By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”
November 3, 2025
Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike
November 3, 2025
Koçi: Fatos Nano tha për Millosheviçin “Çfarë tr*pi qenka”!
November 3, 2025
Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’
November 3, 2025
Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri: IKMT shemb ndërtesën shumëkatëshe në kompleksin turistik të sipërmarrësit Hysenbelliu
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri: IKMT shemb ndërtesën shumëkatëshe në kompleksin turistik të sipërmarrësit Hysenbelliu
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri: IKMT shemb ndërtesën shumëkatëshe në kompleksin turistik të sipërmarrësit Hysenbelliu

Kosova Times
Last updated: 2022/12/04 at 9:23 PM
Kosova Times Published December 4, 2022
Share
SHARE

Në Shqipëri, ndërtesa shumëkatëshe në qendër të kompleksit turistik Prestigj Resort, u shemb pasditen e së dielës përmes një shpërthimi të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Aksioni për shembjen nisi që të enjten në mëngjes, kur fadromat prishën pjesën e restorantit, ndërkohë që në kolonat e ndërtesës u hapën vrimat për vënien e dinamitit të përdorur sot.

Kompleksi është pronë e sipërmarrësit Irfan HysenBelliu, i cili kontrollon dhe disa media të rëndësishme në vend si si Gazeta Panorama dhe Gazeta Shqiptare, televizioni News 24 dhe portali Balkanweb. Në muajin shtator, autoritetet ndërhynë për herë të parë duke prishur pishinat, të cilat, siç bënë me dije në atë kohë, kishin qenë pa leje.

Për ndërhyrjen e fundit, përfaqësuesit e kompanisë deklaruan se nuk kishin marrë asnjë njoftim paraprak apo të ishin në dijeni të ndonjë vendimi për prishjen e kompleksit. Ndonëse u bë ankimim në Gjykatën administrative, për të kërkuar ndërprerjen e veprimeve të Inspektoratit, çështja nuk u arrit të merrej në shqyrtim, pavarësisht urgjencës së rastit.

Në një postim në Twitter, kryeministri Edi Rama, reagoi pas shembjes së godinës në kompleksin turistik, duke lënë të kuptohet se kompania nuk ka patur leje ndërtimi, por vetëm leje zhvillimi. “Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një certifikatë lindjeje baras me një leje drejtimi! Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë”, shkroi zoti Rama. Por kompania tregoi sot se ajo që ka firmosur kryeministri është pikërisht një leje ndërtimi.

Më herët, gjatë ndërhyrjes në shtator, autoritetet kishin reaguar duke shpjeguar se leja e dhënë kishte qenë me disa kushte, që sipas tyre kompania nuk i kishte plotësuar. Sipërmarrësi Hysenbelliu deklaroi sot se ai i ka përmbushur të gjitha detyrimet, ndërsa e konsideroi shembjen e godinës si “një hakmarrje mediatike dhe personale” e kryeministrit Rama ndaj tij.

Gjatë ditës, zoti Rama, në një konferencë për mediat deklaroi se po zbatohet sipas tij vetëm ligji, dhe se kjo ndërhyrje është pjesë e një procesi që qeveria e tij ka ndërmarrë kundër ndërtimeve pa leje me qëllim fitimi.

You Might Also Like

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje

Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.

Kosova Times December 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia sulmoi qendrën e Lvivit – një zonë e interesave të UNESCO-s

Kosova Times Kosova Times July 8, 2023
Presidente, nuk të ka mbetur luks për pritje – përdore autoritetin, sepse flaka po vjen!
Bukuria
Çfarë i japin Rusia dhe Kina Afrikës që SHBA-ja dhe Evropa nuk munden?
Ish-kryeministri izraelit: Po, Izraeli po kryen krime lufte në Gaza
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?