gratë edhe më të ndjeshme ndaj dhunës”, është thënë në konkluzionet e studimit.

Për largimin e mendësisë patriarkale dhe, rrjedhimisht, uljen e gjasave për dhunë ndaj grave, sipas Kelmendit, kërkohet punë sistematike me fokus në sistemin e edukimit.

“Duhet të punojmë pothuajse në cilindo nivel, qoftë në nivelin individual, qoftë në nivelin e shkollës, të komunitetit ose shoqërisë”, thotë ajo.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë, thotë se mendësia që gruan e konsideron pronë të burrit, “çon edhe në vrasje”.

“Fatkeqësisht, gruaja po bëhet si pronë private e një individi, i cili pamëshirshëm, në formën më brutale të mundshme, ia merr jetën gruas”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, “përgjegjësinë për rastet e dhunës dhe të vrasjeve nuk e ka vetëm kryerësi i veprës, por të gjithë mekanizmat që duhet të ofrojnë siguri”.

Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu, ka pranuar se rasti i vrasjes së gruas shtatzënë është pasojë e “papërgjegjësisë institucionale”.

Kjo, pasi autoritetet kanë konfirmuar se gruaja, tashmë e ndjerë, e ka raportuar dhunën në polici dhe ka pasur urdhër nga gjykata për mbrojtje.

Haxhiu ka paralajmëruar se do të ketë dorëheqje dhe shkarkime të zyrtarëve policorë “sapo të verifikohet dështimi institucional”. Por, deri më tash, nuk ka pasur të tilla.

Nga të dhënat e Policisë së Kosovës, dërguar Radios Evropa e Lirë, del se rastet e dhunës në Kosovë janë në rritje viteve të fundit.

Gjatë periudhës janar-tetor 2022 janë regjistruar 2.273 raste të dhunës në familje, ndërsa gjatë gjithë vitit 2021 janë raportuar 2.456 raste dhe më 2020 – 2.069 raste.

Deri më tash gjatë vitit 2022, në Kosovë janë raportuar tri gra të vrara.

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për drogë dhe dhunë në familje

Ferizaj, arrestohet një person për posedim dhe shitblerje të narkotikëve

Kryepiskopi i Shqipërisë Joan Pelushi takohet me Papa Leo XIV, ja çfarë diskutuan

Liderët e partive në takim me presidenten Osmani

Krasniqi: Qeveria në detyrë po tenton të blejë vota

Kosova Times December 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prigozhin: Rekrutimi i të burgosurve për luftën në Ukrainë ka reduktuar krimin në Rusi

Kosova Times Kosova Times March 25, 2023
Tornadot godasin ShBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha
Rusia “mund të zvogëlojë kohën e vendimmarrjes” për përdorim të armëve bërthamore
Kastrati: Përfundimi i luftës është fundi i gjenocidit ndaj Kosovës
Sfilata e Paris Jackson në Venedik: Pupla, doreza lëkure dhe dekolte që zbulon tatuazhet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?