By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe
May 17, 2025
Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje
May 17, 2025
Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rexhepi: Jemi të vetmit në Ballkan dhe Evropë, që nuk lëvizim pa viza
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rexhepi: Jemi të vetmit në Ballkan dhe Evropë, që nuk lëvizim pa viza
Ballina 1Lajme

Rexhepi: Jemi të vetmit në Ballkan dhe Evropë, që nuk lëvizim pa viza

Kosova Times
Last updated: 2022/12/04 at 8:35 PM
Kosova Times Published December 4, 2022
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, ka thënë se ishte nder që si përfaqësuese e Qeverisë së Republikës së Kosovës të jetë pjesë e samitit të Ballkanit Perëndimor këtu në Sofje, kushtuar procesit të zgjerimit të mëtejmë të BE-edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, e ku sipas saj, e kanë përfaqësuar bashkë me deputetë të BE-së, nga Bullgaria, Polonia, Gjermania, Hungaria dhe Kroacia.

Në fjalën e sa,j Rexhepi ka falënderuar shtetet pjesëmarrëse në këtë samit.

“Faleminderit shumë për gjithçka që keni bërë për vendin tonë. Faleminderit për përpjekjet tuaja për të na lehtësuar dhe ndihmuar në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për ne, ky është prioriteti numër një. Ne jemi të vetmit njerëz në Ballkan dhe Evropë që nuk kemi të drejtë të udhëtojmë lirshëm”, ka thënë Rexhepi.

Sipas saj, edhe si qeveri edhe si shoqëri i kemi përmbushur të gjitha detyrimet e vendosura nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian.

“Si qeveri e re ne po ndërtojmë një shtet normal demokratik dhe po bashkë bëjmë gjithë çfarë është e mundur të fokusohemi në të drejtat shtetërore, luftën kundër korrupsionit, reformën arsimore dhe sistemin shëndetësor. Në këtë kuptim ndihma juaj, veçanërisht ndihma e Republikës së Bullgarisë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Unë shpreh mirënjohjen time për Bullgarinë dhe për të gjithë ju që po ndihmoni në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian”, tha ajo në këtë samit.

“Për momentin i kemi të tensionuara marrëdhëniet me Republikën e Serbisë. Nëse e imagjinoni se në shekullin e 21-të mund të ketë një konflikt serioz apo edhe një luftë për numrat e automjeteve, është madje është qesharake. Ne jemi të detyruar si shtet ta respektojmë marrëveshjen e Brukselit, pra targat si pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Kështu dhe bëjmë. Dhe befas na del se jemi kundër dikujt. Jo zotërinj, nuk jemi kundër askujt. Në Kosovë jetojmë të gjithë bashkë – shqiptarë dhe joshqiptarë. Serbët, boshnjakët, turqit, goranët dhe romët dhe gjithë popujt e tjerë”, tha Rexhepi.

Bashkimi Evropian duhet të tregojë një rrugë të qartë drejt anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha eurodeputeti nga kuota “VMRO-BND”, Angel Dzambazki, në hapjen e Konferencës “Ballkani Perëndimor”, që po mbahet në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje.

Dzambazki theksoi se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës.

Sipas tij, Serbia dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të shkojnë përtej rrugës së reformave për t’iu bashkuar Komunitetit.

Një shembull i drejtimit pozitiv të lëvizjes drejt BE-së dhe promovimit të vlerave evropiane është realisht Kosova.

Ai theksoi dhe shtoi se Kosova është padyshim vendi më properëndimor në Ballkan.

You Might Also Like

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes

Borxhet e komunës ndaj KRM ‘Pastrimi’ ende të papaguara

Kosova Times December 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti, diasporës: Përparimin që e shihni në Kosovë e ka edhe meritën tuaj

Kosova Times Kosova Times October 12, 2024
Venezuelianët miratojnë aneksimin e rajonit të pasur me naftë Guajana
Trump nuk do të emërojë Pompeon dhe Haley-n në administratën e tij
Osmani: Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!
Pastrueset fituan një milion dollarë në llotari, më pas u kthyen në punë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?